Patos-Marinze, aty ku nafta gelltit njerezit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Patos-Marinze, aty ku nafta gelltit njerezit

Shtëpi të panumërta që ngrihen pranë skeleteve metalike të puseve të naftës është tabloja e zakonshme në zonën e Patos-Marinzës, jo shumë larg qytetit të Fierit, zona e cila pra shfrytëzimit intensiv, renditej e para si vendburim nafte në Europën Kontinentale. Këtu sheh ngrehina të banuara nga njerëz që nevoja apo padija nuk i mundësojnë largimin nga toka e ajri i ndotur me foneole nafte, që në oborret e tyre, pranë mullarëve me bar e bagëtive që përtypen me nge, kanë puse të vjetëruara, tashmë jashtë përdorimi. Por, shumë syresh këtu e dinë rrezikun që u kanoset përditë, duke pohuar madje, se në kushte normale edhe uji në tubacione nuk duhet përdorur për t’u pirë apo qoftë për mënyra të tjera konsumi.


Nga ana, tjetër, të largohesh është thjesht “një fjalë goje”. Zonat e ndotura me naftë prekin komunat e Zharrës dhe Kumanit, që përkatësisht popullohen nga 8 mijë dhe 6 mijë banorë. Se sa prej tyre rrezikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë është vështirë të thuhet me saktësi, por sëmundjet kronike që lidhen me efektet e fenoleve të naftës në organizmin e njeriut janë shumë të përhapura dhe një pjesë e njerëzve janë mysafirë të rregullt të pavioneve të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.


Kryetarja e Agjencisë së Mjedisit në Fier, Angjelina Mërtiri vë në dukje gjendjen e mjerueshme të mjedisit në zonën e Fushë-Marinzës, në zonën e Ballshit, atë të lumit Gjanica, si dhe të qytetit të Fierit. Ajo thekson se është bërë shumë pak për të mos thënë aspak në drejtimin e ruajtjes së mjedisit në këto zona, por nga ana tjetër, pohon se ndotja dhjetëra-vjeçare është tejet e vështirë për t’u ndaluar brenda një kohe të shkurtër. Ndotësi kryesor i mjedisit në këto zona është shoqëria shtetërore Albpetrol sh.a., e cila si pasojë e teknologjisë së degraduar nuk arrin ta ndalë ndotjen e cila shtohet nga dita në ditë.


“Megjithatë, kjo shoqëri nuk mund të zhvishet nga përgjegjësitë, pasi është angazhuar që të kryejë investime në mbrotjen e mjedisit nga aktiviteti i saj”, thekson Mërtiri, duke sqaruar që deri para pak muajsh, Albpetrol-i nuk dispononte as leje mjedisi, një parakusht ligjor për të zhvilluar aktivitet. “Me ndryshimet e fundit dhe zotimet që ka narrë kjo shoqëri për përmirësimin e situatës, mund të shpresojmë se diçka mund të realizohet”, vijon ajo. Por Albpetrol-i nuk është ndotësi i vetëm. “Edhe shoqëria ARMO sh.a. ka probleme me mjedisin, por ajo është një hap përpara “Albpetrol”-it. Kjo shoqëri ka pajisur Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës, në qytetin e Ballshit, me një leje mjedisi dhe aty kanë filluar punimet për mirëmbajtjen e mjedisit. Pranë shoqërisë ARMO sh.a. ka filluar të funksionojë departamenti i mjedisit, çka të jep një sinjal shumë të mirë për një respektim të ligjit për mjedisin dhe kujdesit ndaj tij”, shpjegon kryetarja e Agjencisë së Mjedisit. Ajo tregon se në krahun tjetër, shoqëria kanadeze Saxon punon me një kujdes të admirueshëm ndaj mjedisit, pasi falë teknologjisë që përdor, nuk lejon derdhjen e as një pike nafte në terren.

 

 

Fieri.com / Ervin Qafmolla

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00