Kryengritja e Fierit 1935

Font size: Decrease font Enlarge font

Si u zhvillua kjo ngjarje e 61 viteve me pare

 

1 - Ne periudhen midis dy lufterave boterore I gjitha vendet e Rajonit te Ballkanit u karakterizuan  nga paqendrushmeri politike dhe lufta per pushtet midis grupeve te ndryshme. Keshtu ne  Greqi ndodhi konflikti I ashper midis Republikaneve dhe Monarkisteve, qe vazhdoi per me shume se nje dekade. Nga ana tjeter Jugosllavia njohu perplasjet nderetnike midis grupit Serb dhe atij kroatoslloven. Bullgaria dhe Rumania paten perplasje midis te majtes dhe te djathtes. Ndersa ne Shqiperi situata ndryshonte paksa. Keshtu pas paqendrushmerise politike te viteve 1920-1924, gjate se ciles u nderruan 12 qeveri, si dhe luftes civile te vitit 1924, qe ne e quajme akoma Revolucioni I qershorit, u vendos stabiliteti politik I viteve 1925-1939, I cili ne historine tone njihet si periudha e drejtimit politik te Ahmet Zogut. Ne kete etape per here te pare ne historine e tij u be konsolidimi I shtetit shqiptar. Zogu u perpoq ti jepte vendit: rend, paqe, qetesi, stabilitet, orientim perendimor etj. Arritje te rendesishme u bene ne disa fusha, ku vendi u pajis me monedhen kombetare, me nje legjislacion bashkekohor, me administrate efektive, pushtet gjyqesor, arsim fillor falas, levizje te lire brenda dhe jashte vendit, etj. Ne Shqiperi garantohej e drejta e prones, barazia perpara ligjit, e drejta e besimit fetar, etj.

Nderkohe qe padyshim ekzistonin edhe probleme si: mungesa e pluralizmit politik dhe demokracise, etj. Gjithashtu funksiononte nje çensure e rrepte mbi botimet, ku regjimi perndiqte pa meshire te gjithe njerezit qe e shfaqnin mendime te kunderta me te. Nderkohe mungonin strategjite e qeverive per zhvillimin ekonomik, ku disa probleme kryesore ishin si ai:  I tokes, prodhimit te dritherave, fajdeja dhe prapambetja e pergjithshme. Ketyre problemeve I shtohej edhe ekzistenca e nje opozite politike jashte dhe brenda vendit, e cila zhvillonte jo vetem, nje propogande te fuqishme kunder regjimit, por ndermerte here pas here dhe veprime te armatosura si: atentati ndaj Zogut ne Vjene (1931), komploti I organizates se fshehte te Vlores (1931-32), kryengritja e Fierit (1935), dhe kryengritja e Delvines 1937. Por te gjitha keto nuk e kercenuan seriozisht stabilitetin politik, megjithese e kercenuan rrezikshem regjimin e kohes.

 

2 - Deri ne vitin 1935 Fieri ishte nje qyteze e vogel e Myzeqese, I cili nuk kishte rolin dhe rendesine e sotme ekonomike dhe shoqerore . Do te ishte revolta me serioze ndaj regjimit monarkist, qe njihet me emrin Kryengritja e Fierit, ajo qe do ta bente kete qytet te njohur edhe ne gjithe europen e vitit 1935. Vetem brenda nje muaji ne kete qytet te vogel do te zhvilloheshin aq shume ngjarje te cilat do te trondisnin  rendin politik dhe te gjithe opinionin publik shqiptar. Aty do te vritej nje gjeneral, do te niste nje kryengritje do te shpallej rrezimi I monarkise, do te ndermerrej nje sulm i armatosur drejt Tiranes, do te zhvillohej nje gjyq politik, do te improvizohej nje burg masiv, do te ekzekutoheshin nje grup ushtarakesh, dhe ku emertimi Fier do te ishte termi dhe tema kryesore e rubrikave te shtypit.

 

3 - Ne vitin 1935 Fieri ishte nje qytet me 4700 banore. Ai ishte bashki e kategorise se dyte dhe nga pikepamja administrative perbehej nga 7 lagje si: Belik, Kishe, Bishanak, Pasha, Shkoze, Liri dhe Kastriot.

