Gjyqi i paracaktuar për dënimin e një pedagogu të ri.

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Farsa gjyqësore që goditi Enertin Dheskalin. Ja si goditeshin socialistët gjatë viteve të pushtetit të Berishës. Enertin Dheskali, ishte një pedagog i jashtëm 32 vjecar, në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, kur u arrestua në mbrëmjen e 25 qershorit të vitit 2008, në qëndër të Fierit. Një ditë më parë ai kishte mbyllur provimet e lëndës së Estetikës që kishte dhënë gjatë semestrit të dytë, ndërsa subjekti i dosjes së ndërtuar kundër tij flet për semestrin e parë. Pak minuta pasi u arrestua, zëdhënësi i policisë deklaroi se ai ishte arrestuar në flagrancë duke marrë 100 euro nga një studente.

Por teksa shfleton dosjen e tij, duket qartë që ai jo vetëm nuk është arrestuar në flagrancë, por përkundrazi, brenda dosjes nuk gjen asnjë student që ta ketë akuzuar pedagogun e ri se i ka kërkuar apo marrë rryshfet në këmbim të kalimit në lëndën e tij. Ajo që është kapur në flagrancë, (sipas përgjimit ambjental), duke marrë 10 mijë lekë të vjetra nga një police e infiltruar është një studente e kursit me kohë të kufizuar. Cuditërisht materiali per sekseren e rreme përbën dhe thuajse gjithë materialin e dosjes në ngarkim të Enertin Dheskalit. Ajo kapet me lekët në çantë, por pas disa muajsh deklaron se këto lekë ja ka dhënë pedagogut të ri, rreth 25 ditë pas provimit. E në mënyrë paradoksale, ajo që shton çudinë e kësaj dosjeje, është fakti se ndaj kësaj seksereje nuk është ndërmarrë asnjë procedim penal. Ndërkohë që pedagogu i ri dënohet me faktet që i takojnë pikërisht asaj. Më në fund, pas gati 6 vjetësh, Enertini, një socialist aktiv nga qyteti i Fierit vendos të dali në shtyp dhe të shprehet për gjyqin e tij. Në fjalët e tij ndihet zhgënjimi ndaj organeve të drejtësisë, duke e quajtur gjyqin si një farsë të paracaktuar për të dënuar kundërshtarët politikë në çdo nivel. -Si qëndron e vërteta në historinë tuaj? Sipas policisë, ju jeni arrestuar në flagrancë duke marrë 100 euro nga një studente. A është e vërtetë kjo? Unë u arrestova në mbrëmjen e 25 qershorit 2008, teksa dilja nga një lokal pranë qëndrës së Fierit, i shoqëruar nga disa miq dhe kolegë të mi. Pak minuta më vonë në lajmet e televizioneve u lexua deklarata e policisë, sipas të cilës unë u arrestova në flagrancë, në të njëjtën orë me një pedagog të Universitetit të Korçës. Kjo ishte një gënjeshtër tipike për policinë dhe prokurorinë e tipit diktatorial. Sepse e vërteta është krejt ndryshe. Unë jo vetëm që nuk kam pasur asnjë element të flagrances në momentin e arrestimit, por përkundrazi, në të gjithë dosjen time të përgatitur nga prokuroria e Vlorës, nuk gjen asnjë fakt të vetëm që ka lidhje me mua. Pra, e theksoj deklarata publike e policisë ishte një gënjeshtër e rëndomtë. Unë jo vetëm që nuk jam kapur duke marrë rryshfet, por përkundrazi, në dosjen time nuk gjen asnjë student të vetëm që të jetë ankuar për mua, si në organet drejtuese të universitetit dhe në ato të policisë dhe të hetimit, aq më tepër të kishte ndonjë procedim penal nga ndonjë student apo prind studenti në adresën time.

-Atëherë çfarë fshihet realisht pas arrestimit tuaj? Cfarë faktesh kishte kundër jush organi i akuzës?

