Topi nisi tryezën politike, pret të parët 3 ambasadorët
Në Presidenti i Republikës Bamir Topi ka patur këtë të hënë një axhendë shumë të ngjeshur me takime me ndërkombëtarët në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vendin tonë.
Sot në mesditë rreth ores 12:40 minuta në Presidencë kane mbërritur për takime me kryetarin e shtetit shqiptar, ambasadori i Spanjës, vend që kryeson presidencën e BE-së, Emanuel Montobio dhe përfaqesuesi i KE Helmut Lohan. Kurse takimi me ambasadorin amerikan Xhon Uithers u mbajt ne godinen presidenciale rreth nje ore me pas, ne oren 12:30 minuta. Takimet u zhvilluan me dyer te mbyllura pa pranine e gazetareve.
Pak minuta para orës 14:00 kreu i shtetit shqiptar përcolli ambasadorët e huaj, të cilët nuk dhanë asnjë deklaratë zyrtare rreth takimit me Topin. Mësohet se bisedimet e kreut të shtetit me ambasadorët jane bere me nje gjuhe shume diplomatike dhe u fokusuan në konsultat për hapat e arritur deri tani dhe atyre qe do te ndiqen në organizimin e tryezës që do t’i jepte fund ngërçit politik në vend.
Burime nga Presidenca bënë të ditur për për TVNews24 se Presidenti i Republikës së Shqipërisë u ka konfirmuar fillimisht Montobios dhe Lohan gatishmërinë nga ana e tij për të negociuar rreth tryezës politike mes dy liderave politikë, Rama e Berisha.
Të njëjtat burime bënë të ditur se sot nuk pritet ndonjë kontakt konkret të Topit mes Ramës dhe Berishës. Burimet konfirmuan se takimet pritet të nisin rreth mesit të javës. Keto takime pritet te jene sherbejne per zhbllokimin e krizes politike ne vend.
Ndërsa pritet që këtë javë Topi të nisë kontaktet e para me dy krerët e partive kryesore ne vend për të arritur në një zgjidhje për cështjet e panegociueshme mes palëve, asnjëra nga palët nuk është tërhequr nga kushtet e tyre.
Njëkohësisht me pohimin për të marrë pjesë në tryezë, kreu i qeverisë Berisha ka bërë të qartë pak kohë më parë, se hapja e kutive nuk do të jetë një cështje e negociushme. Por, edhe kreu i selisë rozë Rama në të gjithë daljet e tij të fundit ka përcaktuar pikërisht hapjen e kutive si kushtin kryesor për t’u ulur në tryezë.
Ndërkaq, nga Strasburgu pritet të vijë dhe delegacioni i cili do të negociojë tryezën e cila prietet të përkojë dhe me datën e mbërritjes së tyre në 22 shkurt.
Burimi Informativ: BALKANWEB























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!