“Fokusi; dhe pasioni im i 12 vjecar per fotografine artistike.

Font size: Decrease font Enlarge font

Para disa ditesh  ne ambjentet e galerise se artit Fier, u zhvillua edicioni i dyte e fotografise artistike mbarkombetare “Fokus”. Fotografe nga Shqiperia, Maqedonia, dhe Kosova u mblodhen ne kete ekspozite konkurs mbarkombetar ne nje mbremje te paharrueshme. Organizatoret, BenArt Studio, Galeria e Arteve dhe Shoqata Kulturore Artistike “Antik” e kishin konceptuar dhe realizuar artistikisht dhe kuruar me vemendjen me te madhe kete shfaqje te vlerave te fotografise kombetare. Juria perbehej nga profesioniste te fotografise si Albes Fusha, pedagog ne Akademine e Arteve Tirane. Leon Cika pedagog ne shkollen e fotografise 'Lindart' dhe fotoreporter i agjensise “Rojter” dhe Pandeli Lena, piktor i njohur te cilet nuk e paten te lehte te perzgjidhnin cmimet e aktivitetit. Ne kete aktivitet ishin paraqitur 98 foto qe perfaqsionin 42 konkurent nga Shqiperia Maqedonia dhe Kosova. Megjithe difektin e rende qe pati sistemi elektrik i qytetit ekspozita u hap diten e neserme paradite dhe ate nate gjithe te ftuarit dhe te pranishmit u mblodhen ne ambjente e nje lokali simpatik ne qytet ne nje Koktei & Show per te dhene tre cmimet e aktivitetit. Vec fotografeve te ftuar aktivitetin e nderonin dhe figura te pushtetit vendor por dhe artiste te njohur te fushave te tjera te artit skenik dhe pamor. Emocione i dha mbremjes dhe kompleksi muzikor “Akustika” i cili shoqeroi me muzike kete mbremje. Ne perfundim te shfaqjes juria vendosi per keto cmime:

  *Cmimi i trete: Agron Polovina nga Berati me “Portret”
  *Cmimi i dyte: Shkelzen Rexha nga Gjakova me ciklin “Koloni
  *Cmimi i pare: Xhimi Shehu nga Vlora me ciklin “Pritja”


Fituesi i vendit te pare Xhimi Shehu u shpreh se ndihej totalisht i habitur nga çmimi. - "Mua fotografia me ka interesuar gjithmone. Me habit mundesia qe ka fotografia per te dhene me te forte realitetin. Une kam botuar dhe ne revisten greke Gjeotropio, por nuk ka me mire sesa te vlersohesh ne vendin tend".  Fituesi i vendit te dyte, Shkelzen Rexha nga Gjakova, fotograf ne profesion prej 35 vjetesh, profesor, ligjerues i lendes se fotografise ne Universitetin e Gjakoves tha se per te fotograifa ishte me e fuqishme se 1000 fjale. Fitova se mbase 1000 fjalet e mia ishin per nje teme shume te nxehte ne trojet tona, romet. Jeten dhe kushtet ne te cilat ata rrojne. Me behet qejfi dhe ndjeva shume i vleresuar sepse konkurenca ishte e forte. Fitues i vendit te trete piktori Beratas Agron Polovina u shpreh se pjesmarrja ne kete konkurs ishte nje ftese e miqve te tij fierake "Fotografia" – tha ai, - "eshte pasioni im i fundit si artist. Bashkia e Fierit dhe komuniteti i artisteve te mrekullueshem fierake krijojne suporte te papritura per artistet. Fotot e mia, megjithese pak tradicionale, zune nje vend dhe normalisht nuk ka artist qe nuk i perkedhelet sedra". Kryetari i bashkise se Fierit zoti Baftjar Zeqo u shpreh per mediat lokale se ishte i habitur nga pjesmarrja dhe se ky aktivitet e tregoi veten serioz dhe si i tille do ta kete te sigurt ndihmen dhe vemendjen e bashkise dhe ne te ardhmen. I pyetur se mos valle shpenzimet per artin nga administrate ishin disi te ekzagjeruar zoti Zeqo iu pergjigj se Fieri eshte nje komunitet qytetaresh dhe asnjehere shpenzimet per artin ne komunitete qytetaresh nuk jane te teperta.
Nga gjithe te pranishmit u vlersua maksimalisht zhvillimi i ketij aktiviteti i cili i sherbeu sic duhet idese se organizatoreve per te ngjitur fotografine artistike kombetare ne vendin qe i takon ne fushen e madhe te arteve pamore. Gjithashtu nga te pranishmit u evidentua me force mungesa e aktiviteteve te tilla ne shkalle kombetare te cilat u sherbejne jo vetem ballafaqimit te shkollave shqiptare, maqedonse, kosovare te fotografise por dhe krijimit te urave te bashkepunimit te midis ketyre artistve. Ky aktivitet u mbeshtet financiarisht nga BenArt Studio, Bashkia Fier, Universiteti “Kristal” dhe nga Tv Apollon

