"Spiunët", të gjithë kundër Berishës

Font size: Decrease font Enlarge font
image "Spiunët", të gjithë kundër Berishës

OSBE: Qeveria të reflektojë seriozisht. Trojka takon Pollon, por PD nuk tërhiqet

 

Qeveria shqiptare tashmë e ka të gjithë botën kundër në lidhje me "Ligjin e Dosjeve". Pas SHBA-së, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, dje ishte Bashkimi Evropian, i cili ka dhënë verdiktin e fundit, por që ka qenë më i "hidhuri". Qëndrimi i BE-së është dhënë dje në dy faza të njëpasnjëshme: me një deklaratë të Presidencës Çeke, dhe më pas me një takim të Trojkës me krerët e qeverisë. Nga mungesa e Kryeministrit Berisha në Shqipëri, Trojka është takuar me zëvendëskryeministrin Genc Pollo. Në takim, përfaqësuesit e 27 vendeve të Evropës së bashkuar, bënë të qartë qëndrimin e tyre që kundërshton përmbajtjen e ligjit të lustracionit, por edhe procedurat. Dhe "plaga shkon atje ku dhemb dhëmbi". Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian, në deklaratën e bërë publike dje, ka paralajmëruar fuqishëm qeverinë shqiptare që të mos e prekë pavarësinë e gjyqësorit, institucion që preket mjaft me "Ligjin e Dosjeve". Në katër paragrafë, Presidenca e BE-së thekson: "Bashkimi Evropian i kushton një rëndësi të madhe dialogut politik përgjatë spektrit politik. Ky është një nga kriteret politike me rendësi thelbësore për pranimin në BE. Në të njëjtën mënyrë, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe një gjyqësori mirëfunksionues dhe politikisht të pavarur. Ligji i ri ‘Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve‘ ngre shqetësime në lidhje me disa aspekte si mbi procedurën, ashtu edhe mbi përmbajtjen. Në këtë kontekst, Bashkimi Evropian do të takohet me qeverinë, që të bëjë të qartë pozicionin e BE-së". Menjëherë pas bërjes publike të qëndrimit, një delegacion i kryesuar nga ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, ku bënin pjesë dhe kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmut Lohan, dhe e Ngarkuara me Punë e Suedisë, Elisabet Stam, zhvilloi një takim me numrin dy të ekzekutivit, Genc Pollo, të cilit i është bërë i qartë paralajmërimi i Bashkimit Evropian. Siç mësohet, Trojka nuk ka folur shumë në takim, përveçse theksimit të qëndrimit të BE-së. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Genc Pollo i ka siguruar ambasadorët se qeveria do të garantojë një zbatim korrekt e të paanshëm të "Ligjit të Dosjeve" duke theksuar se çdo person i prekur nga zbatimi i këtij ligji ka mundësinë e ankimimit në të tria shkallët e gjyqësorit dhe vetëm pas shprehjes së gjyqësorit këto vendime marrin formë të prerë. Sipas Pollos, ankimimi mund të vijojë eventualisht edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Zëvendëskryeministri deklaroi gjithashtu se ky ligj ka një afat veprimi 5-vjeçar dhe pushon së vepruari më 31.12.2014. Ndërkaq, duke iu përgjigjur kërkesës për dialog politik, zëvendëskryeministri theksoi se mazhoranca mirëpret pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës në Autoritetin e Kontrollit të Figurës, i përbërë nga pesë anëtarë, nga të cilët opozita përcakton tre të tillë. Sipas Pollos, kjo përfshirje që është jo vetëm detyrë ligjore, por dhe përgjegjësi publike, kontribuon në besueshmërinë e procesit.


Bosh: Qeveria të reflektojë seriozisht


Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosh, duke iu bashkuar shqetësimit të Bashkimit Evropian për ligjin e dosjeve, i bëri thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë mbi çështjet e ngritura nga Bashkimi Evropian. Duke folur për Zërin e Amerikës, Ambasadori i OSBE-së ne Shqipëri, Robert Bosh, i bëri thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë mbi çështjet e ngritura nga Bashkimi Evropian. "Do t‘i bëja thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë seriozisht mbi komentet e bëra në deklaratën e Bashkimit Evropian. Unë e kam thënë edhe më parë se ndonëse nuk jam kundër në parim për një ligj për pastrimin e figurave, një ligj i tillë duhet të bazohet tek shteti ligjor, respektimi i pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe në respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare". Ambasadori Bosh shpreh më tej gatishmërinë e OSBE-së për të ndihmuar autoritetet shqiptare me aspektet teknike për këtë çështje. Kundër ligjit janë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç ambasadës amerikane në Tiranë, nënsekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i ka telefonuar Kryeministrit Berisha dhe i ka kërkuar të mos e miratojë "Ligjin e Dosjeve". Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtypi në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shon Mekormak, i cili theksoi se "Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për miratimin e ‘Ligjit për Pastërtinë e Figurave të Zyrtarëve‘ nga Parlamenti i Shqipërisë


Strasburgu/Këshilli i Evropës, dy deklarata kundër ligjit të lustracionit

Këshilli i Evropës ka reaguar dy herë, duke kundërshtuar ligjin për "Dosjet" dhe ka paralajmëruar qeverinë që të mos nisë "gjuetinë e shtrigave" ndaj politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga Strasburgu, sekretari i përgjithshëm i KE-së, Terri Davids, ka hartuar dy deklarata në të cilat ka shprehur qëndrimin e qartë se ligji i "Dosjeve" nuk i përmbush parametrat e kërkuara nga standardet evropiane. Kreu i Këshillit të Evropës thekson: "Për disa dekada, populli shqiptar vuajti nën një prej regjimeve komuniste më të ashpër dhe më mizorë në Evropë, prandaj dhe unë e kuptoj përpjekjen për të vendosur të vërtetën dhe për të dënuar ata që dhunuan të drejtat e njeriut gjatë kësaj periudhe. Por çdo përpjekje e tillë duhet të jetë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës për demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Kundrejt këtij sfondi, shpreh shqetësimin që ligji i lustracionit, i miratuar nga Parlamenti shqiptar më 22 dhjetor 2008, nuk i përmbush këto kritere".
Terri Devis theksonte se qëndrimi i Këshillit të Evropës nuk është thjesht një deklaratë emocionale, por një analizë e thellë e bërë nga ekspertët e njohur evropianë.

 

Burimi informativ / SHQIP

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.