Fieri ishte njekohesisht nenprefekture ne varesi te Prefektures se Beratit. Ne perberjen e tij futeshin dy krahina si: Rrethi I qendres (Fieri) me 71 fshatra me 12 760 banore dhe krahina e Semanit me 22 fshatra dhe 1940 banore. Ne keto vite ne Fier funksiononin njesi shitjeje dhe magazina te medha mallrash, te cila I sherbenin nje rrjeti te gjere tregtar. Dhoma e tregtise  se qytetit ishte shume active. Ajo numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industrialiste, qe zhvillonin nje aktivitet te fuqishem ekonomik. Tregtia e jashtme zhvillohej nepermjet Skeles se Semanit me vende te tilla si: Italine, Turqine dhe Greqine. Per operacionet tregtare perdoreshin çeqet dhe kambialet Ne qytet ushtronin aktivitetin e tyre industrial disa fabrika mielli, vaji, nje fabrike sapuni, nje fabrike duhan cigaresh dhe disa punishte, njera prej te cilave prodhonte qese amballazhi per gjithe tregun shqiptar. Rrjeti tregtar perfaqesohej nga 23 kafene dhe pijetore, 5 restorante, 3 hotele, 3 farmaci, 22 dyqane manifakture, 10 mullinj bloje, 20 rrobaqepsi, 2 argjendari, 10 dyqane mishi, dy agjensi transporti etj. Dega kryesore e ekonomise vazhdonte te mbetej bujqesia. Ne Fier ekzistonin 37 çifligje shteterore dhe 40 çifligje private. Mbizoteronte prona e madhe latifondiste mbi token dhe niveli I bujqesise vazhdonte te ishte I prapambetur.

Ne keto vite qytetareve I sherbente nje qender spitalore prej 3 mjekesh dhe 5 infermieresh, ndersa ne te gjithe nenprefekturen kishte 27 shkolla fillore ku mesonin 2669 nxenes dhe jepnin mesim 55 mesues. Ne Fieri ushtronin aktivitetin edhe disa shoqeri sportive, ku ajo me kryesorja Apolonia, organizonte: ndeshje futbolli, basketbolli, gara çiklizmi, hipizmi, etj. Rendi ruhej nga 9 posta te policise. Ne aspektin fetar ne te gjithe nenprefekturen ushtronin aktivitetin e tyre fetar: 9 xhami, 7 kisha dhe 4 manastire. Duhet thene se ne vitin 1935 Fieri  ashtu si gjithe vendi sapo kishte dale nga kriza ekonomike boterore, efektet e se ciles ne Shqiperi u ndjene edhe per dy vjet te tjere. Pasojat e saj I ndienin te gjitha shtresat si: tregtare, zejtare, bujq, punetore, nepunes, etj, pakenaqesia e te cileve shprehej ne radhe te pare mbi regjimin.

 

4 - Ne pranvere te vitit 1934 ne Shqiperi ishte formuar “Organizata e Fshehte” me qender ne Tirane dhe dege ne shume qytete te Shqiperise. Ajo ishte nje organizate e formuar nga perfaqesues me formim te ndryshem politik dhe nga shtresa te ndryshme shoqerore. Ne te morren pjese elemente te tille si: borgjeze, tregtare, nepunes, pronare te medhenj tokash, oficere dhe ish oficere, si dhe njerez me bindje republikane, nacionaliste dhe komuniste.

Nje pjese e tyre ishte prekur nga reformat shteterore te ndermarra nga regjimi i Zogut. Ata kerkonin permbysje te tij dhe shpalljen e Shqiperise republike. Ndersa pjesa tjeter e organizates kerkonte qe pasi te merrte pushtetin ti imponohej mbretit, me qellim qe ai te shpallte pluralizmin politik dhe te pengonte nderhyrjen italiane ne Shqiperi.


