Mitologjia pagezoi F(I)ERIN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Petraq Kote - Poet

… gjuha e hyjnive, cilësohej gjuha  e pellazgëve!

                                                    V. Berard

... shqiptarët janë më të vjetër se historia, vetë!

                                       Aleksandër Dyma

 

* * *

 


Degët më të vjetra të  shkencës gjuhësore, toponomastika, onomastika, oronomastia, semasiologjia etj, të cilat studiojnë formën, përmbajtjen, kohën, prejardhjen, kuptimin e emrave të vendeve, fenomeneve dhe gjasave që  gjenden ndër ne e që do vijnë dhe që orientojnë njeriun në jetën tokësore e më gjërë, i shtrijnë mardhëniet e tyre me gjeografinë, para lindjes së fjalës. Këtë e dinte edhe Kadmi që njihet si krijuesi i alfabetit, por e dinte edhe V. Berard kur tha se gjuha e perëndive, cilësohej gjuha e pellazgëve.

Tregonjëset e para toponimike  ishin figurat, shenjëzat ( herioglifet ) ose pikturografia, të cilat

( e cila ) vijnë ( vjenë ) deri në ditët tona. Ende në shpellën e Velçës në rrethin e Vlorës, Qafën e   ( T )’ Thanës në Pogradec, shpellën e Shën Marenës në Bogas të Konispolit.Në shpellën që ndodhet  në juglindje të Tiranës, pranë Kërrabës, veri të Shqipërisë etj, gjenden ato. Pra, ato i shërbyen njerëzimit për një kohë shumë të gjatë si emërtore vëndesh që flisnin pa fjalë. Me lindjen e gjuhëve, alfabetëve, fjalëve e togëfjalëshave, kjo formë komunikimi ( toponimie, onominie ) u “ shua “. Vendin e saj e zuri fjala ose grupi i fjalëve. Megjithatë shumë popuj në botë e përdori pikturografinë deri vonë. Bile ka shumë syresh ( Azi, Afrikë etj ) që dhe në ditët tona përdorin herioglife. Kjo periudhë përfshiu atë kohë që në histori njihet me emrin, periudha paramitologjike. Figurat janë emërtesat e para toponomastike të botës tokësore dhe qiellore

( Yllësitë ). Shtresëzimi i dytë ( onomastika ) u ngjesh në hapsirën mitologjike, pagane. Popuj të ndryshëm krijuan tashmë dhe kishin perënditë dhe hyjnitë e tyre.

Këtë kohë e shoqëroi fuqishëm edhe letërsia gojore. U ngrit ura figurë – fjalë. Me fillimet e lëvizjes së njerëzve ( homo sapiens ), fiseve, rracave, nëpër dhe’, filloi edhe riemërimi toponimik. Paganët u vunë emrat e perëndive, hyjnive të tyre,. vendeve që gjetën e atë që lanë e emërtuan ardhësit ( dyndësit ) e rinj. Psh, Ujëdhesa e Kalipsosë nuk është gjë tjetër veçse ajo e

“ I – Spania “ ( e fshehtë ) në Spanjë. Abati, Plloça jonë që grekët e quajtën Amantia. Durrahun e quajtën Epidamn, Pellazgjinë e quajtën Thesali dhe Glaukinë, qytetin e Glaukut e quajtën Apolloni. Paganizmi ishte ndoshta fondi më i madh botëror toponimik. Çdo figurë që formohej në qiell apo gjasë që ndodhte në tokë në përmasa të frikëshme, shoqërohej me një emër nderi

që në fakt ishte emër frike ose u njihte atyre mbizotërimin, mbinjerëzimin.

Mali Tomur në Kastricë të Janinës, a nuk është Mali Tomorr në Berat ( Mali i të Mirëve )? Tek i pari rrinte Dodona Pellazge, të cilën grekërit e vjetër e morën virtualisht duke e bërë fatthënë të vetën e përzënë Dodonën e vërtetë sëbashku me pellazgët, më në veri të gadishullit Ilirik. E që këta të fundit e vendosën mbi malin Tomorr të Beratit, ku luteshin për t’u treguar fatin edhe hebrenjtë e përhapur kudo nëpër botë. E që shumë e shumë shekuj më vonë bektashinjtë i çuan asaj, Baba Aliun e Qerbelasë. Apo Zefiri – erë që frynë nga perëndimi në lindje, bir i Eos dhe titanit Asteros, lajmëtar i pranverës, hyjni mirëbërëse. Apo Erisi ose perëndia e vrerit.

 

Me lindjen e krishterimit ( në vitin 313 pas lindjes së Krishtit, Kostandini i Madh, biri i qytetit dardan të Nishit e ligjëroi Atë. Duke e kthyer në besim ), emrave të vendeve që rridhnin prej paganizmit iu vunë përsipër emrat e rinj të shenjtëve, bile edhe të vetë Zotit Krisht e Zonjës Shën Mëri.

Ky akt shënoi shtresëzimin e tretë topo – oronomastik.

Kjo në format e “ rregullta historike “ si psh. Shën Pjetër, fshat në rrethin e Fierit.

