Historia e Fierit ne shkrimet e Jakov Xoxes

Font size: Decrease font Enlarge font
image Historia e Fierit ne shkrimet e Jakov Xoxes

1.

"Atje ku Fieri celej me sy nga mali e ku kembanorja e Shen Gjergjit dilte si gisht perpjete permes mjegulles se pare qe rendonte mbi kurrizin e qytetit". Keshtu shkruante vite me pare per qytetin e tij te dashur, Fierin shkrimtari Jakov Xoxa, nje nga perfaqesuesit me ze te prozes shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit XX I cilesuar nga studjuesja Shefkie Islamaj si nje shkrimtar i dashur, i bindshem, qe ka pasur c'ti ofroje lexuesit (Tema 11 gusht 2006), Xoxa dhe vepra kryesore e tij "Lumi i vdekur" eshte vleresuar si nje nga monumentet gjuhesore te shqipes. Njekohesisht sot ne konstatojme se e gjithe vepra e Xoxes perfshire edhe romanin Lumi i vdekur perben nje nga monumentet e historise se qytetit te Fierit. Po te besh nje vezhgim tangencial krijimtarise se tij do te vesh re se ngjarjet te cilat zhvillohen ne kete qytet dhe personazhet qe gjallojne aty, jane persona reale, te cilet sot gjenden vetem po te germosh ne kujtesen e me te moshuarve.

 

Ne tekstin e "Historise dhe Letersise Shqiptare", qe zhvillohet ne vitin e katert te shkolles se mesme autori Shaban Sinani citon tek veprimtaria e Jakov Xoxes se ai: zhvilloi nje proze te gjate analitike duke qendruar besnikerisht te njejtit mjedis Myzeqese, ne tri kohe te ndryshme ne: para, gjate dhe pas luftes antifashiste tek te tre Romanet e tij si: "Lumi i Vdekur" botuar ne 1964; "Juga e Bardhe", botuar ne vitin 1971 dhe "Lulja e kripes", botuar ne vitin 1980 ndricuar me subjektet e tyre ne boten shqiptare dhe fshatin Myzeqar.  Eshte interesant fakti qe Shaban Sinani citon perseri ketu (Letersia dhe gjuha shqipe 2007. fq.268) se: Xoxa periudhen e fundit te jetes e kaloi ne vetmi, ku zgjodhi si mjedis te krijimtarise se tij Apolonine. Jeta e menanjuar nga Kryeqyteti, kultura filologjike dhe mjedisi tradicional i Myzeqese lane gjurme te forta ne ligjerimin e tij letrar, ne pikepamjen gjuhesore estetike dhe etnografike.

 

2.

Krijimtaria e mirefillte e Xoxes nis me ciklin novella, por ajo qe ne interesohemi per shkrimin e sotem eshte novela: "Tre pleqte dhe Mihali kater", qe eshte pjese e vellimit "Novela" te cilen autori e botoi ne vitin 1958. Subjekti i saj flet per tre pleq nga Fieri, te cilet nisen nga qyteti i tyre per ne Plyk, nje fshat ne jug-lindje te qytetit, per te cuar ushqime partizaneve. Meqenese ne Fier ishte vendosur shtetrrethimi ata vendosin qe te kalojne ne shtigje te veshtira permes kenetes se Sheqit per te dale ne Kishen e Shen Markut ne Grize dhe per te vazhduar me tej, drejt Lalarit, Krapsit, duke mberritur ne Plyk, tek baza partizane. Rruges tre pleqte: Xha Miti, Ganiu, Gor Kasapi dhe i biri Mihali hasin peripeci te ndryshme te cilat i kalojne me zgjuarsi. Nderkohe ajo qe na intereson ne eshte frazeologjia qe perdor autori si: Ura mbi lume, Barangat e mullirit, Gjanica, etj te cilat nuk jane gje tjeter vecse, Gjanica lumi qe pershkron qytetin e Fierit, Ura e kishes permbi te, Mulliri i Beut qe ndodhej aty prane dhe kisha katedrale e Shen Gjergjit me kembanoren e saj.

