Berisha: Vendi ynë s'është në krizë, ka vetëm reflektime të saj

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të misionit të FMN-së për Shqipërinë, Geriwn Bell lidhur me prekjen e ekonomisë shqiptare nga kriza globale. Ai ka deklaruar se ekonomia jonë po ndjen efektet e kësaj krize, por nuk është e përfshirë nga recensioni

Kryeministri Berisha është prononcuar në lidhje me deklaraten e Fondit Monetar Ndërkombëtar duke bërë të ditur se Shqipëria nuk është absolutisht e prekur nga kriza botërore, por pranon se efektet e saj janë pasqyruar edhe në vendin tonë. Ndër të tjera Berisha ka bërë të ditur se qeveria po ndjek me vëmendje situatën në vend duke theksuar se janë marrë masa shumë të përshtatshme për përballimin e krizës.
“ Unë nuk jap shifra, nuk mund tu them në shifra cilat do të jenë pasojat por di tju them se masat tona janë shumë të përshtatshme. Nuk kemi bërë asnjë presion për uljen e interesave”- ka thënë Berisha përpara gazetarëve.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të qershorit, kryeministri ka theksuar se vendi do të hyjë në zgjedhje në kushtet më optimale të mundshme, duke shprehur besimin se do të kemi zgjedhje të lira të ndershme dhe demokratike. 

I pyetur për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, Berisha ka nënvizuar edhe njëherë qëndrimin negativ të këshilltarëve të PD. “Qeveria nuk ja voton buxhetin pa bërë transparencën, ky është detyrim madhor”- u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri Berisha deklaroi se sipas këshilltarëve të tij buxheti i propozuar nga Bashkia e Tiranës nuk është i bazuar në projekte.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kreu i Bashkisë ka damkosur vendin dhe se qeveria nuk do ta votojë asnjëherë buxhetin pa u bërë transparenca. Berisha ka ftuar gazetarët ti hedhin një sy buxhetit të qeverisë për të bërë dallimin.

Delkaratat e kryeministrit Berisha jane bërë gjatë një konference për shtyp të organizuar menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”. Kryeministri ka shpjeguar hap pas hapi pjesëmarrjen në “mëngjesin e lutjeve” në Washington duke theksuar se ka qenë kryeministri i parë që është pritur në një takim zyrtar nga sekretarja e përgjithshme e departamentit të shtetit Hillary Clinton. Gjatë këtij takimi është folur për ligjin e dosjeve, bisedë e cila sipas kryeministrit është mbyllur me mirëkuptim nga të dyja palët.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij Berisha ka theksuar edhë një herë se është plotësisht dakord me vendimin e Presidentin Obama për të mbyllur burgun e shumë përfolur të Guantanamos. “Unë jam shprehur për mbylljen e burgut sepse ai u bë simbol i asaj që Shtetet e bashkuara të Amerikës nuk janë. E pershendes vendimin e Presidentit Obama për ta mbyllur atë”-tha Kreyeministri.
Megjithëse ka theksuar se nuk ka ndonjë kërkesë konkrete nga ShBA për të marrë të burgosur, Berisha ka bërë të ditur se në rast se kjo do të ndodhë, është një ceshtje që do të shqyrtohet me shumë kujdes.

Berisha ka folur edhe për takimin me zv.presidentin e SHBA, Joe Biden, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për mbështjetjen ndaj Shqipërisë duke e konsideruar mik të vyer të vendit. Ndër të tjera kryeministri theksoi se Biden i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij për të vizituar Shqipërinë.

 

Burimi informativ / BalkanWeb

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.