Anetari i kryesise dhe kandidati per kryetar PD Fier. Allkushi konference shtypi “Sherri “ ne degen e PD Fier, vetem shpifje e gazetares!
Anetari i kryesise se PD dega Fier, por edhe kandidati per kreun e kesaj dege Tomorr Allkushi, ka dale ne nje konference shtypi para medias fierake dhe asaj qendrore ku ka denoncuar lajmin e genjeshtert te nje gazete te perditshme. Allkushi ka pohuar se i gjithe pershkrimi i ngjarjes ne gazete eshte teresisht shpifje e gazetares. Nderkohe ka shtuar se cuditerisht ne mbledhjen e kryesise se PD dega Fier, gjithcka ka pasur ecuri normale dhe nuk ka pasur asnje lloj debate mes kandidateve dhe anetareve te kesaj kryesie.
“Nuk arrij te kuptoj se si lejohen shkrime te tilla tendencioze dhe krejtesisht te trilluara sipas oreksit te gazetareve jo profesioniste - ka thene Allkushi, aq me teper ne nje nga takimet tona per zgjedhjene kryesise se PD se deges, e cila ka kaluar qetesisht, me diskutime dhe propozime te ndersjellta. As sherre, as debate, dhe aq me pak “nxjerrje koburesh” nuk ka pasur. Ka kaluar koha e 97 njehere e pergjithnje” Allkushi ka pohuar gjithashtu se eshte derguar nje peticion ne gazeten e perditshme qendrore lidhur me te pavertetat e ketij shkrimi si dhe ne qender".
Fieri.com / Aurora Damini























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!