Intervista me Arben Alliaj

-Pse ku pasion per fotografine artistike, ka qene nje shtyse e hershme, apo pasion i castit?

Mendoj se pasioni im per fotografine ka qene nje shtyse e hershme produkt i 12 viteve pune ne fushen e videos, montazhit, dhe fotografise. Pasion i cili nga viti ne vit forcohej dhe akumulonte energji Brenda vetes sime. Fieri eshte nje qytet me jete artistike aktive dhe te larmishme, pervec bandes frymore, teatrit dhe estrades, ansamblit myzeqea, muzeu etj, ne te ndodhet edhe Galeria e Artit e qytetit ku une shpesh shihja ekspozita pikture, skulpture etj por ne asnje rast ekspozita te fotografise. Kjo gje me bente te ndihesha i "vetmuar" ne rrugen time, dhe brenda vehtes mundoja te zgjidhja kete shqetsim qe me kishte lindur "mungesa e nje aktiviteti per fotografine" gje qe e konstatoja dhe ne shkalle kombtare.

 -A ka lidhje me fotografine (e perditshme) te cilen ju e keni pune te zakonshme?

Per kete pyetje mund te them se ka lidhje sepse pasja e nje Foto Studio ne qytet me bene te ndihem cdo cast prane fotografise, me bene te ndihem cdo cast me konceptimin e ngjyrave dhe kuadrit, me menyrat e fotografimit, me problemet e ndryshme qe kane fotografet megjithese jo profesionist, me keshilla per te nxjere nje foto te mire,me analiza qe i bej ne vetvete fotove te ndryshme dhe me konstatime edhe te fotove qe shpesh here i sjellin dhe njerez amatore por qe ne vetvete percjellin mesazh dhe koncept per fotografine.

 -Si ka qene bashkpunimi me pushtetin lokal per Fokus dhe a ka pasur ndihmese monetare ?

Ketu eshte vazhdimi I pyetjes se pare: Vendosa te inicioja kete project,pa e ditur se dikush do me mbeshteste. Nje nga njerzit qe kam biseduar ka qene dhe pergjegjsi i galerise se qytetit piktori Pandeli Lena, te cilin e falenderoj i cili pasi me degjoi vuri re se idea ime kishte vlera dhe me propozoi qe ky te ishte nje bashkpunim midis tyre dhe meje. Por gjithsesi duhet thene se perkrahja e tyre financiarisht ka qene modeste.
 

-Si jane marredheniet tuaja me  artistet e fotografise artistke , si i ke "mbledhur "punet e tyre ?

Mardheniet mendoj se jane te mira, per mua jane 3 grupe fotografesh. Fotografet Bisnesmen, ata qe posedojne fotostudio dhe stampojne foto por qe eshte fatkeqsi qe mbeshtetja e tyre per aktivitete te fotografise artistike eshte thuajse zero sepse nuk disponojne fotografi per tema ekspozite sepse bisnesi i fotografise nuk i le kohe te mendojne me tutje. Fatkeqsisht ketu ka njerez qe jane dhe te rastesishem dhe qe skane lidhje fare me fotografine ne pergjithesi,dhe jo me me fotografine artistike. Grupi me i mire eshte grupi i fotografeve artiste ketu fus te gjitha ata piktore, skulptor, skenograf, studente qe marrin leksione per fotografine apo dhe fotografe profesioniste, fotografet e vertet qe "ushqejne" familjet e tyre nepermjet aventurave te tyre te zanatit, nepermjet shitjes se fotove te tyre ne revista, gazeta, media e kudo. Une pikerisht tek ky grup kerkova bashkpunimim per kete ekspozite barekombetar dhe konstatimi im eshte qe keta jane te shumte por qe fatkeqsisht edhe ne shkalle kombetare nuk ka aktivitete te verteta per fotografine artistike. Grupi tjeter eshte grupi i ndermjetem, ku mendoj se bej pjese dhe une, i fotografit qe ka nje studio por pasioni per fotografine i le kohe te shikoj dhe me tutje bisnesit. Punet e kesaj ekspozite i kam siguruar nepermjet ftesave direkte per cdo artist nepermjet njohjeve qe kam dhe nepemjet miqeve te mi te cilet dua ti falenderoj.