Arrestimi im kishte prapaskenë politike, mbështetur në nevojën për të gjetur patjetër një kokë turku në stafin e pedagogëve të Universitetit të Vlorës. Dhe unë isha “peshku” ideal, isha nga një qytet tjetër, pa njohje dhe mbështetje në Vlorë, plotësoja fare mirë edhe kërkesën e ndonjë personi me pushtet që donte të fuste ndonjë të afërm në vendin tim dhe mbi të gjitha isha një aktivist i njohur i Partisë Socialiste. Pra arrestimi im me bujë, a thua se isha ndonjë kriminel, vriste me një gur disa zoq. Së pari sepse gjente një fajtor në luftën imagjinare të qeverisë kundër korrupsionit, së dyti sepse i jepte dorë pushtetit të thoshte që janë socialistët ata që marrin rryshfete, dhe së treti se hapej një vend për ndonjë mik të pushtetarëve dhe normale, që unë isha gjah i lehtë dhe pa mbështetje për ta. Të gjitha këto që po them dukeshin hapur në çdo pjesë të dosjes dhe në çdo hap të veprimeve të prokurorisë. Pra si është e mundur të hetohet, përgjohet dhe të goditet një intelektual i ri, një pedagog i jashtëm, kur ndaj personit tim nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë qoftë edhe nga një student i vetëm as në fakultet e as në rektorat. Këtë e deklaroi hapur edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Vlorës, z. Bilal Shkurtaj, në një intervistë të dhënë në shtyp, disa ditë pas arrestimit tim. Pra veprimet e prokurorisë drejtuar kundër meje ishin të qëllimshme dhe të paracaktuara, pa pasur asnjë shkak dhe shtysë nga ndonjë ankesë, apo procedim penal të ndonjë studenti apo prindi. Ndërkohë në të njëjtën periudhë ka pasur raste të shumta ankesash nga studentë për pedagogë të ndryshëm dhe ndaj tyre nuk është marrë kurrë asnjë veprim hetimor.

-Ajo që është edhe më e çuditshme është fakti që ju keni dhënë edhe një lëndë për gjithë semestrin e dytë, ndërkohë që arrestimi juaj është bërë me nxitim brenda pak ditësh për situata që i përkasin semestrit të parë. Pse ka ndodhur kjo sipas jush?

Për gjashtë muaj me radhë, që nga janari deri në fund të qershorit unë u përndoqa, u përgjova, u fotografova, etj, por kurrë e në asnjë rast nuk u dokumentua asnjë fakt i vetëm që unë të kërkoja ose të merrja rryshfet. Ndërkohë unë vazhdova të jepja mësim edhe në simestrin e dytë. Dhe meqë prokuroria nuk arriti të faktonte asgjë kundër meje, ndërmori rrugën tjetër. Ndërtoi një dosje triller, duke u mbështetur jo tek faktet por tek gënjeshtrat dhe ekujvoket. Ndaj dosja në ngarkimin tim është rasti flagrant i arrestimit të një të pafajshmi, ndërkohë që fajtorët e vërtetë mbrohen me dashje nga prokuroria. Në të ka vetëm dy dëshmi, jo të dikujt që më akuzon se i kam kërkuar apo marrë para, por të dikujt që pasi është kapur duke marrë para gjoja nën emrin tim, deklaron disa muaj më vonë, se m’i ka dhënë mua 25 ditë pas provimit. Pra gjithë saga e dosjes në të vërtetë rrotullohet vetëm ndaj një personi, ndaj një studenteje 30 vjecare të sistemit part-time, e cila me sa duket shfrytëzoi afërsinë shoqërore për të përfituar të holla, duke luajtur sekseren e rremë. Pikërisht kjo e bën edhe më qesharak gjyqin tim. Sepse realisht procedim penal duhet të ishte hapur ndaj kësaj seksereje, e kapur në flagrancë në disa raste dhe jo kundër meje. Por qëllimi i prokurorisë nuk ishte të bënte drejtësi, të gjente dhe të dënontë fajtorët e vërtetë, por të më dënonte mua, një pedagog të ri me bindje të majta. Kjo ështe tashmë e vërtetuar, sepse ajo që u kap në flagrancë sot bredh e lirë, madje ndaj saj nuk pati as hetim e as procedim penal, ndërsa ndaj meje pavarësisht se nuk kishte asnjë fakt e as indicio, u katandisa gjyqeve absurde, e madje u dënova. Se pse ndodhi kështu, këtë e di prokuroria dhe gjykata. Por jam i sigurt se pas kësaj fshihen njerëz me pushtet që e mbrojtën, ose rryshfete të majme.

