Bimët mjekësore dhe kurat popullore për të kuruar sëmundjet e reumantizmës, melçisë, stomakut dhe artritin reumatik

Font size: Decrease font Enlarge font

Tek ne shumë persona janë të sëmurë nga mëlçia, zemra stomaku apo tëmthi. Disa nga shkaqet e këtyre sëmundjeve është ushqimi tepër i yndyrshëm, mos kryerja e aktiviteteve, mënyrat e ndryshme të jetesës, trashëgimia etj,. Veç vizitave tek doktori një tjetër mënyrë kuruese e këtyre sëmundjeve është kurimi i tyre në kushte shtëpie duke përgatitur çajra të ndryshëm me bimë medicinave. në këtë mënyrë, gazeta “Tirana Observer” boton sot në një suplement të veçantë se cilat janë bimët mjekësore dhe këshilla të posaçme nga mjekët për të kuruar sëmundjet, melçisë, stomakut dhe zemrës. duke mos u ndalur me kaq, “Tirana Observer” boton edhe këshillat popullore për kurimin e reumatimzës. Pasi reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira për të kuruar reumatizmën, sipas mjekëve specialistë janë bimët mjekësore. Në këtë suplement do të gjeni edhe kura popullore kundër artrit reumatik. Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjekët përpiqen që t'u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna anti-malcim si aspirina etj, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lënde tjetër. Për përcaktimin e sëmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai të përshkruan ilaçet dhe këshillat e nevojshme, të cilat nëse përdoren përkrah kurave popullore të mëposhtme ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes.

Kura popullore për kurimin e artrit reumatik

Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndenjur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keq-vendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.

Gratë
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t'u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t'u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të.

Mjekët
Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjekët përpiqen që t'u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna anti-malcim si aspirina etj, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lënde tjetër. Për përcaktimin e sëmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai të përshkruan ilaçet dhe këshillat e nevojshme, të cilat nëse përdoren përkrah kurave popullore të mëposhtme ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes.

Bimë mjekësore dhe këshilla të posaçme për artritin reumatik

1. Hithra
(Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim.) Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa të dallohet një si pullë gjaku. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

2. Rigoni
Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë.

3. Farat e lules se diellit për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin "Ibuprofen". Përvetësimi i 250 gram fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit me të mirë anti-malcues të kyçeve.

4. Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrenia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara.

5. Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.

6. Gjethet dhe degët i "fierit" përdoret gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmës. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri është dy llojesh: mashkull dhe femër. Fieri mashkull nuk ka gjethe, as degë, as lule dhe as kokrra, ndërsa fieri femër i ka këto dhe ky është për qëllim në këtë kurë.

7. Elimino lëvizjet apo qëndrimet që i shtojnë lodhjet kyçeve. Mos qëndro gjatë dhe pa lëvizur në një pozicion. Planifiko që me parë për shëtitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe bëje jetën sa më të thjeshtë që të mundesh, sepse tensionet ndikojnë negativisht në sëmundjen tënde. Mos e lodh trupin dhe aq me tepër kyçet.

8. Dieta dhe ushtrimet: Nëse keni artrit reumatik ju mund të humbni edhe oreksin ndoshta. Mund të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për ti mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Përpiquni të hani shumë fruta dhe perime. Përpiquni të shmangni dhjamëra, gjalp, qumësht të paskremuar, mish vici, derri, lope qingji. Duhet të hani me shumë peshk. Gjithashtu mund të hani pulë dhe gjeldeti. Përpiquni të konsumoni ushqime me pak kalori sepse kështu do të bini nga pesha që në fakt bën që të ulet pesha që duhet të përballojnë kyçet tuaja. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si psh: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium.

Reumatizma, këshillat e mjekëve si duhet ta largojmë sëmundjen

Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira për të kuruar reumatizmën, sipas mjekëve specialistë janë bimët mjekësore.

