Meta: Unë Kryeministër, Rama në bashki

Font size: Decrease font Enlarge font

Nëse Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë rol deciziv në formimin e qeverisjes së pas 28 qershorit, Ilir Meta pritet të kërkojë as më pak e as më shumë se sa postin e Kryeministrit. Në një intervistë për agjencinë "Balkan Insight", ish-kryeministri deklaroi se referuar proporcionalit të zgjedhjeve të fundit lokale, dy partitë kryesore ishin nën nivelin e 20% të mbështetjes dhe LSI-ja midis 9 dhe 10%. "Kjo do të thotë se me sistemin e ri dhe pragjet e larta, praktikisht mandatet do të ndahen midis tri forcave politike.

Padyshim që LSI-ja do të jetë forca politike që do të përfitojë më shumë se sa gjithë të tjerat, sepse me këtë sistem asnjë forcë e vetme s‘mund të ketë dhe as s‘mund t‘i afrohet mazhorancës e vetme", u shpreh Meta. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë përcaktuese dhe fituese reale e këtyre zgjedhjeve. "Pa asnjë diskutim, se për të arritur objektivin që kam përmendur (35 deputetë) nuk duhet një rezultat i jashtëzakonshëm, përveç dyfishimit të votave të zgjedhjeve në vitin 2007", u angazhua kreu i LSI-së. Nuk duhet të harrojmë, tha ai, se praktikisht LSI-ja nuk kishte protagonizmin e duhur, pasi në shumicën e qyteteve kryesore mbështeti kandidatët e Partisë Socialiste.

 "Në zgjedhjet që po afrojnë, i gjithë investimi i LSI-së është për siglën dhe për kandidatët e saj në të gjithë vendin. Janë të gjitha mundësitë për ta tejkaluar këtë objektiv", tha Meta. I pyetur për faktin se kreu socialist ka deklaruar se nuk ka nevojë për një aleancë as paszgjedhore me LSI-në, Meta tha se "mendësia përjashtuese e zotit Rama është një cilësi e tij për të cilën ai nuk do të ketë se kujt t‘i ankohet më vonë. Nuk është ky problemi që kemi. Për ne është tepër e qartë se rezultati ynë nuk ndikohet nga objektivat e të tjerëve. Ne kemi një objektiv krejtësisht të qartë e të pavarur. Më duhet të theksoj se ne sërish mbetemi të hapur për Partinë Socialiste".

Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, vijoi ai, unë do të ftoj të gjithë faktorët në Partinë Socialiste, ata që janë aktualisht pjesë e strukturës, por edhe gjithë të tjerët për të formuar qeverinë e re. "Nuk vuaj nga e njëjta mendësi përjashtuese. Unë jam për të integruar të gjithë dhe do t‘i ftoj të gjithë pas 28 qershorit. Të jeni të sigurt se të gjithë do vijnë", nënvizoi Meta. I pyetur për një koalicion të mundshëm paszgjedhor me Partinë Demokratike, kreu i LSI-së tha se "është jo vetëm i pamundur, por edhe i panevojshëm. Kjo, pasi me këtë sistem, e majta në tërësi do të jetë fituese. Natyrisht që më mbetet mua detyra kryesore për të mbledhur gjithë faktorët opozitarë e për të krijuar qeverinë e re. Ndërkohë, zotit Rama nuk do t‘i mungojë mbështetja për të vazhduar projektet e tij në Bashkinë e Tiranës".

Teksa u pyet nëse kjo lloj shprehjeje nënkupton faktin se do të jetë ai Kryeministri i ardhshëm, Meta sqaroi se "do të thotë se unë do jem në gjendje të bashkoj të gjithë faktorët opozitarë realë". Kreu i LSI-së komentoi edhe mundësinë që Rama të bëhet Kryeministër, duke thënë: "Mendoj se vetë zoti Rama e ka bërë zgjedhjen, duke preferuar bashkinë. Së dyti besoj se qytetarët shqiptarë e kanë të gjithë përvojën e duhur tashmë për të votuar në mënyrë të ekuilibruar më 28 qershor. Ata e dinë shumë mirë se humbja e ekuilibrit i çon ata jashtë kontrollit të qeverisjes së tyre". Meta u shpreh se për të arritur këtë ka komunikim me shumë faktorë të rëndësishëm në Partinë Socialiste dhe ata janë mjaft të hapur për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve.

 Teksa komentoi marrëdhëniet me ish-kreun socialist Fatos Nano, ish-kryeministri Meta tha se "LSI-ja u krijua si një reagim ndaj frymës përjashtuese në PS, kur në drejtim të saj ishte edhe zoti Nano. Sot padyshim që LSI-ja është e hapur të bashkëpunojë me çdo faktor që ka vullnetin dhe është i interesuar për të kontribuuar në fitoren e opozitës. Në këtë drejtim nuk ka asnjë arsye pse të përjashtoj edhe zotin Nano". Pyetjes nëse ka pasur apo jo komunikim me zotin Nano, Meta iu përgjigj se "nuk kam ndonjë arsye për t‘iu shmangur komunikimit me asnjë faktor përfaqësues të politikës shqiptare, aq më tepër të opozitës. E kam bërë të qartë se mirëpres një kontribut të tij për fitoren e opozitës".

 

Burimi Informativ:  SHQIP

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (1 postuar):

gerti l ne 07 June, 2009 03:24:32
avatar
Burre i vogel... pa dinjitet. Po cparti ke ti o mavri... do te behesh dhe kryeminister!!!! Uuu mos duroft, po ty te ka pare perendia qe te ka bere nje metro burre. Tani po hidhesh nga nje dege ne tjeteren... Shko shko te usta Nanoja se ai ta ndreq samarin...

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.