Fontan dhe Diktature, perkujtohet inxhinieri gjeolog Koco Plaku

Font size: Decrease font Enlarge font
image

“Fontane dhe diktature” eshte titulluar dokumentari qe eshte shfaqur diten e premte me rastin e 80 vjetorit te lindjes dhe 33 vjetorit te pushkatimit te inxhinjerit gjeolog Koco Plaku i cili eshte pushkatuar nga regjimi komunist ne vitin 1976 se bashku me Milto Gjikopullin si pjestar te grupit armiqsor ne nafte ku u denuan edhe gjashte inxhinjere tje tjere nafte. Aktiviteti per nder te inxhinjerit naftetar Plaku ka nisur ne oren dhjete ne hollin e tetatrit “Bylis” me foto ekspoziten e ka vijuar me tej me konceptimin si nje spektakel.

Per figuren e tij kane folur inxhinjere bashkekohes, shoke te tij qe kane qene se bashku ne qelite e burgut 313 si dhe familjare te tij. Me pas eshte bere edhe shfaqja e dokumntarit “Fontane dhe diktature” i cili eshte realizuar nga nje staf gazetaresh fierake, Xhemil Beharaj e Matilda Troka. Ne dokumentar ka pasur deshmi te gjalla te personave qe e kane njohur inxhinjerin gjeolog Koco Plaku, qe kane punuar me te apo kane vuajtur tmerrin komunist te birucave te tij. Nuredin Skrapari si dhe Minella Cami jane dy nga deshmimtaret e gjalle te asaj periudhe qe kane vuajtur denimin se bashku me inxhinjer Plakun. Jani Konomi nje tjeter bashkevuajtes e bashkekohes i Koco Plakut ka treguar per torturat cnjerezore te regjimit komunist qe kane provuar ne trupin e tyre.

Koco Plaku presionin e diktatures nuk mund ta duronte pasi gjate nje seance hetimore ai kish marre letren varak te paketes cigareve e duke e bere si gozhde ka tentuar qe ta fuse ne prizen e kkorentit per tu vetevrare. Kete deshmi qe treguan bashkevuajtesit e tij e ka pohuar edhe ai vet gjate seancave gjyqsore. Fakte, deshmi e foto te pa publikuara ndonjehere gjate kesaj periudhe u bene publike ne fotoekspoziten per nder te tij si dhe ne dokumentar. Bobinat audio te seancave gjyqesore me zerat e inxhinjerave te naftes qe u denuan ne vitin 1976 ku mes tyre edhe te Koco Plakut ka qene nje tjeter prove e sjelle e gjalle ne kete dokumentar. Gjate marrjes ne pyetje nga trupi gjykues qe kryhesohej prej Eleni Selenices, Koco Plaku ka pohuar prere e qarte se asnjehere nuk ka punuar per te sabotuar naften shqiptare, asnjehere nuk ka qene pjese e grupeve sabotuese apo grupeve armiqesore ne nafte dhe asnjehere nuk ka qene spiun kunder shtetit te atehershem komunist.

Koco Plaku nuk i ka pranuar akuzat. Deshmite e dhena nepermjet dokumentarit treguan se edhe ne momentet e pushkatimit naten e 28 qershorit te vitit 1976 Koco Plaku nuk u ul kurre por qendroi me ballin lart. Megjithese ishin momentet e fundit perpara pushkatimit pak me large varrit te hapur per ai gjeti kurajon dhe kendoi vargjet “Ngrihuni ju o te munduar”.  Krisma e pistoletes se ushtarit te toges se ekzekutimit i ka prere fjalen ne mes. Me pas ai eshet varrosur se bashku me shoket e tije ne nje grope te perbashket.

Familjaret e Koco Plakut te cilet kihsin ardhur ne kete aktivitet pohuan se ende nuk kane gjetur eshtrat e tij dhe jane ne kerkim te gjetjes. Djali i tij Jovan Plaku pohon se do te doja qe babau te kishte nje varr, ti coja nje tufe me lule apo te ndizja nje cigare. Nuki arrij qe ta kuptoje se cfare kishte Enver Hoxha me fisin Plaku pasi edhe po te vazhdonte te ishte gjalle ai do te kish vazhduar qe ti zhdukte djemte e ketij fisi.

Nga regjimi komunist jane vrare Jorgo Plaku partisan i pare i krahines Devollit, Kalo Plaku ish drejtor i fermes se Sukthit, i helmuar, Panajot Plaku ish minister pa portofol i arratisur ne Jugosllavi dhe ekzekutuar nga sigurimi i shtetit si dhe Koco Plaku i denuar me pushkatim per grup armiqesor e sabotazh ne nafte.

 

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Ylber Dragoj 31 May, 2009 04:44:37
Me erdhi shume keq kur lexova kete articull. Me vjen shume keq qe djali itij nuk gjen dot eshtrat e te atit. Vrasja e ketyre intelektualeve shkencetare te devotshem, ka qene nje masaker e eger e sistemit komunist. Qe kur lindi kjo parti komuniste famekeqe, ka pasur si qellim eleminimin e kuadrove te afte dhe te intelektualeve qe nuk pajtoheshin me sistemin komunist. Ne vend te nxjerjes se naftes ky sistem nxirte grupe armiqesore, ne vend te mbrojtjes, nxirte grupe puciste. Une e njoh shume mire fisin Plaku, qe ka qene dhe eshte nje nga fiset me patriote, me te kulturuar dhe qe kane dale shume kuadro te afte dhe te zgjuar.

Une kujtoj mesuesen time te asaj kohe po nga ky fis Adriana Plaku, shume e afte e zgjuar dhe e kulturuar simbol i nje vajze intelektuale te paster. Por ai shtet nuk i pelqente keta njerez, ai shtet pelqente njerez te paarsimuar, injorante, intrigante qe i bindeshin atij shteti. Shteti i sotem demokratik duhet te kujtoje cdo vit keta pishtare te demokracise dhe te pastroje strukturat e veta nga elemente ish komuniste ,pjesmares ne gjykimin, persekutimin , perndjekjen dhe eleminimin e ketyre intelektualeve.

Nderime dhe respekt Koco Plaku, familjes se tij, fisit te tij dhe tere intelektualeve te persekutuar dhe te eleminuar nga regjimi komunist.

Nga Ylber Dragoj
Canada.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
Rate this article
5.00