Fshati që jeton me vdekjen!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Reportazh nga fshati MARINZ ku për cdo ditë banorët jetojnë me vdekjen. Intervista me banore, mjeke të zonës dhe specialistë 2500 banorë të Marinzës krahas infrastrukturës vuajnë edhe sëmundjet e rënda të fenoleve në gjak. Fshati që përjeton cdo ditë vdekjen. Vajzat kanë frikë të martohen ose të lindin nga frika dhe pasojat që do të kene fëmijët e tyre në të ardhmen.

Për të shkuar në fshatin Marinz të Fierit të duhet të përshkosh një rrugë gjithë gropa. Kjo është një anë e vuajtjeve të këtyre banorëve, por ajo që e bën këtë fshat më problematik është ndotja e ambjentit. Kjo dihet prej shumë vitesh dhe askush nuk kujtohet të investojë për zbutjen sado pak të ajrit, i cili në cdo kohë është i ngarkuar me helme kancerogjene. Janë vëndburimet e naftës në Marinëz, të cilat kanë shkaktuar sëmundje shumë të rënda ndër vite për të gjithë zonën, e cila vazhdon edhe sot të rëndojë më tepër shendetin e këtyre banorëve.

Me një popullsi prej 2500 banorësh sipas mjekes së këtij fshati Emerilda Avdulaj pyetjes sa është numri i të prekurëve nga fenolet në gjak të përgjigjet se i gjithë ky komunitet vuan pasojat e helmimit të gjakut pasi ndodhet në zonën naftëmbajtëse më të madhe të kompanisë së Albpetrolit. Banorët tepër të indinjur flasin se ka patur raste që fëmijë dhe banorë kanë vdekur nga leucemia të shkatuara nga karboni në gjak ose pasojat e ajrit kancerogjen dhe të tjerë janë në trajtim mjeksor, ndërsa qindra të tjerë kanë frikë të vizitohen se e dinë që vuajnë nga sëmundjet e karbonit në gjak.

Mjeku Kilo Stoja që meret me sëmundjet e shkaktuara nga clirimi i gazrave nga puset e naftës apo karbonit në gjak krahas trajtimit të këtyre të sëmurëve nga ana mjeksore ka bërë edhe një studim ku këtë zonë e ka cilësuar si më të rënduar nga fenolet në gjak. Sipas tij vetëm për këtë vit janë shtruar ose janë vizituar rreth 50 persona jo vetëm nga Marinza por edhe nga fshati Belin edhe ky mjaft i ngarkuar me ndotje të ajrit tej normave të lejuara që kanë kërkuar ndihme mjekesore .

Të njëjtën gjëndje paraqet edhe mjekja e komunës Zharzë Rovena Diko. Ajo shprehet se në qëndrën shëndetsore pak paraqiten por dihet se sëmundja e fenoleve në gjak është shumë e theksuar pasi sipas saj duke qënë edhe banore e kësaj zone di se shumë prej tyre të sëmurë me karbon në gjak shkojnë në Fier me pretendimin se aty ka specialistë që e trajtojnë më mirë këtë sëmundje

Sot shumë prej banorëve të këtij fshati kanë dalë pranë banesave ku jetojnë duke shprehur mërzitjen e tyre që përballë kësaj gjëndje kanë ngritur qindra herë zërin, por askush nuk i ka dëgjuar, dhe përfundimi i tyre është shtrimi në spitalin Rajonal të Fierit. Shumë gra si Vjollca Prifti, Sila Kaceli dhe të tjera kanë deklaruar se femrat e reja kanë frike të martohen ose të lindin pasi e dinë që fëmijët e tyre do të dalin me sëmundje të karbonit në gjak. Pasojat dihen pohojnë ato, të sapolindurit do të vuajnë gjithë jetën ose ata që prindërit kanë ngrakesa të mëdha fenolesh në gjak do të vdesin ashtu sic kanë vdekur edhe fëmijë apo banorë të tjerë të kësaj zone.