 

Ketu Jakov Xoxa shpreh me mjeshterine e penes se tij edhe shqetesimin e priftit te Fierit per te hedhur diten e 6 Janarit, pra dites se ujit te bekuar, kryqin mbi lume. Por n.q.s gjermanet e kishin bllokuar uren duke vendosur aty nje postbllok prifti vendosi ta hidhte kryqin mbi ujin e Gjanices tek Ura tjeter ose sic shprehet autori, tek Ura e Jonuzit, e cila eshte ura me shkalle. Ajo quhej keshtu sepse ishte ndertuar me porosi te tregtareve fierake ne vitin 1935 nga Usta Jonuz Borici. Nderkohe toponime te tjera qe ndeshim ne kete novele jane kasapana (thertorja) qe ndodhej prane Gjanices, Mbyeti, fshat prane Fierit, Kisha e Shen Kollit ne Mbyet, e cila ekziston edhe sot, kisha e Shen Markut ne Grize, etj.

 

3.

 "Kurorat e Masar beut" eshte nje tjeter Novele ku personazhi i saj Masar beu, i biri i Galip Pashes, qe nje njeri i njohur ne Fier dhe politiken shqiptare te viteve 1920-1944. Pas personazhit te Masarit fshihet Qemal bej Vrioni, i cili sic e shpreh autori u be zyrtar ne kohen e Turqise, kur erdhi Italia dhe kur ndodhi pushtimi Gjerman. Xoxa e quan Masarin: "Pasha i vogel", sepse me te drejte dega e familjes Vrioni ne Fier mbante titullin e vjeter turk Pasha (i nderuar). Gjithashtu ne kete novele gjejme frazen: "Masar beu i doli perpara ushtrise Italiane dhe nje dite u gdhi minister". Ne kete rast Xoxa tregon lidhjet reale qe kishte me Italianet Qemal Vrioni, i cili ne periudhen e okupacionit u be deputet dhe kreu edhe disa detyra te tjera te rendesishme si: Drejtor i gazetes qeveritare "Tomori" dhe Minister i financave ne nje nga qeverite Kuislinge te kesaj periudhe. Karrieren e ketij njeriu Jakov Xoxa e perifrazon keshtu ne gojen e njerit prej personazheve te kesaj novele: "Jo mor bej jo! Se mos pive nje e ne dy, po ne kater sisa bashke. Pive ne te Turqise (Qemali kish qene nenpunes ne administraten osmane), pive ne te Shqiperise, (Qemal Vrioni kishte qene deputet ne Parlamentin shqiptar qe nga Kongresi i Lushnjes), Pive ne te Italise…".

 

Nuk dihet se perse Jakov Xoxa I referohej ketij personi, duke e bere personazh te krijimtarise se tij, ku ai e permend edhe ne krijime te tjera me emrat: Qemal bej Gjungeza, tek novella "Ai qe tallej me urine e tjetrit", apo Suat bej Verdhoma tek "Lumi i vdekur". Nderkohe qe ne mund te themi se personazhet negative realizmi socialist i merrte pikerisht nga ato qe ai i quante regjimet antipopullore, ku si e tille ishte etiketuar nga lufta e dikurshme e klasave ne regjimin komunist edhe familja Vrioni. Ndoshta J. Xoxa mund te kete patur edhe ndonje ndikim tjeter, sepse dihet shume mire nga historia e Fierit konflikti i dikurshem qe kishte pasur familja e Xoxes me Vrionasit per nje ceshtje pronesie ne Fshatin Radostine, ku ishin perdorur edhe armet. Pavaresisht nga etiketimi i Xoxes, familja Vrioni vleresohet nga historia si themeluese e qytetit te Fierit. Sic permendet edhe ne shkrimet e historianeve te ndryshem ajo ka kontribute ne Historine e Shqiperise. Mund te permendim faktin se ne shtepine e tyre ne Fier u strehua Ismail Qemali, arkitekti I Pavaresise se Shqiperise gjate udhetimit te tij historik drejt Vlores.

