Raporti i DASH-it, PS: Berisha na katandisi pas Ruandës dhe Ugandës

Font size: Decrease font Enlarge font

Përgjegjësi të kryeministrit e ka quajtur Partia Socialiste situatën e korrupsionit në Shqipëri, vlerësuar së fundi me nota negative nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas deputetit Sajmir Tahiri, raporti vlerëson se policia e shtetit ka performancë mjaft të dobët, për shkak të korrupsionit, rekrutimit të militantëve dhe sjelljes jo profesionale.  Po ashtu, raporti vlerëson se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, dominohet nga korrupsioni dhe informaliteti.

"Kryeministri është përgjegjës jo vetëm pse gënjen shqiptarët dhe ndërkombëtarët me gjoja luftën e pa kompromis kundër korrupsionit, por pikërisht pse ka bërë kompromis me interesa korruptive për pushtetin e tij familjar dhe politik, duke marrë në mbrojtje ata që jo vetëm ne, por e gjithë bota anembanë, i njeh si ministra të akuzuar për korrupsion, por të shpëtuar nga kryeministri me komardaren e imunitetit"- tha Tahiri. Tahiri, duke iu referuar raportit ka kujtuar se korrupsioni qeveritar, pra jo korrupsioni në tërësi, por korrupsioni qeveritar, mbetet pengesa kryesore për reformat themelore në vend.

Sipas tij, raporti nuk lë pa përmendur me emra të përveçëm as ministrat e kabinetit qeveritar, që pikërisht pse kanë imunitet, nuk dalin para drejtësisë për veprat që kanë konsumuar. "Kjo mazhorancë është përgjegjëse jo vetëm pse për turp ka katandisur vendin pas Ruandës e Ugandës në listën e zezë të vendeve më të korruptuara të planetit, por edhe sepse nuk ndjen më të voglin detyrim të ulë kokën, ti kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe të bëjë ç'është e mundur të riparojë ç'të mundet në kaq kohë sa i ka mbetur"- përfundoi ai.

 

Burimi Informativ:  Shekulli

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.