LSI afër firmosjes me Berishën. Kryesia: 'Qëndrimi zyrtar, pas rezultatit në Fier'
Lëvizja Socialiste për Integrim do të presë përfundimin e procesit të numërimit të votave, që përcaktojnë mandatin e fundit, që pastaj të mbajë një qëndrim për lëvizjen e ardhme politike. Kryesia e LSI-së, pas mbledhjes së mbrëmshme, nuk arriti të japë një përfundim të qartë se cilët do të jenë hapat e kësaj force të majtë opozitare, pas numërimit të shumicës së kutive të votimit.
Zera prane Metes ne Tirane thane mbreme se 'LSI eshte afer nje koalicioni me Berishen, me disa kushte qe do behen te ditura ne kohen e duhur'. Sipas tyre, nje bashkepunim me koalicionin e djathte mund te konfirmohet pas nje muaji ose 40 ditesh kur te jene qetesuar marredheniet pas-zgjedhore. Kjo marreveshje do te shkaktonte humbjen perfundimtare te koalicionit te majte ne zgjedhje. Ne rast se kjo humbje shoqerohet me doreheqje te Rames nga PS, u hapet rruge ambicieve te z.Meta per lidershipin e Partise nga u shkeput vite me pare. Skema mund te perfshije rikthimin e Fatos Nanos nga 4 vjecari i pushimeve ne Vjene me shpresen se mbeshtetja e synimeve te Berishes per qeveri te qendrueshme dhe synimeve te Metes per kreun e PS, do prodhoje nje shumice votash parlamentare te mjaftueshme per ambicjen e z.Nano per postin e Presidentit dy vjet me pas.
Keto skema qarkullojne nen ze ne Tirane, nderkohe qe zyrtarisht LSI thotë se objekt kryesor i mbledhjes së kryesisë ka qenë analiza e procesit zgjedhor dhe e numërimit të votave, duke e quajtur atë një situatë të rëndë dhe pa standarde.
Anëtarët e kryesisë kanë përsëritur akuzat ndaj dy partive të mëdha, se kanë shtrembëruar rezultatin e votimeve në shumë zona ku LSI-ja ka patur një prani të ndjeshme dhe ku priste një rezultat të mirë. Si argument janë përdorur disa rezultate ku LSI-ja nuk ka marrë vota, si në Qarkun e Fierit, në KZAZ-të 19, 20 dhe 23, apo në Tiranë dhe këto raste do të ndiqen me rrugë ligjore.
"LSI-ja vendosi që të ndjekë në vazhdimësi rezultatet dhe nxjerrjen e tyre përfundimtare, në mënyrë që të kemi të qartë ndarjen e mandateve, por edhe të dimë përfundimisht se kush është shprehja zyrtare e KQZ-së mbi përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri,"- u shpreh pas mbledhjes së kryesisë, sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili.
"Qëndrimi ynë për koalicionet do të jetë pasi të shpallet zyrtarisht rezultati në Qarkun e Fierit", - u shprehën mbrëmë për "Shekulli"-n burime pranë kryesisë së LSI-së.
Fjala është për numërimin e votave, që po ndodhin në tre kuti të KZAZ-së nr.20, që janë gati për t'u numëruar në KQZ, tek të cilat PS-ja kërkon rikonfirmimin e mandatit të 9-të, ndërsa PD-ja kërkon ta rrëmbejë këtë në favorin e vet, që të sigurojë 71 mandate.
Sa i përket ndërtimit të koalicioneve, Vasili tha se ky hap do të merret më vonë: "LSI-ja nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re, ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dhe personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe mbas marrjes së rezultatit, analizës së kontekstit politik, shoqëror dhe elektoral, do të mbledh forumet e saj dhe do t'ju njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur", - u shpreh ai.
Kur kanë mbetur edhe disa dhjetëra kuti për t'u numëruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në shifrat e tanishme që janë fiksuar në raport të barabartë mes së majtës dhe së djathtës, 70 me 70, roli i LSI-së me katër mandate deputetësh është bërë shumë intrigues dhe vendimtar për PS-në dhe PD-në.
Por, sekretari Vasili i dënoi deklaratat e PS-së, që në çdo deklarim publik, llogaritin edhe katër mandatet e LSI-së, për të thënë se e majta dhe e djathta janë në barazim.
"Rama s'ka asnjë të drejtë, as politike, as publike, as morale, që të flas në emër të mandateve të LSI-së",- tha ai. Vasili motivoi edhe deklaratën e dy ditëve më parë të kandidatit, Dritan Prifti, duke përsëritur qëndrimin e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, se ka qenë një opinion personal i z. Prifti.
"Ka qenë një opinion edhe nën peshën e një trysnie antiligjore, kriminale, që janë konsumuar në rrethin e Fierit, që shpjegojnë edhe karakterin e fortë emocional që kanë pasur deklaratat e djeshme e z. Prifti, por që s'ka të bëjë fare me qëndrimet e kryesisë të forumeve të LSI-së", -tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së.
Të mërkurën e shkuar, kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti, tha se do të ishte ai mandati i 71-të i Berishës, por që u cilësua nga kryetari i LSI-së, Meta, si një reagim emocional.
Burimi informativ / Shekulli























Komente (2 postuar):
Tradhetia e ka nje shperblim...
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!