Monumentet e natyres ne qarkun e Fierit

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Në kuadër të projektit që po zbatohet në bashkëpunimin e Shoqatës së Mbrojtjes së Peizazhit Natyror, Bashkisë së qytetit Fier dhe SNV-dega e Fierit, në 28 janar u kryen biseda të ilustruara për mjedisin dhe monumentet e Qarkut të Fierit. Sipas projektit këtë herë ishin zgjedhur tri shkolla në rrethin e Lushnjës: në qytetin e Lushnjës, në Divjakë dhe në Bubullimë. Referuesit ishin përkatësisht Prof. Dr. Perikli Qiriazi, Prof. Dr. Dhimitër Doka, Prof. Dr. Skënder Sala dhe Mag.Rezarta Hoxhallari.

Biseda rroku dhe problemet mjedisore, zonat e mbrojtura dhe parqet në Shqipëri, por dhe në gjerë. Interesi i nxënësve dhe mësuesve ishte shumë i madh. Tashmë konstatohet me lehtësi vemendja që po tregohet ne rritje e njerëzve për pasuritë natyrore në territorin ku jetojnë e punojnë. Referuesit u përqëndruan në vlerat e mjedisit natyror të Qarkut të Fierit, në monumentet e natyrës të shpallura si të tilla dhe si ato mund të njihen, mbrohen e përdoren në dobi të komunitetit dhe më gjerë.

Vlen të theksohet se ishte mjaft interesante sugjerimet e mësuesve të Gjeografisë dhe Biologjisë, të cilët sugjeruan se në zonat përreth tyre kishte dhe mjaft objekte të tjera, veçanërisht drurë, të cilët meritonin shpalljen si monument natyre. Ata sqaruan se ka raste ku ndonjë monument natyre për shkaqe natyrore apo antropogjene i ka humbur vlerat dhe duhet hequr nga lista e monumenteve të natyrës. Nga ana e projektit mendohet që të shtohet një skedë, e cila do të plotësohet prej mësuesve të Gjeografisë dhe Biologjisë.

Skeda do përmbajë afërsisht këto të dhëna: emirI monumentit, vendndodhja, mosha e tij, gjendja aktuale, vlerat që ka, largësia nga qendra më e afërt e banuar etj. Propozimet e grumbulluara do të shërbejnë në një të ardhme të afërt, ku në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit të bëhen propozime për shpalljet e reja të monumenteve të natyrës. Siguria e informacionit do të rritet në takimin e pritshëm me specialist të komunave gjatë muajit mars, të cilin projekti në zbatim ka planifikuar. Të gjitha monumentet e propozuara që do të plotësojnë kushtet për t’u shpallur, do te jenë pjesë e librit që është parashikuar të publikohet si një nga produktet kryesore të projektit.

Po në këtë datë që u zhvilluan bisedat në shkolla, sipas projektit ishte parashikuar dhe një bisedë në televizionin lokal “Apollon” në qytetin e Fierit. Biseda ishte e drejtpërdrejt në orën 21.00-22.00. Profesor Qiriazi foli për monumentet e natyrës dhe mjedisin në Qarkun e Fierit, duke treguar vlerat që duhen mbrojtur për sot dhe të ardhmen. Ai i kushtoi rëndësi të vecantë Lagunës së Kërnicës, në jug të Vijës së Ngjalës.

Këtu mjedisi ende e ka ndjerë pak ndërhyrjen e njeriut. Ai shënoi se ishte kundër projektit që parashikon ndërtimin e Impiantit për Gazifikimin e Gazit të Lëngshëm, sepse një pjesë e tij parashikohet të shtrihet në pyllin me pisha në veri të kësaj lagune. Tokat e kripura pranë lagunës janë të shumta, pra një mundësi mjaft e mirë për t’u shtrirë aty kjo industri e jo në pyll. Mjedisit dhe monumenteve të natyrës në Mallakastër u kushtoi vemendjen e duhur Profesor Sala, i cili theksoi se megjithëse mjedisi i kësaj krahine kodrinore me shumëllojshmëri të madhe të formave të relievit, ai ende ka mjaft vlera e monumente natyre. Ato duhen njohur, studiuar dhe shpallur të tilla. Mbrojtja është detyrë e të gjithëve, por me shumë rëndësi është pjesëmarrja e drejtpërdrejt e komunitetit, banorëve ku ndodhen këto monumente natyre.

Të paktën në fshatrat Drizar, Hekal, Kremenar, Greshicë etj, nga ana e tij ishin evidentuar disa objekte që i plotësonin kushtet për t’u shpallur monument natyre. Ai i kushtoi rëndësi mbrojtjes së mjedisit prej të gjithëve dhe se edukimi mjedisor nuk është detyrë vetëm e shkollës dhe e Ministrisë së Mjedisit, por e të gjithëve dhe se ky edukim zgjat po aq sa jeta e njeriut. Profesor Doka foli për vlerat e monumenteve të natyrës dhe mjediseve të mbrojtura në dobi të industrisë turistike. Ai u përqëndrua më shumë në parkun kombëtar të Divjakës.

Vlerat e këtij mjedisi, si dëshmitarë I rrallë i pyllit të dikurshëm aq i përhapur në gjithë bregdetin e Mesdheut. Plazhi, flora dhe fauna e tij janë një dhuratë shumë e vlefshme që natyra i ka bërë popullit shqiptar e banorëve të Divjakës e Lushnjës në veçanti. KJo pasuri natyrore meriton më shumë kujdes dhe vemendje nga pushteti vendor dhe vet banorët që punojnë e jetojnë aty. Ata duhet t’i njohin, ndërgjegjësohen më shumë për detyrën e përgjegjësinë ligjore e morale që kanë për këtë pasuri të madhe.

Turizmi në këtë park po paraprihet nga infrastruktura rrugore relativisht e mirë, janë ngritur dhe disa hotele, por duhet kujdes për menaxhimin e qëndrueshëm të parkut. Bashkia e Divjakës duhet të përcaktojë më shumë rregull e të kërkojë më shumë zbatimin e ligjit për mjedisn nga administratorët e parkut. Shqetësues mbetet dëmi që i kanë sjellë banorët Pelikanit Kacurrel. Koncepti se ky shpend i rrallë në gjithë pellgun e Mesdheut pakëson peshkun në lagunën e Karavastasë nuk qëndron, sepse natyra ka mijëra e miliona vjetë që ka vendosur ekuilibrin e saj.

Peshkun e lagunës e pakëson gjuetia pakriter apo ajo me mjete shpërthyese dhe helmuese. Konstatohet mirë se ndërgjegjësimi i banorëve për më shumë kujdes ndaj këtyre pasurive natyrore po vjen në rritje. Mag. Rezarta Hoxhallari, në këtë bisedë televizive, si koordinatorja e projektit theksoi ecurinë e deritanishme të këtij projekti dhe detyrimet që duhen realizuar në fazën e ardhshme për dy produktet kryesore të projektit: përgatitja e librit dhe albumit përkatës. Ajo shënoi se deri tashti ecuria e projektit në elementet që mbulohen nga Bashkia Fier dhe SNV Fier është shumë e mirë dhe një gjë e tillë kërkohet dhe nga Qarku, i cili duhet të mbulojë përgatitjen e sinjalistikës dhe etikimin e monumenteve të natyrës.

 

 

Fieri.com / Prof. Skender Sala

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.