-Këto janë akuza të forta. Pse mendoni kështu? Cfarë ka realisht brenda dosjes suaj?

Sepse po të lexosh përgjimet ambientale që i janë bërë kësaj seksereje të rremë dhe pastaj t’i ballafaqosh me dëshminë e saj disa muaj më vonë, duket hapur paradoksi i fajit dhe i fajtorit të vërtetë. Së pari sepse kjo seksere e quajtur Mirela, në përgjimin e parë ambiental të paraqitur në dosje, merr lekët nga një agjente e infiltruar, sikur do të ndihmonte një studente që në të vërtetë nuk egziston në listat e provimeve që gjenden në dosjen e gjyqit dhe pastaj këto lekë i gjenden në çantë kur shoqërohet nga policia, kur në të vërtetë nëse do të isha unë fajtori duhet të kapeshin në dorën e pedagogut. Së dyti sepse në përgjimin e dytë ambiental midis Mirelës dhe agjentes së infiltruar, të datës 1 mars 2008, pra, rreth dhjetë ditë pas provimit, duket qartësisht dhe pa ekujvoke që Mirela as që e dinte nëse studentja kishte kaluar, e jo më të dinte çfarë note kishte marrë ajo, ndaj dhe përpiqet të justifikohet me lloj - lloj formash. Dhe nëse do i besojmë dëshmisë së saj, që ajo ia dha rryshfetin në fjalë pedagogut, (pra mua) në datën 15 mars, pra nëse pedagogu nuk i ishte përmbajtur fjalës për t’i vënë notën e deklaruar, ajo i kishte lekët ende në çantën e saj, e verifikonte me nje telefonatë dhe i kthente të hollat kësaj studenteje. Atëherë pse nuk e bëri këtë gjë kjo seksere, por justifikohet e zënë në lak, "jo s'kam çfarë të bëj më, jo ishte edhe pedagogu tjetër, etj"? Normale që se bëri, sepse pedagogu në fjalë, as që e dinte që "x" studente, duke shfrytëzuar njohjen shoqërore me të, merrte rryshfet duke u hequr si seksere e rremë. Pra teksti i përgjimit të dytë ambiental që përmenda dëshmon qartësisht se unë as e kisha idenë me atë çka po ndodhte, e jo më të kisha marrë rryshfet për të kaluar ndonjë student. Dhe nuk mbaron me kaq.

Si shpjegohet që në gjyqin tim nuk gjen çuditërisht asnjë student që është ankuar, asnjë student që më akuzon se i kam kërkuar apo marrë rryshfet?!