“Organizata e Fshehte” drejtohej nga Ali Shefqet Shkupi, ish oficer i larte i nxjerre ne lirim. Ky grupim kishte vendosur te realizonte nje grusht shteti te kombinuar me nje kryengritje te armatosur per te marre pushtetin. Per kete qellim ai ngriti deget e tij ne qytete dhe krahina te ndryshme te Shqiperise. Policia e shtetit ra ne gjurme te saj ne mesin e vitit 1935 dhe kryengritja shpertheu perpara kohe, duke bere veprime te nxituara ne disa zona. Per shkaqe qe dihen ajo shpertheu vetem ne Fier dhe Skrapar. Ne qytetin e Fierit, nen drejtimin e Koste Çekrezit dhe Musa Kranjes, nisen veprimet, pikerisht ne oren 1500 te dates 14 gusht. Qysh nje dite me pare, Musa Kranja njoftoi te gjithe fshatrat perrreth se te nesermen ne mengjes (14 gusht), te gjithe burrat e afte per te kryer sherbim ushtarak te grumbulloheshin perpara tregut te qytetit te Fierit. Jo pa qellim u zgjodh e merkura e 14 gushtit, pasi ne Fier zhvillohej pazari dhe grumbullimi i njerezve nuk do te binte ne sy. Kryengritja filloi me arrestimin e nenprefektit Hasan Lame, i cili ishte informuar per fillimin e kryengritjes dhe po pregatitej per tu nisur qe te informonte Tiranen. Arrestimi i tij u be nga Musa Kranja, ne ambientet e godines se nenprefektures.


Pas ketij akti filloi ne sheshin perpara Bashkise se qytetit mitingu me qytetaret e Fierit dhe fshataret e ardhur nga Myzeqeja dhe Mallakastra. Fjalimet u mbajten nga Koste Çekrezi, Musa Kranja dhe Zenel Hekali. Ky i fundit shpalli perpara popullit fillimin e kryengritjes, kurse Koste Çekrezi njoftoi pjesemarresit se ne Tirane pushteti i Zogut kishte rene dhe se qeveria e re revolucionare e kishte derguar ate ne Fier si perfaqesues te saj. Musa Kranja ne fjalimin e tij ftoi te gjithe te pranishmit te perkrahnin regjimin e ri. Rreth 150 vete vendosen te perkrahnin “Qeverine e re” te krijuar ne Tirane. Me ta u bashkuan edhe 11 xhandaret e postes se qytetit qe ishin te gatshem te ndiqnin eprorin e tyre. Nderkaq kur mitingu ishte ne piken kulmore, rreth 30 metra larg mberriti me makinen e tij gjenerali Leon De Gilardi, figura e trete e hierarkise ushtarake shqiptare, qe vinte menjehere pas mbretit Zog dhe ministrit te luftes, gjeneral Xhemal Aranitasit.


Gjenerali Gilardi kryesonte nje njesi te madhe ushtarake ne Berat. Ai rastisi te kalonte permes Fierit per nje vizite private ne Pojan (Manastirin e Apolonise), dhe pa nga afer se ç’po ndodhte. Nje grup kryengritesish e ndaluan prane nderteses se bankes se vjeter dhe pasi kembyen me te disa replika te shpejta e ekzekutuan menjehere, prane mercedesit te tij. Pas kesaj ngjarjeje kryengritesit moren masat e para. U shpall shtetrrethimi. U ndalua dalja e makinave jashte qytetit, u nderprene lidhjet telefonike dhe telegrafike me qytetet e tjera etj. Veprime te metejshme per te marre autoritetin ishin dhe krijimi i komisionit administrativ i drejtuar nga Spiro Papa. Ai kishte ne perberjen e tij si anetare: Dr. Kostandin Kallogjerin, Dr. Musa Delvinen, Ramiz Omarin, Idriz Bulon, Taqo Bozon, Sotir Bitrin dhe Duran Qadhimin. Per te drejtuar bashkine u zgjodh drejtues R. Omari. Kurse Komandat i vendit u caktua Hekuran Maneku, i cili krijoi patrullat qe do te ruanin qetesine dhe rendin, ne te gjithe qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij.

