Prishtinë, mbahet takimi Ndërministror i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe ai i Transportit e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, morën pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Prishtinë. Takimi u zhvillua në vijim të Konferencës për Ballkanin Perëndimor, zhvilluar në Berlin, më 28 gusht 2014, dhe të takimit ministror që u mbajt në Beograd, më 23 tetor 2014. Në takim mori pjesë dhe Komisionieri Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Gjatë takim u konfirmua angazhimi ndaj procesit të nisur me Konferencën e Berlinit, që synon të prodhojë rezultate të prekshme nga procesi i integrimit europian dhe i bashkëpunimit rajonal, duke filluar nga Samiti që do të mbahet në Vjenë, më 27 gusht 2015.
Për këtë qëllim, ministrat arritën marrëveshje mbi një rrjet që, deri në vitin 2030, do të lidhë kryeqytetet, qendrat ekonomike dhe portet kryesore të rajonit. Rrjeti përfshin autostradën Adriatiko-Joniane, që do të kalojë nga Shqipëria dhe do të shtrihet nga Kroacia deri në Greqi, portin e Durrësit, lidhjen hekurudhore të Shqipërisë me Malin e Zi, Korridorin 8 etj.
Projektet e këtij rrjeti do të paraqiten në Samitin e Vjenës si projekte prioritare, financimi i të cilave do të sigurojë ndërlidhjen e rajonit dhe rritjen e tij ekonomike. Ndërlidhja është një element kyç i rivitalizimit të integrimit europian të rajonit, të nisur me Konferencën e Berlinit.
Në fjalën e tij, ministri Bushati vlerësoi ecurinë e bashkëpunimit rajonal dhe formate të tilla takimesh, që kanë mundësuar një bashkëpunim më të mirë për Ballkanin. "Ndërlidhja ka të bëjë me afrimin mes popujve dhe afërsinë gjeografike duhet ta përkthejë në një hapësirë të përbashkët zhvillimi. Sfidat me te cilat përballet arkitektura e sigurisë europiane sot imponon një ndërlidhje më të madhe për rajonin tonë”.
Duke analizuar mangësitë e rajonit tonë në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, ministri Bushati u shpreh se “kriza financiare e zonës euro nuk është përdorur për të financuar projekte në jug dhe juglindje  të Europës". Sipas tij, krahas metodologjisë realiste të Komisionit Europian për ndërlidhjen infrastrukturore të rajonit të Ballkanit Perëndimor, institucionet europiane duhet të punojnë për një paketë zhvillimore të rajonit.  

fieri.com

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00