Dhe ç’është më e çuditshmja, si shpjegohet që në gjyqin tim nuk gjendet asnjë dëshmi ose dëshmitar nga ata që veprimi im i paska dëmtuar, pra nga ata që më kanë dhënë para?! Pra në këtë gjyq nuk gjen asnjë lidhje logjike midis dy komponentëve të të ashtuquajturit krim, pra as nga ata që kanë dhënë e as nga ai që i paska marrë. Dhe në fund të fundit, organet e hetimit i kishin të gjitha mundësitë dhe kohën që nëse do isha fajtor, të më kapnin në flagrancë, ose së paku të gjenin një fakt të vetëm që të më implikonin. Atëherë unë kam të drejtë të pyes trupin gjykues; Pse në këtë gjyq qënka më e besueshme se një pedagog ndaj të cilit s’ka asnjë fakt, një seksere e rremë, e kapur mat në flagrancë si në përgjimet ambientale dhe me lekët në çantë, e që sot duhet të ishte dënuar jo vetëm për korrupsion por edhe për mashtrim, si dhe shoqja e saj e ngushtë e thirrur në gjyq prej saj, që deklarojnë se paskan marrë ca lekë nga disa studentë që i mbajnë mend vetëm emrin e jo mbiemrin ose anasjelltas?! Pse është paragjykuar që në fillim e deri në fund një pedagog i ri e i panjollosur kurrë e nga asgjë?! Pse nuk qënka e besueshme fjala e një intelektuali të ri, që jepte vetëm dy lëndë si pedagog i jashtëm në një qytet tjetër, që edhe pse u përgjua e u përndoq për muaj me radhë, për të nuk u gjet qoftë edhe një fakt i vetëm kundër tij?! Ku është parë dhe dëgjuar ndonjëherë që një pedagog të marrë rryshfet 25 ditë pas dhënies së provimit?! Kjo është qesharake! Dhe ajo që e forcon bindjen time në paracaktimin e gjyqit është fakti se gjykata nuk merr në konsideratë jo vetëm fjalën time që në ditën e shtunë, më 15 mars, ditën kur fajtorja e padënuar deklaron se më ka dhënë rryshfetin unë nuk isha në Vlorë. Sepse në semestrin e dytë nuk kam dhënë asnjë lëndë tek kursi i Part-time-t, aq më tepër që kam qënë në një drekë shoqërore në Fier, por hedh poshtë edhe dëshmitë e tre dëshmitarëve të cilët deklaruan se atë ditë unë isha me ta në të njëjtën tavolinë. Pra besohet fjala e një njeriu që sipas ligjit as duhet marrë në konsideratë, dhe jo fjala e katër personave. A nuk është një triller i fëlliqur absurd ky, i ngjashëm me romanet e Franc Kafkës?!

-A dëshmuan në gjyq studentët e përmendur nga kjo seksere? Pra a janë pyetur studentët e dëmtuar në këtë rast?

Jo! Pikërisht kjo e bën më absurd këtë gjyq. Aq më tepër kur nga përgjimet ambientale flitet për tre studentë, nga të cilët dy nuk përmenden kurrë as si emër dhe as si mbiemër, as gjatë përgjimeve, e as në gjyq, e jo më të dëshmojnë. Ndërsa e treta që përmendet në këtë bisedë të përgjuar nuk gjendet në asnjë listë provimi nga ato që janë paraqitur nga prokuroria në dosjen e gjyqit. Me aq sa di dhe kam dëgjuar unë, sekserët e vërtetë i mbledhin dhe ia japin të hollat pedagogëve disa ditë përpara provimit, e jo pas tij. Por edhe nëse sekserja kishte për të më dhënë rryshfetin në fjalë, pse nuk ma dha atë dy -tre ditë pas provimit, kur u takua me mua rastësisht, siç rezulton e dokumentuar edhe nga përgjimet e agjentëve që ndodhen në dosje?! Duhet të priste gati një muaj?! Aq më tepër që unë siç e përmenda, gjatë semestrit të dytë nuk vija më në universitët gjatë fundjavave, sepse nuk kisha mësim. Por e vërteta është që të paktën katër nga studentët e dëmtuar, të përmendur prej këtyre seksereve të rreme janë thirrur dhe pyetur nga organet e hetimit.

-Pra ju po thoni që organi i akuzës ka fshehur me qëllim disa dëshmi studentësh?!

Pikërisht. Përderisa dëshmitë e tyre nuk u paraqitën në dosje dhe as ato nuk u thirrën për të dëshmuar në gjyq, edhe pse unë e kërkova këtë gjë, atëherë normale që janë fshehur. Ndaj pyes publikisht prokurorin e gjyqit tim. Pse nuk u paraqitën në dosje dëshmitë që u janë marrë katër studentëve të përmenduar nga Mirela dhe Vasilika, pra nga dy shoqet seksere? Pse u fshehën dëshmitë e tyre, të cilat me sa mora vesh vite më pas, kanë deklaruar që as kanë dhënë e as kanë përcjellë rryshfet tek asnjëri? A e di prokurori që shkatërroi jetën dhe karrierën e një intelektuali të pafajshëm, se fshehja e fakteve përbën krim të dënueshëm nga ligji në çdo kohë!