Gjergj Faslliu, Harilla Kaceli, Kozma Kaceli të shtruar në spital dhe të tjerë shprehen se këto sëmundje ose vdekje vijnë nga ndotje tejet të mëdha të ambjentit ku jetojmë edhe pse disa prej nesh nuk punojnë në këto puse,pasi në gjakun tonë ndodhen gazra helmuese. Kjo sipas tyre është më e theksuar në mëngjes dhe mbrëmje, ndërsa preokupacioni për të ndaluar dëmtimin e ndotjes gjatë njëzet vjetëve të fundit ka rënë përtokë. Ata shtojnë se me blerjen e puseve nga firmat private në këtë zonë sikur ka një farë përmirësimi por jo i ndjeshëm. Elton Faslliu 18 vjec banor i këtij fshati pohon faktin se ai vuan qysh në vogëli nga karboni në gjak. Jam shtruar në Tiranë për shumë kohë. Jam trajtuar me ilace dhe jam përmirësuar në spital por përsëri ndjehem keq kur kam ardhur këtu. E gjithë familja ime është e sëmurë dhe nuk kemi cfarë të bëjmë..

Të gjitha këto sëmundje dhe probleme të tjera të këtij fshati edhe të dhjetra fshatrave që shtrihen në zonat naftëmbajtëse të Marinzës e shkaktojnë rreth 1200 puse të kompanisë Albpetrol. Një pjesë e tyrë është blerë nga kompania Bankers, e cila ka investuar lidhur me ndotjen e ambjentet. Amortizimi i tubacioneve edhe pse sipas psecialistëve të Albpetrolit është investuar ato përsëri derdhin naftën në natyrë në gropa afër puseve ose clirojnë gazra në atmosferë ku e pësojnë banorët duke krijuar probleme serioze për jetën deri në vdekje.

Por banorët e ketij fshati kanë edhe probleme të tjera. Edhe pse ka ujë e kanë të vështirë të pinjë prej puseve të hapura pasi uji vjen era dhe është gjithë ndryshk. Këtë fakt e pohon edhe mjekja Emerilda Avdulaj pasi sipas saj në cdo vend që të hapësh puse për ujë të pijshëm uji del jo i pastër dhe në ndonjë rast edhe me hidrokarbure.

Ndërkohë amvisat, atyre që u bije bara më shumë në punët e shtëpisë e ndjejnë më shume mungesën e ujit. Kjo është me e theksuar në larjen e teshave. Për të larë kto të fundit atyre u duhet të ngarkojnë në karro rrobat për të udhëtuar përreth 30 minuta për të shkuar deri në një pus të ndaluar qysh në vitin 1957 i cili nxjer ujë të ngrohtë që është i përshtshëm për larje rrobash.

Fieri.Com / Kristaq Thano

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
Alban 16 February, 2009 09:46:03
Fajin ketu nuk e ka shteti,por fajin e kane vete banoret e asaj zone,qe vene dhe punojne per 200 000 leke ne muaj,dhe nuk dalin te gjithe te ngrene zerin,dhe ta lene punen ne mes,me vjen keq per ata me mbiemer Kaceli,sepse i njoh,une jam nje djale nga Marinza,qe kam ikur prej vitesh qe aty,por akoma e kam familjen aty,dhe sa here qe shkoj,me merret fryma,nje thirrje do u beja gjithe marinzes,te cohet ne kembe,per nje te ardhme me te mire,sepse ari i zi eshte ne marinez,per te vdekur vdesin ata njerez,ndersa per tu pasuruar pasurohen te tjere,
prandaj cohuni te gjithe,dhe beni greve,se ne fund do fitoni,dhe te keni besim te vetja juaj,
me respekt Djal nga Marinza
avatar
Enia L 19 September, 2009 08:43:32
Edhe une bashkohem ne mendimin e Albanit. E vetmja menyre per te dale nga kjo situate e rende, eshte te ngrini zerin ndryshe nuk do tia dije njeri per fatin tuaj... as ata per te cilet votuat! Eshte me te vertete per te ardhur keq!
avatar
perparim 27 May, 2012 05:27:18
gjynah per femijet pz nuk e keni idene se sa
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
Rate this article
4.00