-Ju nderkohe jeni edhe bashkepronar i Fieri.com. Shkurt per administrimin e saj dhe punet tuaj ketu. Bashkepunimi me televizonet lokale dhe Bashkine e Fierit.

Fieri.com eshte faqja e vetme e qytetit tone qe pasqyron jeten e qytetit ne internet dhe egziston qe prej vitit 2002. Ajo numeron rreth 36500 vizitor unike ne dite dhe 58 shtet prezent visitor ne te. Nje tjeter arritje mund te quaj, thithjen si visitor i gjithe intelektualve dhe artisteve fierak qe ndodhen jashte shqiperise. Kjo faqe tashme konceptohet nga Ne si nje media e pavarur ne dore te qytetit dhe qytetareve dhe roli im ne te eshte roli i investitorit dhe administratorit te mardhenieve me bisnesin dhe me qytetaret. Mardheniet tona ne lidhje me televizionet eshte here ne forme konkurence dhe here ne forme bashkepunimi. Une mendoj se e rendesishme eshte se ne rastet kur kemi te bejme me njerez qe kane vision problemi i konkurences nuk behet shkak per prishje respekti reciprok. Kurse me Bashkine mardheniet tona jane te mira, une mendoj se kemi fituar respektin e tyre per punen tone, per ate qe bejme per qytetin, por ndihmesen e tyre financiare ne kete drejtim nuk e kemi pasur.

-A ka pasur hatermbetje ne ndarjen e cmimeve dhe cmund te na thoni per cilesine e fotografive artistike te Fokus 2007?

Pergjigja e sakte e kesaj pyetje ka te beje me pozicionin e organizatoreve. Kjo eshte nje gare dhe ne kemi per detyre vetem te organizojme, te zgjedhim nje juri kopetente qe te kete aftesi te vlersoj drejt dhe me profesionalizem punet e sjella nga gjithe konkurentet. Dhe ketu misioni yne mbaron. Gjithcka me pas e ka ne dore juria. Mendoj se juria ishte e perbere nga njerezit me profesionist ne kete zhaner te arteve pamore. Ata ishin: Albes Fusha, fotograf 'i mirenjohur dhe pedagog ne akademine e arteve te bukura Tirane. Leon Çika, fotograf, fotoreporter i angjesise 'Rojter' dhe pedagog ne shkollen e fotografise "Lindart". Pandeli Lena Piktor dhe emer i njohur ne shkalle kombetare. Por fituesit do te ishin vetem 3. Ndoshta pak per nivelin cilesor qe pati konceptimi i fotografise ne kete konkurs.

 -Do te vazhdoni me tej kete tradite te fotografise artistike ?, ose bashkpunimet tuaja me aktivitetet kulturore.

Tashme organizatoret e kane te qarte egzistencen e domosdoshme te ketij aktiviteti te rendesishem kombetar per fotografine artistike. Tashme jemi me shume miq qe mendojme per mbarevajtjen e ardhshme te tij. Suksesin e ekspozites konkurs mbare kombtare Fokus tashme e konstatoj dhe Keshilli Bashkiak, Kryetari i Bashkise duke premtuar se Fierit i qendron bukur ky aktivitet dhe se do te gjeje me shume perkrahje financiare ne edicionet e ardhme. Predispozicioni im personal do te jete i pa shtershem si shpirterisht ashtu dhe financiarisht duke kerkuar qe ky aktivitet te kthehet ne institucion vleresimi maksimal moral dhe financiar per te gjithe artistet fotografe anembane trojeve shqiptare. E fundit qe deshiroj te shtoj eshte se tashme fotografet artiste te shenojne ne axhendat e tyre te cdo viti Nentorin, si muaji i takimit te gjithe fotografeve artiste dhe dashamiresve te saj ne qytetin e Fierit per te demostruar te gjithe se bashku vlerat qe mbart fotografia e vertet.


Gazetare per Fieri.Com: Aurora Damini

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
aferdita plana 20 February, 2009 06:19:14
shum e mire idea per kete:P
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0