Drejtoria e Shendetit: Personat e lindur pas vitit 1992 duhet te vaksinohen per "Hepatitin B"
"Te gjithe personat qe kane lindur nga viti 1992 e pas duhet qe te kryejne vaksinimin kunder hepatitit B i cili eshte i transmetueshem dhe shume serioz per shendetin e njeriut”, - ky eshte lajmi qe eshte dhene prej drejtuesve te bluzave te bardha ne Drejtorine e Shendetit Paresor ne Fier.
Sipas burimeve zyrtare nga ky institucion mesohet se deri ne kete periudhe eshte vaksinuar rrethe 90 % e kesaj grup moshe per 14 komunat e 3 bashkite qe ka rrethi i Fierit. Po keto burime informacioni pohuan faktin se periudha e vaksinimit qyhet e perfunduar kur vaksinimi i kesaj grup moshe shkon nga 97 % e siper. Hepatiti B eshte shfaqur pas viteve 1990 pasi deri ne ate periudhe ai nuk ka ekzistuar ne Shqiperi, pohuan per median burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise.
Te lindurit pas ketyre viteve duhet qe te vaksiohen per te shmangur prekjen nga ky virus i cili eshte shume i rrezikshem per jeten e njeriut. Hepatiti B eshte nje virus i transmetueshem dhe merret lehte sidomos gjate ushtrimit te veprimeve si berja e tatuazheve, marrja e lendeve narkotike ku eshte agiet me te cilat kryhen keto veprime jane te pakontrollueshme.
Fieri.com / Xhemil Beharaj























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!