-Sipas jush, pse ka ndodhur kjo, pse janë fshehur dëshmitë në fjalë?

Arsyeja është e qartë. Fshehja e dëshmive të tre studenteve të përmendura nga Vasilika, shoqja e sekseres së kapur në flagrancë është e qëllimshme. Sepse nëse këto dëshmi do të paraqiteshin në gjyqin tim, atëherë Vasilika duhej të arrestohej menjëherë për mashtrim dhe shpifje dhe dëshmia e saj binte menjeherë poshtë. Ndërsa fshehja e dëshmisë tjetër, të një poeti që Mirela e përmend si ndërmjetës e bën edhe më të pabesueshme fjalën e sekseres së rremë të kapur në flagrancë nga policia. Pra duket qartë se fshehja e këtyre dëshmive bëhet për të mbrojtur fajtoren e vërtetë, sekseren e rremë, Mirelën. Dhe kjo e ngarkon edhe më shumë prokurorin, kur shikon në fund se i vetmi fajtor i kapur në flagrancë si në përgjime ambientale, edhe me lekë në çantë, është i lirë dhe si hyn gjëmb në këmbë, ndërsa një i pafajshëm për të cilin në dosje s'ka asnjë fakt, dënohet pikërisht mbi bazën e një dëshmie jo thjesht të dyshimtë, por totalisht të pabesueshme edhe ligjërisht, po të kemi parasysh ligjin... Pa përmendur edhe dëshminë e kolegut tim pedagog, që kemi dhënë të njëjtën lëndë e që kemi qënë në të njëjtën komision. Ai deklaroi qartësisht në dëshminë e tij se në këtë provim nuk pati asnjë shenjë dyshimi dhe cdo student mori notën sipas meritës.

-Atëherë si është e mundur që ju jeni deklaruar fajtor?! Sipas jush, prokuroria ka pasur qëllim goditjen e paramenduar kundër jush? Po gjykata pse e ka dhënë këtë verdikt?!

Ajo që më ndodhi mua padyshim nuk është rasti i vetëm i goditjes dhe persekutimit të një të pafajshmi nga sistemi i drejtësisë. Nga ajo që pashë në të gjitha hallkat e gjyqit tim, mu ngulit bindja, se shumica e këtij sistemi është totalisht e korruptuar. Është një ingranazh vrastar ku nëse hyn, me faj ose pa faj, është thuajse e pamundur të dalësh më, nëse nuk paguan shuma të mëdha. Është një sistem ku urdhrat politike, shoqërohen përherë me ndere të ndërsjelltë, ku prokurorët dhe gjykatësit, e madje në shumë raste edhe avokatët i përkasin vetëm një grupimi dhe jo të tre hallkave që duhet të jenë përherë në oponencë me njëra - tjetrën. Pra qëllimi i tyre nuk është dhënia e drejtësisë, por si të bëhen para, si të ndihmohen miqtë dhe njerëzit e pushtetit politik dhe ekonomik. Ndaj dhe së fundmi unë kam disa pyetje për zotërinjtë gjykatës që me firmën e tyre se kanë fare problem të shkatërrojnë jetën e një të pafajshmi. Në zbardhjen e vendimit tuaj, ju deklaroni se “duke u mbështetur në faktet e pakundërshtueshme të administruara në dosje del që - sipas jush - unë jam fajtor”. Ndaj unë ju pyes publikisht zotërinj gjyqtarë: në cilën faqe të dosjes sime gjen qoftë edhe një fjali a një fjalë të vetme, të dalë nga goja ime ku unë të kërkoj para si rryshfet, ku unë flas për para, të flas për ndonjë shifër, apo për ndonjë emër që ka të bëjë qoftë edhe tërthorazi me fjalën korrupsion?! Në cilën faqe të dosjes sime që në fakt është dosje për tjetër ose për të tjerë persona, gjendet një video ose qoftë edhe një foto e vetme ku unë të kërkoj ose të pranoj rryshfet?! Pa e përmendur mashtrimin fillestar e të dënueshëm të policisë “të flagrancës” suaj inegzistente. Ju që keni nxjerrë të pafajshëm njerëz që janë kapur në flagrancë me para në xhep, ose duke dhënë para, duke i deklaruar këto si dhurata, a e keni lexuar vallë dosjen time që dënoni një të pafajshëm pa asnjë fakt? Ku janë dhe cilat janë realisht faktet tuaja të ashtuquajtura “të pakundërshtueshme” ku ju e motivoni vendimin tim? Pse nuk i përmendni ato? Përgjigja është e thjeshtë, sepse s’ka asnjë fakt të vetëm kundër meje. Ju të nderuar njerëz të (pa)drejtësisë keni mbrojtur fajtorët e vërtetë dhe keni dënuar një të pafajshëm, për të gjetur një kokë turku në radhët e pedagogëve, për të plotësuar tekat e njerëzve të pushtetit e pse jo për të zhvatur para. Ose minimalisht nuk e keni lexuar fare dosjen time, duke paragjykuar që në fillim gjithçka brenda saj, e duke firmosur symbyllur ato që ju serviri prokuroria dhe ju urdhëruan të tjerët nga lart.