 

4.

Nderkohe vepra me perfaqesuese e Xoxes per Fierin dhe rrethinat e tij eshte vepra e jetes se tij romani: "Lumi i vdekur". Kete roman autori e botoi per here te pare ne vitin 1964, kurse subjektin e tij e vendos ne vitin 1938, duke e nisur fillimin e veprimit ne fshatin Grize, qe sot nuk ekziston me vendin e quajtur kthesa e Patosit. Edhe sot aty ku ndahet rruga automobolistike Fier-Berat nga Fier-Patos ndodhet kisha e Shen Markut qe autori e pershkruan ne vepren e tij. Po keshtu ai tregon ne talentin e tij sesi nis shtegtimi i familjes se Pilo Shpiragut drejt Fierit, ku gjate rruges grate e Shpiragajve shkojne ne Kishen e Shen Kollit ne Mbyet, ku takohen me grate e Cukollareve dhe Papucinjve, dy prej familjeve me te vjetra te qytetit te Fierit. Me pas ne udhetimin e karvanit te qerres se Ikanakeve dalin Kisha e Shen Gjergjit, Ura e Kishes, Gjanica dhe me ne fund Hani i Bishtanakes. Ai sipas autorit Xoxa ishte hapur nga 3 ortaket, ish emigrante ne Amerike si: Vellezerit Gjanica dhe Lako Zhullapi. Nderkohe qe keta 3 personazhe kane qene tre persona reale ne qytetin e Fierit si vellezerit Papai dhe tregtari L.Shallapi. Po keshtu tek kapitulli i pare i "Lumit te vdekur" J. Xoxa, ben nje analize te holle historike te ngjarjeve te zhvilluara ne Fier ne vitet 1920-1930. Midis te tjerave ai thekson ngjarjet e vitit 1924 kur tregtaret e Fierit u ngriten kunder Vrionasve, perfaperfaqesuesin e te cileve Beun Vrionas ai e quan ne liber "Suat bej Verdhoma".

 

Ne menyre artistike shpjegohet kembengulja e tregtareve te cilen duke u mbeshtetur edhe nga qeveria e Fan Nolit vendosin te ngrejne nje treg te ri ne Bishtanake, ku lind edhe lagja e sotme e qytetit "Liri". Konflikti i Qemal Bej Vrioni me tregtaret njihet mire ne histori. Kete akt Xoxa e pershkruan edhe tek shkrimi qindvjetori i nje qyteti, botuar tek gazeta Drita ne 17 Mars 1963. Ngjarjet qe ne menyre artistike ai i pershkruan tek "Lumi i Vdekur" (fq), i citon ne menyre publicistike keshtu "Qeveria Demokratike e Fan Nolit, per t'ju pergjigjur aspiratave te borgjezise se vogel tregtare te ketij qyteti, e transferoi pazarin nga tregu i vjeter i Vrionasve ne tokat e Bishtanakes, qe ishin truall shteteror dhe leshoi lejet per ngritjen e dyqaneve te Pazarit te ardhshem. Vrionasit ju pergjigjen kesaj mase me gjak. Futen njerez dhe vrane Soto Baren, te parin qe ngriti dyqan ne tregun e ri. Pas ardhjes se Zogut pazari u kthye ne tregun e vjeter. Keshtu kjo histori e vertete vazhdon ne nje tjeter forme, tek lumi i vdekur, ku Xoxa tregon se fillimisht per te penguar pazaraket te ktheheshin tek tregu i vjeter Suat Bej Verdhoma urdheroi njerezit e vet te zinin kater rruget kryesore te Fierit si: Uren e Kishes, Qimitirion, (varrezat e vjetra), Vaun e arres (Sheq i madh) dhe shtegun tek shoqeria anglo-persiane (rrugen e Semanit).