Ne mbremje kryengritesit e Fierit dhe Mallakastres rreth 200 veta, te hipur ne kamione, me ne krye Kranjen dhe Çekrezin marshuan drejt Lushnjes. Sipas planit ata mendonin qe ne hyrje te saj te takoheshin me kryengritesit e Beratit dhe Skraparit. Ketu ata u takuan vetem me kryengritesit e Karbunares te drejtuar nga Taulla Sinani. Se bashku tentuan te futeshin ne Lushnje, por ndeshen ne qendresen e xhandarmerise lokale, e cila menjehere i goditi me arme. Te dy palet paten nje shkembim zjarri qe nuk shkaktoi te vrare. Te deshperuar nga qendresa e forcave qeveritare kryengritesit u terhoqen me panik duke u shperndare ne drejtim te Fierit. Terheqja u be me peshtjellim te plote dhe pa qellim rigrupimi.


Nderkohe lajmi kishte mberritur ne Tirane. Qeveria morri masa te menjehershme ushtarake. Nje batalion u nis nga Tirana per ne Lushnje, kurse nje tjeter nga Elbasani. Me te mberritur ne Lushnje komanda e operacionit pa se gjithçka ishte e qete, ndaj dha urdher per te marshuar drejt Fierit, ku mendohej se ishte qendra e rrebelimit. Ne Fier keto forca mberriten ne mengjesin e dates 15 gusht pa hasur asnje lloj rezistence. Sapo dy batalionet e ushtrise mberriten ne qytet, komanda e tyre shpalli gjendjen e shtetrrethimit, duke marre nen kontroll te gjitha pikat e rendesishme. U shpernda komiteti i perkohshem adminisrativ dhe filluan arrestimet. Gjithashtu nisi veprimtarine e saj gjykata e posaçme politike. Sapo, trupat qeveritare iu afruan Fierit, Kranja, Çekrezi, Zenel Hekali dhe 2–3 persona te tjere u nisen drejt bregdetit dhe u arratisen ne Itali me peshkarexhen italiane: “Due Fratelli” te drejtuar nga Ranjo Nikolo, e cila ishte ankoruar ne skelen e Semanit. Kryengritesit e tjere qe u arratisen ne periferin e Fierit iu dorezuan pa perjashtim xhandarmerise.

Kryengritja e zuri te papergatitur shtetin shqiptar, ndaj edhe goditja qe ai dha ishte e percaktuar nga paniku. Ministri i brendshem Musa Juka, i terbuar nga shperthimi i kryengritjes, qe u konsiderua si disfate e tij, mori masa shume te ashpra policore. Prania ushtarake ne Fier arriti ne 500 vete, ndersa ne te gjithe vendin u arrestuan 1500 vete, kryesisht pjesetare te organizates se fshehte. Filluan operacionet ndeshkimore ne te gjithe zonen e Fierit dhe Mallakastres. Komanda e operacionit i telegrafonte çdo 3 ore ministrise se brendeshme. Paralelisht gjykata e posaçme filloi proceset gjyqesore. Kryetari i trupit gjykues ishte Ali Riza Topalli, komandant i operacionit. Anetare te tij ishin, majori Hamza Kuçi, kapiten Zef Prenushi dhe gjyqtaret Petro Martini dhe Sadri Faslliu. Prokuror ishte Kiço Bisha, prokuror i pergjithshem i gjykates se posaçme kunder krimeve politike. Gjykimi u be nen nje regjim terrrori. Mbi te burgosurit qe u vendosen ne shkollen e Bishanakes dhe burgun e Durresit u ushtruan edhe torturat e ndryshme, praktike e zakonshme e policise shqiptare.

Gjyqi u zhvillua ne pese procese ne oborrin e shtepise se Qemal Vrionit, i cili ishte nje nga te arestuarit. U gjykuan 530 persona. Ne grupin e pare benin pjese 11 xhandaret e postes se Fierit. Pas nje seance qe zgjati 3 ore, ata u konsideruan fajtore dhe u pushkatuan menjehere prane sheshit te nenprefektures. Gjykimet e tjera kishin te benin me elementet civile qe kishin marre pjese ne kryengritje. Per keta gjyqi dha 42 denime me vdekje dhe 160 denime me burgim te perjetshem. Midis personave te denuar figuronin edhe anetaret e disa familjeve te degjuara dhe me influences siç ishin familjet: Vrioni, Dibra dhe Vlora. Ndaj ketyre personave gjykata nxori prova te dores se dyte. Keto prova deshmonin per nje pakenaqesi te pergjithshme ndaj mbretit, qeverise dhe disa personave te veshur me pushtet si, ministrit te brendshem Musa Juka, ministrit te luftes Xhemal Aranistasi dhe adjutantit te Zogut Abdyrrahman Krosi.