Shën Pjetërburg, qytet në Rusi. Shën Ana. Kepi Santa Maria. Në trojet tona që janë vetëm trojet pellazgo – iliro – shqiptare edhe pse historia shpirtërore apo rendore ka ndryshuar, ka toponime që asnjëherë nuk u mbishtresëzuan. Ato mbetën përherë ashtu siç u thirrën nga pellazgët për herë të parë. Dival ( Devoll ), Durrah ( Dy rrahët ), Ulqin ( Ujku ynë ), Nish

( qyteti Një, sot nën serbi ).

 

Islamizmi i cili lindi si fe e doktrinë më e plotë dhe spikatur në vitin 622 pas lindjes së Krishtit, në shumë vende të botës krijoi fondin e vet toponimik. Ramallah, Qerbelah, Stamboll etj. Edhe pushtimet e ndryshme apo lëvizjet e paqta ( të detyruara )  të njerëzve nëpër shtete e kontinente,  lanë dhe kanë në topo – onomastikë gjurmët e tyre. Nartë, Vlorë ( si në Artë ), që nuk janë grekë, por greqishtfolës(!). Himarë ( i marrë ), ( Hi – marë ) që kuptimohet Marë, hi(!). Nga të marrët e Kurbinit etj.

Le të shikojmë një shtresëzim tipik toponimistikë.

Briri i Artë – Buzeanum – Kostandinopojë – Stamboll. Janë katër shtresëzime toponimike mbi qytetin e famshëm 7000 vjeçarë të Dardanisë ( dardhë – anë ) Ilirike që lidh dy kontinente të s’bëjnë kurrë në jetë pa njëri tjetrin. Ja edhe një kundërshti toponimike: Asturkas ( As turk ), fshat në rrethin e Fierit.

 

Edhe pozitat strategjike të vendeve kanë luajtur një rol të dorës së parë e vendimtar që shumë sheshbetejash, fshatrash, qytetesh, shtetesh, detesh, lumenjësh, liqenesh të mos e ndryshonin emërtimin e tyre. Pavarësisht se kush shkoi, iku, qëndroi në ‘to. Në  këtë rast ka qënë topo – onominia ajo që i ka shërbyer më shumë njerëzimit se ata vetëvetes, për të mos humbur origjinën. Ashtu siç ka patur edhe toponime të pa rëndësishme, që nuk u shtresëzuan asnjëherë, shënjisht, gjuhësisht, gjasisht ose kohësisht. I tillë onominim ishte dhe F(i)eri. Feri iu shtua onomastikës botërore atëhere kur njerëzia pellazge – ilire mendoi që për hirë të hyjnisë FERI  dhe për nder të saj, të shenjonte duke emëruar dhe më pas hyjnizuar disa vende në pellazgji, Iliri. Dhe vendet do të ishin: Feri, qytet në Selanik, Greqi. Feri ( qyteti i F(i)erit, sot, Shqipëri). F(i)er – Seman, F(i)er – Shegan, F(i)er – Cifçi, duke theksuar se në këto vende nuk ka patur dhe ka bimë të fierit dhe as fiera ( tregtore ) me shumicë aq sa të ndikohej e t’u vihej emri këtyre vendeve. Në se do të ishte e vërtetë gjasa e supozuar, në ( Glauki ) Apolloni ka shumë bimë të fierit dhe fiera në kohën e lulëzimit romak, por ajo kurrë nuk u quajt me të njëjtin emër

“ gulues “!

Silogjitë dhe përafritë e emërtimeve të fshatrave për rreth, si Fikth, Sheq, Marinëz, Marinas, Pirrë, Iriqaz, Gogolas, Dëllënjë, Liposhë etj, janë ndoshta më largimtarët e realitetit emëror të qytetit të F(i)erit. Në se bima e fierit do të ishte e veçantë. Bimë hyjnore, mitike, mjeksore, etj,

atëhere ajo me të vërtetë do të kishte emëruar shumë fshatra e qytete në Mallakastër, bile edhe

“ Gurëzezën “  vetë, që është ende sot me fier... Margëlliçin.

 

Le të kalojmë tek “ pagëzorja “ e dytë, fiera. Fiera është fjalë e leksikut italian që kuptimon

 pazar në turqisht dhe tregtore në shqip. Shqipja – ilirishtja - pellazgjishtja është gjuha më e vjetër në botë, këtë e dinë edhe grekët, por e dinë edhe italianët, turqit dhe kur erdhën këtu grekët e vjetër dhe romakët e më vonë turqit, ne e kishim fjalën shqipe që tregonte aktin e shit – blerjes, këmbimit, tregti dhe të vendit, tregtore..

Ne kishim gjithashtu perënditë tona, ashtu siç u kishim caktuar Atyre vendet e Nderit

( ndenjies ) ku çonim dhuratat. E pra grekët e vjetër, romakët e çdo barbar që erdhi këtu, nuk la por mori, bile edhe fjalë nga ne, e jo më të linte... fierën?!

