Ilir Beqiri I "Big Brother": " Jam dhe mbetem fierak me mendje dhe zemër".

Font size: Decrease font Enlarge font
image

U takuam pas disa muajve me Ilirin. Pas një komunikimi të shpejtë që bëmë nëpërmjet telefonit, u ulëm për të pirë një kafe dhe ashtu qet-qet, nisëm bisedën në një tavolinat e Bar Fierit.

Kishim vërtet kohë pa u parë pavarësisht lidhjeve të forta shoqërore, që i kishim krijuar, kur ishim njohur në gjimnazin Janaq Kilica. Dhe tashmë, jo si ish mësuesi me nxënësin, por si një shok i afërt, i premtova ‘’Likes’’, se, do të shkruaja për të një profil për lexuesit e Fieri.com.

E ndërsa bisedonim të shpenguar, nxora bllokun për të mbajtur disa shënime, që ju të nderuar lexues do ti gjeni në rreshtat këtij shkrimi.

1

Deri në 23 shkurt të vitit 2013, kohë kur hyri në Big Brother Albania, Ilir Beqiri, ishte një njeri i zakonshëm, i angazhuar së tepërmi me punët, problemet dhe pasionet e tij. Duhet thënë se ai nuk ishte veçse një student shqiptar në Firence të Italisë., të cilit i kishin mbetur vetëm disa provime për të dhënë.

Biles edhe ne bashkëqytetarët e tij, që dikur kishim patur marrëdhënie të ngushta me të, nga vitet e shumta të largimit të tij në thuajse ja kishim ‘’harruar edhe fytyrën’’.

Ndërkohë me dëshirën e mirë për të marrë pjesë në një spektakël televiziv, Iliri, kishte tentuar disa herë të hynte në Big Brother. Për këtë qëllim kishte aplikuar me radhë duke nisur që nga viti 2010.

Por pjesmarrja në këtë edicion kishte qenë fare e rastësishme. Dikujt i kishte lënë mbresa karakteri i tij i veçantë dhe pas një telefonate gjithçka ishte kthyer në realitet.

-Në këtë spektakël qëndrova për katërmbëdhjetë javë, tregon për ne Ilir Beqiri. Mund tju them se vetëm dy javët e para ishin të bukura, ndoshta nga ‘’magjia’’ që krijon televizioni. Ndërsa më pas nisi faza tjetër që ishin dhjetë javët në vijim. Ishte një periudhë që më bëri luftarak dhe të durueshëm. 

Por më e veçantë dhe emocionuese ishte faza e tretë, dy javët e fundit, sepse në shtëpi mbetëm vetëm katër persona, vijon të tregojë ‘’Likja’’. Gjithsesi kjo kohë ishte shpresuese për mua sepse mendoja se e kisha të garantuar finalen. Gjithsesi isha ‘’Likja’’ dhe kam luajtur atë rol që luaj çdo ditë në jetë, ashtu i shpenguar, i çiltër dhe i drejtëpërdrejtë. Mbi të gjitha zgjodha dhe vendosa që të mos tjetërsohesha dhe besoj se këtë e kam realizuar mësë miri. Kështu pra, gjërat shkuan ashtu siç dihen dhe u panë nga publiku, i cili e ndoqi me shumë interes këtë spektakël nëpërmjet ekranit. Këtë gjë e kam kostatuar pasi dola nga Big Brotheri, ku në rrugë më ndalonin shumë njerëz, të cilët më përmendnin situata të kaluara në atë shtëpi apo batuta të miat, të përdorura në marrëdhënie me konkurentët e tjerë.

Përfitoj të them për Fieri.com, vijon më tej Iliri, se për mua kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, e cila në jetë ju rezervohet vetëm një numri të vogël njerëzish. Sidoqoftë, joshja e televizionit më ka kapur tashmë dhe shpresoj që në të ardhmen të jem pjesë e tij, në spektakle të ndryshme.

Kur e pyesim sesi po shkojnë studimet universitare dhe a të mungon Fierencja, ai qesh dhe vijon të na tregojë se edhe për pak kohë dhe e përfundon fakultetin.

-Aktualisht më kanë mbetur vetëm disa provime, nis të shpjegohet Iliri. Dega që kam zgjedhur është e vështirë dhe aq më tepër në Firence, ku universiteti dhe fakulteti i inxhinjerisë, janë nga më prestigjozët në Europë. Mund tju them, se kur e nisëm shkollën ishim 135 studentë, ndërsa tani kemi mbetur vetëm dhjetë. Përfundimin mund ta nxirni vetë, por dua të tjeksoj se arsimi italian është tepër strikt dhe rezultativ. Një shkollë serioze dhe njëhkohësisht shumë rigoroze. Më pas do të marr diplomën, por nuk e di a do ta ushtroj vallë profesionin? E them këtë sepse pasioni im është dhe mbetet muzika. Ndoshta jam gabuar, shton përsëri Iliri, por ashtu siç e patë nga ekrani, vijoj akoma të këndoj dhe të mësoj tekste të reja. Ndoshta nuk bëj gabim ta them, por më shumë më pëlqen Hip-Hopi. Besoj se kjo ka ardhur nga ndikimi i kësaj rryme qysh në fëmijërinë time të hershme. Më pas nisa të zotëroj edhe teknikën e veçantë të saj siç është edhe dialekti i quajtur ‘’Ibanex’’, që është një lloj komunikimi i veçantë që përdor komuniteti afro-amerikan. Duhet të theksoj se në këtë dialekt këndohen të gjitha këngët e fundit të kësaj rryme, përfundon për momentin ai.