Gjyqi perfundoi ne 17 shtator pasi punoi me intensitet per nje muaj rresht, duke lene ne Fier nje klime terrrori, e cila arriti kulmin ne daten 26 shtator, kur  ne sheshin perpara nenprefektures u var ne litar Hekuran Maneku. Kryengritja e Fierit pesoi disfate sepse ajo nuk ishte e organizuar mire dhe se regjimi gezonte nje mbeshtetje te mjaftueshme shoqerore ne vend. Ajo ishte shprehja me e fuqishme e pakenaqesise qe ekzistonte ne vend ndaj regjimit dhe nderhyrjes italiane. Shperthimi i saj ne Fier tregonte se ne qytet egzistonte nje ndergjegje e larte politike dhe nje berthame e fuqishme borgjezo-intelektuale.

 

5 - Kryengritja e Fierit 1935 ndodhi si ngjarje politike gjate kuadrit te krizes se marredhenieve politike midis Shqiperise dhe Italise. Italianet kishin dijeni per organizimin e kryengritjes, por ata nuk nderhyne ne zhvillimet e saj, megjithese atyre u interesonte venia e regjimit te Zogut ne nje situate te veshtire. Nderkohe qe ne vitin 1935 Italia ishte e zene me probleme me te rendesishme te politikes se saj te jashtme, siç ishte fushata per pushtimin e Abisinise, ne Afrike. Megjithate ne zhvillimet e fundit te kesaj ngjarje bien ne sy dy fakte qe kompromentojne Italine ne kete ngjarje. Se pari drejtuesit kryesore te Kryengritjes si: Koste Çekrezi, Musa Kranja, Zenel Hekali, Arshi Shehu dhe Xhevair Arapi u larguan pas deshtimit te Kryengritjes me nje motobarke Italiane, e cila rastesisht ose jo rastesisht I çoi ata ne Itali. Grupi I te arratisurve mberriti ne Monopoli ne 16 gusht, ku u moren ne dorezim nga Karabinieret, te cilet I transferuan ne nje burg te Barit. (Carcere gindicione). Aty pasi qendruan per 3 muaj ata u liruan duke marre statusin e emigrantit politik. Qe nga Bari Koste Çekrezi I dergoi nje leter Musolinit, ku me superlativa per te I kerkonte meshire per ti liruar. Kjo leter u zbulua ne arkivin e Ministrise se Jashtme Italiane ne vitin 1975 nga Historiania Ruse Nina Smirnova. Por e verteta eshte se Italianet, agjentura e te cileve ushtronte nje aktivitet te gjere ne Shqiperi, konstatuan se ne organizaten e fshehte nisi te dominonte fryma nacionaliste dhe antiitaliane. Prandaj I keshilluan njerezit e tyre qe ta sabotonin revolten, e cila nuk u interesonte tashme.

 