Tjetër, ilirët s’kishin arsye të përdornin fjalën e  një gjuhe të ardhur, pushtonjëse, kur kishin fjalën e tyre. Ta zemë se fjalën tregtore pushtuesit romakë e zvendësuan me fjalën e tyre fiera dhe se fierat jetuan derisa ra Roma bizantine ( 1453 ), po pas rënies së Romës bizantine dhe dyndjes së hordhive turke ( afër 500 vjetë ) përse nuk triumfoi e lulëzoi duke e zvendësuar fjalën italiane fiera, fjala turke me të njëjtin funksion në fjalorin turk, pazar ( e djelë )?! Kjo fjalë nuk figuronë si toponimike për asnjë qytet e fshat në Shqipëri, përveçse vendeve të caktuara brenda qyteteve, fshatrave shqiptare. “ Pazari i Rroskovecit “, “ Pazari i Krujës “, “ Pzari i Ri “ Tiranë etj. Për t’i bërë edhe një kundërshti të vogël kësaj fjale “ të madhe “ fiera, do t’u kujtoja lexuesve se asnjë rrugë, apo segment rruge nuk e lidhte Fier – Semanin, Fier – Sheganin, Fier – Cifçiun me rrugët tregtare që vinin nga Roma. Vetëm Apolloninë e lidhte Egnatia dhe shumë më vonë

Fierin, rruga e Skelës së Semanit. Ndërsa ajo e Pirgut, qytetit në zotrim të Aranitëve, i kalonte shumë largë, disa kilometra në veri të tij.

 Kur erdhi dhe u vendos Seme Lakuriqi në trojet e Myzeqesë ( Kadare ), nuk ma ha mendja që bashkë jetonjësi i tij më i afërt të ishte bari, fier. E vërteta është ndryshe. Kur Kadare shënon Seme ( Sema ) = Shenjë Lakuriqin si banor të parë, shënon njeri të shenjt në vend të shenjt.

Dhe këto pika bashkimi nominuan bashkjetesa të përherëshme toponimike. F(i)er + Sema = F(i)erseman. F(i)er + Shega = F(i)ershegan. Gjithashtu qysh në vështrimin e parë, ky bashkim mrekullor fjalësh pellazgjike, të jep ndjesinë e parësisë, njëshit edhe pse hyjnitë pagane kishin

“ vdekur “. Pra F(i)eri gjallonte më parë se të lindte Sem(j)a.

 

Po kush ishte Feri?

Feri ishte djali i katërt i hyjneshës Tiro ( Të tjerrjes ). Pasi ndenji ca kohë me Zotin, ajo lindi pesë djem: Peleun ( pelarin ), Nileun, Esonin, Ferin dhe Amitanin.

Ishte e para e Mollosisë ( malësisë ) dhe Taulantisë. Për nder të hyjnisë Feri, pellazgët, ilirët, caktuan vende të shenjta në dheun e tyre.  

Kur ky toponim i përsëritur u mboll mbi këtë dhe’, këtej nuk kishte fshatra, qytete, të shpesht,

kaq njerëz?! Perëndi dhe hyjni kishte shumë. Por këto perëndi dhe hyjni nuk i harruan emrat dhe trojet e tyre, i mbrojtën me fanatizëm derisa “ vdiqën “ për të na lënë ne. Ndësa ne i harrojmë emrat e tyre, trojet,  për pak pushtet, për pak lekë, për pak bajraktarizëm. Megjithatë, kjo nuk është më e keqja, se hap kujtesat e kombit, shtetit dhe i lexon e i rilexon. Më e keqja është kur i deformon me dashje, i mohon me dashje, i djeg me dashje e i shet me dashje tek të huajët.

Vallë nuk është deformatore kur thuhet se F(i)erin e krijuan vllehët ( çobanë, sarakaçanët ) ?!

Këta njerëz të mirë e punëtorë që bënë në një mot të historisë toponimike F(i)erake, gjasën e ardhjes nga Grabova, Voskopoja, nga kudo ku kishte shqiptarë

(... është e habitëshme, vllehët kanë qënë sëbashku me ne në të gjithë historinë njerëzore ... Mathieu Aref, Zhan - Klod Faveirial ) dhe u futën në gjirin e vendasve siç çamët në vitin 1945. Këta pellazgë të rinj, që u përzunë prej trojeve të tyre etnike çame nga grekërit e rinj. Mos vallë edhe çamët krijuan qytetin  modern të F(i)erit?!

 

Si përfundim:

F(i)eri e mori emrin F(i)er nga njerëzia, duke e pagëzuar me emrin e hyjnisë Fer, që i përket Mitologjisë Pellazge – Ilire – Shqiptare.


                                                             

                                                                                    per fieri.com   Petraq Kote  - poet 

  

Referencat:

 

Toponomastika. Onomastika lib.

Strabonis Geograficha – lipsiae 1925 lib 7, 2.

V. Berard Odusse, Paris 1962.

Tite Livus lib 5, XXVI, 23, 3.

Mathieu Aref. Albanie ( histoire et langue ).

Zhan-Klod Faveirial. Histoire de l’Albane

 

Botuar në Gazetën “ Albania “ më 23. 08. 2007
Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Tifozeria Fierake