Hapja e kutive, PS: Miratimi i pr-ligjeve, i jep fund krizes

Font size: Decrease font Enlarge font

TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka vendosur të shtyjë për nesër diskutimin mbi dy iniciativat ligjore të PS-së që synojnë transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishin të gjithë deputetët e opozitës anëtarë të Komisionit të Ligjeve, ndërsa Damian Gjiknuri ishte caktuar si relator për të argumentuar përmbajten dhe nevojën e miratimit të dy nismave ligjore. Ne fillim të punimeve të komisionit Gjiknuri e cilësoi situatën politike në krizë të thellë, krizë e cila- sipas PS- ka ardhur për shkak të deformimit të vullnetit të zgjedhësve më 28 qershor.

Gjiknuri tha më tej se miratimi i prligjeve të PS i japin zgjidhje përfundimtare krizës dhe nuk synojnë ndryshime të rezultatit të zgjedhjeve dhe as nuk i bëjnë të pavlefshme ato. Pr/ligjet synojnë vetëm hetim dhe transparencë. Ndërkohë deputetë të maxhorancës kanë mbrojtur qëndrimin e deritanishem se parlamenti nuk mund të hetojë cdo cështje që i takon prokurorise ti hetoje.

Të enjten e 25 shkurtit, deputetët e Partisë Socialiste thyen bojkotin 6 mujor të parlamentit për të paraqitur 2 nisma ligjore të lidhura me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke theksuar se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit. Në njërën prej këtyre nismave socialistët kërkojnë të sanksionojnë me ligj hapjen e kutive të votimit, kur këto kërkohen nga shumica e anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar. Ndërkaq, nisma tjetër e paraqitur prej PS-së lidhet vetëm me zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

PS propozon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të përbërë nga 15 anëtarë, ku shumica i takon partisë më të madhe të opozitës. Si objekt të hetimit të këtij komisioni, PS propozon hetimin e akuzave dhe dyshimeve publike të ngritura nga partitë politike, si dhe vëzhguesit vendas e ndërkombëtarë për moszbatim të legjislacionit në lidhje me procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave në Vendet e Numerimit te votave.

Ne rast se kuvendi anashkalon keto dy nisma ligjore PS ka parlajmeruar se do ti rikthehet protestave ne gjithe vendin deri ne rrezimin e qeverise.

 

Burimi Informativ:  Balkanweb

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.