-Duket qartë që ju e keni vuajtur shumë nga ky proçes. Cfarë dëmesh ke pësuar realisht prej tij?

Unë vendosa të dal në shtyp sepse dua që të gjithë ata që më njohin të dinë të vërtetën lidhur me gjyqin tim. Më ka ardhur në majë të hundës nga thashethemet që përhapin kundërshtarët politikë. Sigurisht që dëmi që më është shkaktuar është i pallogaritshëm. Së pari ata goditën rëndë karrierën time profesionale, më shkaktuan një dëm shumë të rëndë moral, më përgojuan me mashtrime dhe gënjeshtra, që filluan me deklaratën e policisë dhe nxjerrjen e emrit tim nëpër televizione, e mbaruan me vendimin paradoksal të gjykatës. Së dyti më shkaktuan probleme të shumta familjare, nëna për shkak të arrestimit dhe gjyqit tim kaloi disa infarkte dhe rrezikoi jetën. Të njëjtën gjë vuajtën edhe familjarët e mi të tjerë, patjetër edhë unë vetë. Po kështu, dyerve të gjykatave, me rryshfete dhe shpenzime avokatësh e gjerash të tjera, unë dhe familja ime kemi shpenzuar mbi 35 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë, për shkak të largimit nga puna si në gjimnaz dhe në universitet, si dhe nga të tjera punë me kohë të kufizuar që unë bëja, si redaktor e korrektor, etj, në këto 5 vjet e 8 muaj, unë kam humbur mbi 60 milionë lekë të vjetra. Pra unë jam dëmtuar financiarisht me rreth 100 milinë lekë të vjetra, pa llogaritur dëmet shëndetësore dhe morale të pallogaritshme për mua dhe familjen time.

-Dhe si përfundim çfarë mendon për të ardhmen? A do të ndërmarrësh veprime të tjera ligjore?