6 - Leon De Gilardi ishte ushtarak karriere me origjine Belge. Ai erdhi ne Shqiperi ne vitin 1913 me komisionin nderkombetar te kontrollit. Fillimisht mbante graden e Kapitenit. Gjate vitit 1914 morri pjese ne trupat e qeverise se Vidit ne luftimet zhvilluar kunder kryengritesve te Shqiperise se Mesme ne frontin qe shtrihej ne zonen Fier-Lushnje. Pas vitit 1920 me riorganizimin e Shtetit Shqiptar Leon de Gilardi do te sherbeje perseri ne strukturat ushtarake. Gjate zhvillimit te Revolucionit te Qershorit ai I qendroi besnik Ahmet Zogut duke mbrojtur Tiranen ne frontin e Lezhes, ku sherbente me graden Major. Pas triumfit te Legalitetit nisi edhe ngjitja e shpejte e tij ne shkallet me te larta te karrieres ushtarake. Ai gradohet Gjeneral dhe do te sherbeje edhe si adjutant I Mbretit Zog. Ne vitin 1935 Gjenerali ishte figura e trete ushtarake e Mbreterise Shqiptare. Ai renditej ne shkallen hierarkike pas Mbretit Zogu I dhe Ministrit te Mbrojtjes Xhemal Aranitasit. Mesditen e 14 gushtit Gjenerali u ndodh rastesisht ne vendin dhe momentin e gabuar. Ai po udhetonte nga Berati per ne Fier me destinacion Apolonine, ku te nesermen pikerisht ne 15 gusht zhvillohej ne Manastirin e saj panairi I pervitshem kushtuar dites se “Fjetjes se Shen Merise”, nenes se Jezusit. I shoqeruar nga shoferi dhe dy ushtare makina e Gjeneralit ndaloi perpara turmes, e cila e ekzaltuar ishte mbledhur ne manifestimin ku po shpallej shperthimit I kryengritjes dhe rrezimi I Monarkise. Ne momentin kur makina ndaloi perpara saj u shfaqen dy xhandare: Xhevair Abazi dhe Myrteza Dajlani. Gjenerali replikoi shpejt me ta dhe ne momentin kur nisi te dale nga makina u vra prej tyre. Vrasja e Gilardit pati pasoja edhe me fatale per kryengritjen, sepse ajo alarmoi Tiranen, e cila mori masa te jashtezakonshme per ta shtypur ate. Trupi I Gjeneralit te nesermen u percoll drejt Tiranes. Gjenerali u varros me nderime ne 18 gusht ne Kalane e Petreles, sipas vete deshires se tij qe me gjallje.

 

7 - Nje dege e organizates se fshehte u krijua edhe ne Fier, ku dhe perberja e saj ishte shume pluraliste. Ne te benin pjese komuniste si: Mustafa Koçaçi, Jahja Boçi, dhe Zenel Hekali, deputete dhe ish deputet si: Spiro Papa, Bektash Cakrani, Qemal Vrioni, (I cili ishte edhe pronar I madh tokash), ushtarake dhe ish ushtarake si: Hekuran Maneku dhe Musa Kranja, tregtare si: Idriz Xoxa, Taqi Bozo, Liçi Xega, intelektuale si: Dr. Kostandin Kallogjeri, Dr. Musa Delvina, Dr.Jakov Milaj, Llazar Kilica(ish Ambasador ne Rumani), Sotir Bitri etj. Ndryshe nga deget e tjera te organizates se fshehte grupi I Fierit ju vu punes, duke ngritur strukturat perkatese dhe rekrutuar njerezit per kryengritjen e armatosur, e cila do te kombinohej edhe me elemente te grushtit te shtetit. Ne baze te punes se zhvilluar dhe organizimit te mire grupi I Fierit ishte I pari qe ngriti flamurin e revoltes, duke dhene sinjalin e kryengritjes, e cila shpertheu vetem ne Fier dhe Skrapar.

 

8 - Meqenese numri I pjesemarresve ne Kryengritje ishte shume I madh Gjyqi politik ndaj tyre per mungese ambienti te pershtatshem u zhvillua ne oborrin e shtepise se Qemal Bej Vrionit, I cili ishte nje nga anetaret e bankes se te akuzuareve. Zhvillimi I seancave u be nen hijen e nje pergulle. Mekanikisht te pandehurit ngrinin shpesh here koken dhe shihnin bistaket e rrushit te pjekur dhe kthenin veshtrimin nga Qemal Beu. Ne momente pushimi ata e ngacmonin ate me batuta te tilla: Qemal Bej mos u merzit sepse ti ne shtepine tende je! I mbare prodhimi I rrushit Qemal Bej!Sa vere dhe sa raki do te besh kete vjeshte?!. Vertet ironi e çuditshme dhe absurde e ngjarjeve te kohes, kur nje I pandehur per pjesemarrje ne Kryengritje te armatosur gjykohej si I tille ne shtepine e tij.

 

9 - Midis protagonisteve te shumte te kesaj levizje te armatosur. Pa dyshim qe shembullin me tipik te heroizmit e perfaqeson Riza Cerova.

