Rezultatet paraprake, Olli shpall fituese PD-ne

Font size: Decrease font Enlarge font
image Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli

KQZ, Olli: PD fituese e zgjedhjeve, mori 71 mandate

Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet Parlamentare të qershorit 2009, duke marrë bashkë me aleatët 71 mandate. Kështu ka deklaruar sonte zëdhënësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, gjatë një konference për shtyp, duke nënvizuar se këto janë të dhënat paraprake të zgjedhjeve. Sipas tij, koalicioni i majtë Bashkimi për Ndryshim ka fituar 65 mandate, ndërsa koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë 4 mandate.

KQZ shpall këtë rezultat ndërkohë që dihet tashmë problemi me kutitë e votimit të qarkut të Fierit. Kanë mbërritur në KQZ, 3 kutite e KZAZ nr. 20, ende të pahapura dhe të panumëruara. Po kështu kanë mbërritur për verifikim edhe kutitë e KZAZ nr. 19 dhe nr. 22 të po këtij qarku, pas problemeve mes komisionerëve për plotësimin e tabelave.

Janë pikërisht këto kuti, ku PS shpreson të marre mandatin e 9 në qarkun e Fierit, që do të ndryshonte shifrat, duke bërë që rezultati të ishte 70 me 66 dhe jo 71 me 65 siç deklaroi Olli. Gjithsesi ai tha se ky është një rezultat paraprak përsa kohë KQZ nuk ka marrë asnjë vendim për kutitë e Fierit. Aktualisht ky instiucion ka numëruar kutitë e Fushë-Kuqes të qarkut të Lezhës, që nuk e ndryshuan rezultatin e mandateve. Pra Lezha mbeti në shifrat e deklaruara dy ditë më parë, 4 deputetë për PD dhe 3 për PS.


Rezultati paraprak i KQZ-së për koalicionet


Alenca për Ndryshim 46.69 për qind të votave
Bashkimi për Ndryshim 45.36 për qind
Aleanca Socialiste për Integrim 5.56 për qind

Reagon ashpër nënkryetarja e KQZ, Subashi: U shkel ligji me rezultatet paraprake

"Jam e shokuar nga kjo deklaratë, pasi Olli është institucion dhe jo person në këtë rast, që të bëjë deklarata te tilla". Kështu është shprehur vetëm pak minuta pas zedhenesit, nënkryetarja e KQZ-se, Dëshira Subashi. Ajo shtoi se "kjo është shkelje flagrante e ligjit, pasi KQZ nuk ka përmbyllur tabelat. KQZ nuk ka marrë asnjë vendim për asnjë zonë zgjedhore të Shqiperise. Çeshtja e ndarjeve te mandateve është procedura e fundit e këtij institucioni. Deputetet e secilës force politke, caktohen vetem pasi të jete mbyllur leximi dhe klasifikimi i të gjitha kutive", deklaroi Subashi.

Burimi informativ / Shekulli

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.