Patjetër! Unë e kam thënë dhe do e them përherë që jam i pafajshëm dhe do të vazhdoj të luftoj që të fitoj pafajësinë time. Besoj se kjo qeveri e re do të marrë masa reale që brenda hekurave të shkojnë fajtorët dhe jo të pafajshmit dhe do e reformojë sistemin gjyqësor. Besoj se diçka do të ndryshojë. Dosjen time me një kërkesë për rihapje gjyqi do ja nis këto ditë Avokatit të Popullit dhe Zyrës Kundër Diskriminimit, por edhe Gjykatës Kushtetuese. Po kështu do ja nis këtë dosje edhe Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeprokurorit. Do kërkoj pafajësinë time edhe nëse do më duhet të shkoj në Gjykatën e Strasburgut. Sepse jam i pafajshëm.

fieri.com/Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (18 postuar)

avatar
besjana 24 March, 2014 11:53:14
Uaaa e tmerrshme kur do edhe ky te pastroje emrin meqense erdhi PS ne pushtet. Enertin Dheskali eshte i degjenruar ashtu si shume te tjere. Me kujtohet koha ime ne shkolle kur na e nxinte jeten dhe shprehja e tij e famshme ishte " Ose leket ose b......." Drejtesia nuk ka bere asgje kunder teje o i degjeneruar dhe shpresoj qe ky koment mos te fshihet se studentet e njohin mire kur eshte!!
avatar
Enertin Dheskali 25 March, 2014 11:48:02
Hahaha. Me vjen te qesh kur shoh qe ka edhe njerez te tille. Une se di nese ti qe shkruan me kete emer je mashkull apo femer, por me vjen keq qe bota ka edhe qelbesira te tilla si ti, sic me vjen keq qe administratoret lejojne publikime fyese poshte nje interviste. Ti nese je vertet nje ish studente apo ish nxenesja ime do dilje me emer sic kam dale edhe une. Dhe nese do ishe vertet e tille, do me kishe marre ne tel pas leximit te ketij artikulli, si dhjetera ish nxenes dhe ish studente te mi. Une nuk jam keq te pastroj emrin tim, se te paster e kam, me njohin te gjithe fjerkaet se kush jam. E piste eshte kjo kohe, kjo politike, i piste eshte ky sistem gjyqesor qe godet dhe denon te pafajshmit dhe kundershtaret politike dhe liron vrasesit dhe kriminelet. Te piste jane njerezit e paskrupullt si ti qe ka harruar "breket" e moralit kushedi se ku. Turp te kesh, kushdoqofsh! Uroj te veshesh "breket" dhe te heqesh masken e paemert prej te degjeneruari!
avatar
besjana 02 April, 2014 07:16:51
Hahah, me ben te qesh me ato qe shkruan1 te njohin te njohin te gjithe i dashur!! Pikerisht se te njohin pergezoj drejtesineper vendimin kunder teje. pas kangjellave shkofshin edhe shume te tjere te korruptuar dhe ju qe komentoni poshte mos me thoni se nuk eshte e vertete. e njihni mire edhe ju kete zuzar!
avatar
Enertin Dheskali 25 March, 2014 11:50:17
Pse lejon njerez anonime te fyejne dhe ofendojne me ate lloj fjalori. Me vjen te qesh se e marr me mend se kush e ka hedhur. O zot sa qelbesira mban kjo bote! Hahahaha...
avatar
Altini 26 March, 2014 12:10:32
Prsh. Bsjana (nqs je e vertete). Enertili eshte profesor e intelektual ne kuptimin e plote te fjales. Ju mbase jeni nga ajo ketegori qe provimin e tij skeni arritur dote ta merrni duke mesuar por keni dashur ta merni duke ulur b....
Cila jeni ju qe pergojoni nje njeri te tille?!
avatar
Edita 26 March, 2014 05:32:04