Vdekja heroike e tij ishte akti I fundit I kesaj levizjeje shkruan ne kujtimet e veta Dr. Jakov Milaj nje tjeter pjesemarres I kesaj Kryengritjeje. Riza Cerova nuk kishte veçse kater muaj qe ishte kthyer nga emigracioni politik. Ai u anetaresua menjehere ne organizaten e fshehte duke u shnderruar ne protagonistin me aktiv te saj. Ai jo vetem qe organizoi grupin e atentatoreve qe do te ekzekutonin personalitetet e larta te shtetit, por me autoritetin e madh qe kishte ne Skrapar dhe ne jug te Shqiperise u perpoq qe te rekrutonte nje force te madhe te armatosur. Duke mos u njoftuar ne kohe ai nuk arriti qe te realizonte planin e caktuar. Megjithate me nje çete 40 luftetaresh R.Cerova ju drejtua Beratit. I goditur nga forcat qeveritare ai u terhoq ne male, duke ju drejtuar tentatives se arratisjes per ne Jugosllavi. I plagosur rende gjate perpjekjeve vdiq ne pyllin e Marjanit, prane Pogradecit ne 24 gusht 1935. Nderkohe qe ne qytetin e Fierit drejtuesi politik I Kryengritjes ishte Koste Çekrezi. I diplomuar ne Harvard ai u kthye nga SHBA-ja ne Shqiperi per te dhene kontributin e tij ne politike.


Ne vitet 1930-1932 Koste Çekrezi ishte anetar I Keshillit te Larte te Shtetit. Si pjesemarres ne organizaten e fshehte te Vlores ai u denua nga Gjykata politike. I sapodale nga burgu ra menjehere ne kontakt me organizaten e fshehte dhe mori pjese aktive ne revolte. Koste Çekrezi njihet ne qarqet intelektuale edhe si gazetar dhe historian. Ndersa drejtuesi ushtarak I Kryengritjes ishte nentoger Musa Kranja. Ai u kujdes per rekrutimin e kryengritesve, duke thirrur te gjithe rezervistet nen arme. Ai arriti te fuste ne levizje 11 xhandaret qe kishte nen Urdhera, por edhe komandonte e rekrutimit. Musa Kranja ishte ai qe e udhehoqi qe ne fillim revolten, duke bere arrestimet e autoriteteve lokale dhe drejtoi edhe sulmin ndaj Lushnjes. Bashkepunetor I tij ne kete ngjarje ishte dhe Zenel Hekali  Ne vitin 1932 ai u shkarkua nga detyra e kryemesuesit te shkolles se Ballshit si antizogist dhe u transferua ne shkollen e Hekalit, nga ku mbahej nen mbikqyrje. Rekrutoi nje pjese te kryengritesve. Ndersa Hekuran Maneku ish veprimtar I levizjes kombetare. Ishte perfaqesues I Fierit ne Kuvendin e Sinjes ne 23 korrik 1912. Pjesemarres I vjeter ne te gjitha ngjarjet politike te kohes kur jetoi si, ne Shpalljen e Pavaresise, luften kunder rebeleve  te Kryengritjes se Shqiperise se Mesme, luften e Vlores, Revolucionin e Qershorit etj. U denua me vdekje nga gjyqi special dhe u ekzekutua me varje ne litar ne qender te qytetit te Fierit. U dallua per qendrimin burreror qe mbajti perpara ekzekutimit.

 

10 - Gjyqit te Fierit nuk I munguan edhe personazhet VIP, nga te cilet mund te permendim: Nuredin Bej Vloren dhe Qemal Bej Vrionin.

Nuredin Bej Vlora ishte I biri I Ferit Pashe Vlores. I ati I tij kish qene Kryeminister I Perandorise Osmane gjate mbreterimit te Sulltan Abdyl Hamitit. Nuredini kishte marre pjese ne levizjen kombetare si: ne luften e vitit 1914 kunder Viorioepirioteve dhe Kryengritesve te Shqiperise se Mesme. Dallohej si njeri me karakter te forte, sjellje te perzemert dhe veprime politike te matura. Per keto karakteristika dhe meqenese rridhte nga familja e Ismail Qemalit ai mendohej nga Organizata e fshehte si nje nder kandidaturat kryesore per President te vendit.


