Zyra e shtypit pranë shtabit elektoral të LSI-së Fier pergenjeshtron lajmin. Nuk ka asnjë çarje apo largime nga LSI-ja e Fierit!
LSI më e fortë dhe e bashkuar se kurrë për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit. Nuk asnjë çarje apo largime nga LSI-ja e Fierit
LSI në qytetin e Fierit hedh poshtë lajmin e prezantuar në faqen www.Fieri.com në të cilin flitet për një krisje të madhe dhe për largime masive të anëtarëve të kësaj force politike, apo edhe vetë njërit prej organizatorëve të fushatës elektorale.
Në mënyrë institucionale LSI-ja e Fierit pohon se ajo si forcë politike është më e fortë dhe e bashkuar se kurrë për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit. Madje, sipas drejtuesve të kësaj force politike, vetëm në ditët e fundit pranë radhëve të LSI-së së Fierit ka patuar një rritje të ndjeshme të numrit të anëtarësisë së saj.
Janë me qindra anëtarë të paangazhuar më parë në politikë, pjesë e shoqërisë civile apo edhe nga radhët e forcave të tjera që tashmë janë bërë pjesë e kësaj force politike. Dizinformimi i opinionit publik, përmes stisjeve të lajmeve, sipas drejtuesve të LSI-së së Fierit, bëhet me qëllime dashakeqe, por që nuk do të ndikojnë në mënyrë kategorike në organizimin e saj, apo dhe në përmbushjen e qëllimit për të qenë forcë fituese në zgjedhjet e 28 qershorit.
Zyra e shtypit pranë shtabit elektoral të LSI-së Fier























Komente (2 postuar):
alternativa me e mire dhe me afer njerezve...
lsi rritet cdo dite dhe do te fitoje e vetme...
my LSI...
Ne krye te shtabit elektoral te LSI-se, eshte vete Bardhi i Melit... Bire Selmani nenes, çte te qaj me pare...!!!
Ne fakt jeta enderr eshte, ndaj enderroni mbase e beni Ilir Meten Basketbollist...
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!