Une e njoh personalisht Enertinin pasi ka qene pedagogu im per 2 vjet ne Universitet dhe ishte vertet nje nga pedagoget me te mire dhe te pregatitur qe kisha.Ti Besjana gabon,ndoshta nuk e njeh fare por shkruan e futur nga dikush tjeter ose e ke inat pregatitjen intelektuale qe ai ka.Kur e mora vesh se ky pedagog i ri u arrestua me ka ardhur vertet keq dhe kam qare pasi ne Universitetin e Vlores kishhte pedagoge qe na kerkonin leket shqeto ,ndersa Enertini i ndihmonte te gjithe studentet.Me vjen keq qe paska mosmirnjohes kjo bote!Te uroj o pedagogu im qe te zbardhet gjithashka dhe ju te jeni gjithmone lart e me larte aty ku ju do zemra!
avatar
Besnik 26 March, 2014 07:17:22
Une e kam pas mesues ne gjimnaz Enertinin dhe nuk esht ashtu moj goce si thua ti.Ka qene presor njesh me ne dhe pregatitjes se tij si vinin as te thoi te tjeret se ishte me i miri.Po ti moj se njike fare...qente le te lehin presor ti ec para se do fitosh kudo se je kaluar presidentit...
avatar
Arjana 26 March, 2014 10:23:55
Qe Enertini u godit politikisht kete e dine te gjithe ne Fier dhe ne Vlore...Nese doni te dini cfare korrupsioni mjafton te kujtosh thjeshtesine e tij , qe ikte dhe vinte me ne studentet me autobuz.As beri vila e as bleu prona dhe as pati e ka makine si ca qe sa hipin ne pak post Shumojne shtepite.Po ku ka drejtesi ketu tek ne!
avatar
Ermir 27 March, 2014 09:02:23
Kur pedagoget vlonjate merrnin leke shqeto e mbushnin xhepat, nderronin makinat luksoze, Enertili na ndihmonte ne fjeraket te kalonim. Nje vit pas goditjes qe i bene se donin ti zinin vendit mesova disa raste se si nga keta gjoja sekseret, mblidhnin leke ku te mundnin duke trembur studentet. atyre qe kalonin i mbanin leket, kush ngelte ia kthenin leket duke u thene, te kishte inat ndaj ste kaloi. po ketu eshte pisllek, nuk denohen te korruptuarit se paguajne, ppor te ndershmit dhe te varfrit.
avatar
Dorian 27 March, 2014 11:38:44
se di pse kam mendimin se kjo besiana ose eshte ndonje qe i merrte provimet duke iu lepire petagogeve e duke hequr breket, ose eshte ndonje rival i presor enertinit, qe ka hall se mos i ze vendin dhe del me emer femre. se tani plerat po drejtojne arsimin. po presor si ai nuk ka ne fier
avatar
Kristian 28 March, 2014 04:15:16
Une qe po shkruaj kete koment jam nje ish-nxenes i profesorit ne fjale
Si nje ish-nxenes,them me sinqeritetin me te madh se, MJAFTON vetem nje ore mesimi me profesorin e nderuar Enertin Dheskali per te kuptuar background-in e tij,kulturen,pergatitjen mjaft te madhe profesionale,aftesite e tij mbreselenese dhe mjaft miqesore te komunikimit me nxenesit,njohurite e tij te gjithanshme ,qe te lene krejtesisht te surprizuar,,,,pa permendur ketu edhe CV e mbushur plot me vende pune nga me te ndryshmet si dhe veprat e tij te arrira qe ai ka shkruar....Te gjitha keto fakte flasin qarte ,qe perballe kemi nje njeri te nderuar ,plot vlera .Dicka te tille ky njeri nuk mund ta beje kurre,dhe Te gjitha keto akuza them me bindjen me te plote se jane SHPIFJE tendencioze politike !
avatar
elona 28 March, 2014 11:51:08
Deri kur do vazhdoje sistemi i piste i drejtesise te godase dhe te deneje njerezit e mire, te drejte dhe te pergatitur? Deri kur do te vazhdoje kjo drejtesi e korruptuar qe nxjerr te pafajshem ata qe kapen ne flagrance dhe denon njerez si Enertini. Une e njoh mire se e kam ne lagje pervecse ka qene dikur mesuesi im ne gjimnaz. eshte turp qe sot drejtojne shkollat dhe japin mesim te paaftet qe kane marre diplomen me korespondence dhe me leke ndersa ai qe duhej te drejtonte arsimin fjerak qendron ende pa pune. ky eshte turp dhe e pafalshme per ata qe drejtojne ne kete qytet
1 2 next total: 16 | displaying: 1 - 10

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00