I martuar me nje milionere Kiliane Nuredin Vlora e kalonte pjesem me te madhe te kohes jashte vendit. Per ta falur ate nga denimi per pjesemarrje ne Kryengritje te armatosur Mbreti Zog pati nje nderhyrje te fuqishme nderkombetare, qe nga Kalifi (udheheqesi shpirteror I fese islame) e deri tek Duka I Uindsorit. Ndersa Qemal Bej Vrioni ishte perfaqesues I deges se fierit te familjes Vrioni. Ai kishte qene delegat ne Kongresin e Durresit (25 Dhjetor 1920) dhe kishte drejtuar trupat e vullnetareve fierake ne luften e Vlores (1920). Megjithate ai njihej ne qytetin e Fierit edhe per konfliktet e shumta personale te cilat kishin nisur qysh me qeverine e Ismail Qemalit, e deri ato me vegjeline dhe tregtaret. Qemal Vrioni ishte deputet I Parlamentit Shqiptar qysh nga viti 1921. Interesant eshte fakti se ne gjyq Qemal Vrioni dhe Nuredin Vlora u mbrojten nga avokat Seit Qemali, I biri I arkitektit te Pavaresise Shqiptare, Ismail Qemalit. Duhet thene se karriera e Qemal Vrionit e arriti kulmin gjate viteve te pushtimit Italian, ku ai do te drejtonte per pak kohe gazeten kryesore te regjimit “TOMORI”, si dhe do te ushtronte edhe funksionin e Ministrit te Financave ne njeren prej qeverive te asaj kohe.


11 - Ne Fier mungonin ndjenjat Zogiste. Kyengritja e Fierit ishte shprehja me e fuqishme e pakenaqesise qe ekzistonte ne vend kunder Mbretit dhe nderhyrjes Italiane ne vend. Shperthimi i saj ne qytetin e Fierit tregonte se ne kete qyteze te vogel ekzistonte nje berthame e fuqishme borgjezo-intelektuale, nje ndergjegje e larte politike dhe ndjenja te forta antizogiste. Duhet thene se kjo levizje e tronditi seriozisht regjimin gje qe u pa ne zhvillimet e seancave te gjyqit politik, shkrimet e gazetes qeveritare Besa, rrezimi i qeverise aktuale te Kryeministrit Pandeli Evangjeli dhe zevendesimi me qeverine e re “Liberale” e te “moderuar” te Mehdi Frasherit.

 

Gjithashtu kryengritja rrezoi edhe imazhin nderkombetar te Monarkise Shqiptare. Pikerisht denimet e ashpra mbi pjesemarresit e saj sollen nje reagim te ashper nderkombetar, duke nisur nga organizatat humanitare e deri tek organizata e Lidhjes se Kombeve. Kjo gje e detyroi Mbretin qe vetem dy muaj me pas pikerisht ne 28 Nentor 1935, me rastin e festes se Flamurit, te shpallte amnistine e jashtezakonshme, e cila i falte te gjithe te denuarit nga gjyqi i Fierit. Levizja e Fierit deshtoi  se kreret e organizates se saj ishin njerez qe e mbivleresonin me teper veprimtarine e tyre politike dhe ushtarake, sesa operativitetin, konspiracionin dhe aksionin konkret. Pikerisht atje ku keta komponente u vleresuan drejt (Fier, Skrapar), kryengritja pati sukses. Gjithashtu organizata e fshehte gaboi ne vleresimin e situates politike ne vend, duke krijuar idene se me shkrepjen e “Pushkeve te para” regjimi do te rrezohej artificialisht. Keshtu koha vertetoi te kunderten. Interesant eshte fakti i protagonisteve te kesaj levizjeje. Do te ishte lufta e II-te Boterore ajo qe percaktoi te ardhmen e tyre. Keshtu nje pjese ju bashkua rezistences antifashiste, nje pjese rane deshmore ne lufte( Jashar Cakrani, Mustafa Kaçaçi), nje pjese bashkepunuan me autoritetet e pushtimit, pjesa tjeter u detyrua qe pas luftes te emigronte, te zhvishej nga pasuria ose te burgosej. Fakti me i çuditshem eshte se asnje nga keta njerez nuk u be ndonje personalitet ne Shqiperine e pas luftes.






                        Shkruar per Fieri.com nga:
Historian, Ilirian Gjika

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00