2

Por cili është në realitet Ilir Beqiri i njohur tashmë si Likja i Big Brotherit. Iliri lindi në Tiranë në 8 janar të vitit 1986. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në qytetin e Fierit, ku kreu edhe dy ciklet e studimeve parauniversitare. Kështu arsimin 8 vjeçar e ndoqi në Liceun Artistik Jakov Xoxa, ku fillimisht studjoi edhe në instrumentin e pianos. Më pas vijoi studimet në gjimnazin e njohur Janaq Kilica. Pas përfundimit të shkollës së mesme largohet drejt Italisë, ku në 21 shtator të vitit 2004 nis studimet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinjerisë së Ndërtimit në Universitetin e Fierences.

I apasionuar pas muzikës dhe televizionit në vitin 2011 shkon në SHBA, ku punon si pjesë e produksionit në Jersey Shore, një prodhim televiziv i MTV. I xhiruar përgjatë rrugëve të Njy Xhersit si spektakël me ‘’dyer të hapura’’ që kishte si temë jetën e komunitetit italo-amerikan, ai ishte eksperienca e parë e të riut fierak.

Më pas do të vijë viti 2013, kur Ilir Beqiri do të bëhet i njohur për publikun shqiptar me pjesmarrjen në edicionin e gjashtë të Big Brother Albania. Këtu ai do të shpaloste me origjinalitet personalitetin e tij shumëplanësh. Shumëkujt mund ti kujtohen skenat e këtij spektakli, ku ‘’Likja’’ fitoi simpatinë  e shikuesve të shumtë në mbarë trevat shqiptare, për humorin, batutat, karakterin e fortë dhe pasionin e madh për muzikën.

Për qytetin e tij, Fierin, ka dobësi të veçantë dhe një pjesë të madhe të kohës e kalon aty, duke takuar miqtë dhe të njohurit. Aktualisht Ilir Beqiri jeton midis Shqipërisë dhe Firences, ku edhe gjashtë provime e ndajnë nga diploma.

3

Edhe gjatë bisedës Likja u soll njëlloj siç e kishim pare së fundmi në ekranin e vogël të televizorit.

-Vazhdoj të jem po ai Ilir që keni njohur dikur, shton ai duke qeshur. Ashtu i lirshëm, i thjeshtë pavarësisht nga statusi i tanishëm shoqëror. Nuk e quaj veten të famshëm dhe nuk më pëlqen që të kushtëzohem nga faktorë të jashtëm. Më tërheq shoqëria, muzika, teknologjia apo edhe të udhëtoj. Vazhdoj të mësoj përmendësh tekste të reja këngësh numri i të cilave tanimë ka mbërritur në 1000. Biles edhe shumë nga leksionet e tua të dikurshme i mbaj mend akoma, mu drejtua papritur këtë herë ai

dhe nisi të tregojë një episod që më kish ndodhur dikur me nxënësit, në kohën kur i jepja mësim atij.

-Gjithsesi vazhdon të më të më pëlqejë shoqëria, nisi një tjetër temë Iliri. Megjithëse për momentin po jetoj në Tiranë, për shokët dhe Fierin më merr malli shpesh. Kur ndjej mall kthehem në Fier. Me këtë qytet më lidh gjithçka. Më lidh e kaluara, arsimimi e tanishmja. Ja si kjo kafe që po pimë sot.

Në këtë qytet kam krijuar personalitetin tim. Këtu kam familjen, përjetimet, këtu është ‘’djepi’’ im, janë kujtimet e pashlyshme të 18 viteve më të bukura që kam kaluar në Fier. Por në zemrën time është edhe një qytet që bën pjesë tashmë. Kjo është Firencja, ku studjoj dhe mësova gjuhët e huaja. Nqs Fieri është dobësia ime seose jam fierak me menje dhe zemër, Firencja është dritarja ime me boten, e përfundon ligjëratën e tij të fundit Likja.

fieri.com/Ilirjan Gjika 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
ilir beqiri 27 November, 2013 02:02:35
likja jam... qenkam i papar fare...
avatar
gerti 09 December, 2013 04:22:49
ik Like andej nga fieri .Laluc.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
Arben Alliaj - Ben ART Studio