 

Gjithashtu ne vitin 1924 sipas Xoxes u ngrit edhe Hani I Bishtanakes nga tre ortaket qe ishin kthyer nga emigracioni ne Sh.B.A, fakt I vertete ne Fier, ku nje pjese e borgjezise tregtare-industriale qe u krijua ne vitet 1920-1930, e paten fillesen nga kapitalet e grumbulluara pikerisht nga emigracioni pertej oqeanit. Pikerisht ne kete Han takohet familja e Pilo Shpiragut me familjen e emigrantit kosovar Sulejman Tafilit, i cili ishte ndjekur nga politika serbe shkombesuese ndaj shqiptareve ne Kosove. Xoxa ne kete rast na sjell nje tjeter histori. Ate te vendosjes ne Fier te komunitetit kosovar, familjet e te cileve erdhen midis viteve 1926-1938, te perndjekur nga politika e mbrapshte e Jugosllavise. Sot ne Fier jetojne pasardhesit e ketij migracioni politik, te cilet jane integruar shume mire ne jeten ekonomike dhe shoqerore, duke u bere protagoniste ne te gjitha zhvillimet. Ketu nis edhe dashuria e djaloshit Kosovar Adilit me Myzeqaren e bukur Viten, e vila pershkruan gjithe romanin qe nga kapitulli i pare e deri ne fund. Adili dhe Vita jane dy personazhe reale, historia e vertete e te cileve u shpreh nga Xox ne kete veper letrare. Per arsye etike ne nuk po i permendim emrat e tyre por nje pjese e lexuesit do ti shkoje mendja se cilet jane keta njerez qe jetuan gjate shekullit te kaluar ne Fier.

 

5.

Jakov Xoxa u mor edhe me shkrimet publicistike te cilat i botoi ne organe te ndryshme te shtypit si: Zeri i Popullit, Zeri i Rinise, Drita, Ylli, etj. Ne njerin prej tyre te titulluar: "Qindvjetori I nje qyteti" botuar ne 17 Mars te vitit 1963 ne gazeten Drita, Xoxa merr rolin e historianit kur shkuan midis te tjerave: "Ky qytet, si rrale qendra banimi te ngritura ne kohen e Turqise, eshte ndertuar jo rreth ndonje xhamie, po ne vendin e nje tregu te gjese gjalle. Qe ketej ka mbetur edhe emri Fier nga Fiera Panair. Mjaftoi ky percaktim subjektiv i shkrimtarit qe ju erdhi per shtat shume fierakeve, te cileve origjina e Fierit si qender tregtare e permendur ja: "guduliste" sedren e tyre qytetare, si dhe dukej me i modes, se percaktimi tjeter, se qe emri i tij vinte nga nje bime Fieri, ashtu si shumica e fshatrave te tjere perreth. Kaq mjaftoi dhe Xoxa ne kete rast "goditi ne shenje". "Viktima" te tij ishin dy intelektuale fierake, studjues serioz dhe me reputacion. I pari ishte Perikli Ikonomi, i cili e permendi kete gje tek libri I tij "Historiku i qytetit te Fierit", botuar ne vitin 1968, ndersa i dyti ishte Historiani dhe Poeti Hysen Emiri qe i permbahej edhe ai ketij "argumenti" tek libri I tij "Historia e Fierit" botuar ne vitin 2001. Keshtu pas 45 vjetesh ky mendim i shprehur nga Xoxa eshte akoma ne fuqi dhe ka bere pas vetes fansa te shumte, si dhe trashegimnia letrare e shkrimtarit, te cilen ja kushtoi qytetit te tij Fierit.




Shkruar per Fieri.Com nga
Ilirian Gjika -Historian

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
qabelita 22 November, 2010 03:22:45
shum i mir qeky liber shum pom pelqen bye
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0