Shkrihen degët e mëdha, Basha ul peshën e krerëve të PD-së

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Projekti parashikon riorganizim për të tre nivelet e strukturës së partisë nëpër degë. Në raport, emergjencë konsiderohet ngritja e degëve të reja në qytetet e mëdha, ku kryetarët nuk kontrollojnë të gjithë strukturë

Drafti i propozuar për krijimin e degëve në qytetet e mëdha, ka bërë bashkë drejtuesit e rinj të PD-së dhe kastën e vjetër. Rimodelimin e degëve, drejtuesit e demokratëve e shohin si një formë për t’i kthyer strukturat e PD­së në makina elektorale. Me anë të kësaj lëvizjeje të brendshme, kreu i PD-së Basha do të synojë të ulë peshën politike të kryetarëve aktualë dhe afrimin e tyre dhe kryetarëve të degëve të reja që do të krijohen më afër komunitetit dhe votuesve të djathtë. Pjesë e kryesisë që do të ndjekë nga afër zbatimin e platformës për riorganizimin e strukturave të PD-së në të gjithë nivelet e saj janë: dy nënkryetarët, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, sekretari i Burimeve Njerëzore, Fatbardh Kadilli, sekretari Organizativ, Enno Bozo, si dhe ish-drejtuesit e lartë të PD-së Ridvan Bode, Flamur Noka, Genc Ruli, Tritan Shehu, Arben Imami dhe Genc Pollo.

“Për draftin e propozuar për ristrukturimin e organizimit të degëve ka një përputhje idesh mes atyre që drejtojnë sot partinë dhe atyre që kanë drejtuar kupolën drejtuese të PD-së për gati 20 vjet dhe kjo dakordësi tregon që kjo nismë po bëhet vetëm për të forcuar strukturën që fitojmë më shumë vota”, thonë burime për “Shekulli”-n nga Grupi i Punës i PD-së. Më tej thuhet se qëllimi i këtij projekti nuk është dëmtimi i kryetarëve aktualë, pasi ndërhyrje për shtimin e degëve do të bëhen edhe në ato struktura, të cilat rezultuan të ishin plotësisht funksionale në zgjedhjet që lamë pas.

“Ky propozim ka për qëllim riorganizimin e strukturës së PD-së në të treja nivelet dhe jo prerjen e kokave të kryetarëve të degëve, siç kanë deklaruar disa prej tyre. “Duhen përjashtuar hamendësimet se ky propozim do të dëmtojë karrierën e kryetarëve aktualë të degëve. Nuk po vihet në diskutim vetëm çështja e zgjerimit të degëve pasi janë duke u diskutuar dhe riorganizimi në nivel seksioni dhe grupseskioni, pra nuk është çështja vetëm e degëve. Vetëm duke pasur kontroll në të gjithë njësitë mund të fitohen më shumë vota. Qëllimi është që të zgjidhen dhjetë anëtarët e grupit të punës për çdo seksion, nivel seksioni dhe të krijohet ajo strukturë që siguron më shumë vota dhe jo më shumë kryetarë apo kapardisje kryetarësh”, thanë burime nga grupi i punës.

Ndryshimet e degëve

Për të analizuar projektin e propozuar, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, do të mbledhë brenda javës kryesinë e partisë, për t’i komunikuar formën e re të organizimit të degëve në Partinë Demokratike. Pas procesit të analizës së zhvilluar për humbjen në zgjedhjet e 21 qershorit, dhe kreu i PD­së është gati të bëjë një rivlerësim të degëve në të gjithë vendin. Në thelb të procesit të rivlerësimit nuk do të qëndrojnë drejtuesit e degëve të PD-së, por shtimi i degëve në të gjithë vendin në shërbim të rritjes së efektivitetit të tyre në proceset e ardhshme zgjedhore. Sipas grupit të punës, një nga arsyet për të cilat PD-ja humbi në zgjedhjet vendore ishte ekzistenca e strukturave fiktive. Pas sugjerimeve, Basha është gati të ndërhyjë në ndarjen e degëve me një numër të madh zgjedhësish, siç janë ato në Durrës, Vlorë, Shkodër, Berat, Elbasan, Fier etj si dhe krijimin e degëve në varësi të qyteteve dhe numrit të banorëve. Burime nga grupi i punës shprehen se kreu i PD-së Basha është i prirur të shkojë drejt një alternimi të këtyre formave të ndarjes, në mënyrë që të krijojë degë funksionale. Pas përfundimit të procesit të ndarjes së degëve, do të jetë në kompetencat e kreut të PD­së Basha për të marrë një vendim mbi përgjegjësitë që kishin në humbjen e zgjedhjeve të 21 qershorit, kryetarët aktualë të degëve.

Qytetet që do t’i “copëtohen” degët nga ky draft

Një prej tezave të grupit të punës gjatë mbledhjes me kryetarin Basha, ka qenë edhe shtimi i numrit të degëve të PD edhe në ato bashki ku ajo i ka strukturat e ngritura. Propozimi është lidhur me rezultatin e dobët të PD-së në zgjedhjet e fundit si dhe mosfunksionimin e strukturës bazë të partisë, e vërejtur kjo edhe në raportin e analizës. Kësisoj, projekti parashikon që në Bashkinë e Vlorës, përveç degës aktuale të ngrihen edhe 4 të tjera. Për Durrësin, projekti parashikonte krijimin e 3 degëve të tjera. Ndërsa, për Bashkitë e Elbasanit, Gjirokastrës dhe Lushnjës, shtohen nga 3 degë.

 

Burimi Informativ: Shekulli

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0