Shkaqet
Reumatologët shpjegojnë se shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale. Sipas tyre, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat. Kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Pezmatimi
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.

Përhapja
Gratë preken më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat nga reumatizma. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjeket përpiqen që t’u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna antimalcim si aspirina, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lëndë tjetër.

Trajtimi
Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, për të kuruar reumatizmin, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit që janë të shumta për sa u përket llojeve. Të sëmurët mund të përdorin çajra me përzierje të bimëve rë ndryshme, ose edhe një lloj kremi i quajtur Kalendula (Calendula) që është i përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të. Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku keni dhimbje. Rëra, në veçanti rëra e pastër, është tepër efikase për kurimin e reumatizmës. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Gjithashtu dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.

Analgjetikët lehtësojnë dhimbjen
Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta, të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera. Analgjetikët japin efekt shpejt zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga katër deri në tetë orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin, dhe Tylenol.

Si ta kurojmë reumatizmin

1. Bëni dy herë në javë ushtrime gjimnastikore të lehta

2. Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë

3. Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites

4. Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.

5. Përdorni ujë mineral

6. Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A

7. Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli

Bimët medicinale që kurojnë sëmundje të ndryshme

Tek ne shumë persona janë të sëmurë nga mëlçia, zemra stomaku apo tëmthi. Disa nga shkaqet e këtyre sëmundjeve është ushqimi tepër i yndyrshëm, mos kryerja e aktiviteteve, mënyrat e ndryshme të jetesës, trashëgimia etj,. Veç vizitave tek doktori një tjetër mënyrë kuruese e këtyre sëmundjeve është kurimi i tyre në kushte shtëpie duke përgatitur çajra të ndryshëm me bimë medicinave. Pra, këta persona, duhet që, një herë në ditë, të pinë 3 herë në ditë nga një gotë me çaj lulesh apo bimëve të ndryshme për të përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Po ashtu, në vend të yndyrnave të tepërta, të hanë më shumë pemë dhe perime të freskëta gjatë ditës. Të gjitha çajrat e mëposhtme për këto sëmundje janë me shije të hidhur dhe jo me aromë të mirë. Çajrat të pihen të paëmbëlsuara, 3 herë në ditë, gjysmë ore para buke, nga një gotë çaji. Për shërimin e këtyre sëmundjeve ka disa lloje barnash me prejardhje mjekuese, të cilat po përdoren me shumë sukses. Nga bimët mjekuese shtëpiake, deri tani suksesin më të madh e ka arritur naneja e butë. Naneja është shumë mjet i mirë preventiv dhe u rekomandohet të gjithëve, pro më së shumti më e përshtatura, më e preferuara, më e lira dhe masa më e mirë preventive, kundër sëmundjeve të mëlçisë dhe rrugëve të tëmthit.

Kamomili

Kamomili është një bimë (njëvjeçare) që rritet në vende fushore e kodrinore. Ka veti qetësuese. Rekomandohet për bukurinë e fytyrës, të flokëve, të syve, dhe në përgjithësi për të gjithë trupin. Prandaj dhe kamomili është një ndër përbërësit kryesor të kremërave dhe produkteve kozmetike. Ndihmon në çlirimin nga dhembjet e barkut. Kamomili ka veti antibakteriale dhe është mjaft relaksues. Me një lugë mjaltë bëhet qetësuesi perfekt. Në fund, pecetat e lagura me lëng kamomili përdoren për sytë e lodhur.

Çaji i malit

Caji i malit ka veti peptike, ngrohëse, tonike. Përdorimi i tij rekomandohet gjatë ftohjes (gripit), sëmundjeve që lidhen me sistemin e respiatorit dhe infeksioneve urinare. Çaji bën mirë dhe për zemrën.

Lule basani

Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.

Mjalti

Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Mentja

Mentja rekomandohet për shëndetin e dhëmbëve, mentja përveç shijes fantastike që përmban riaktivizon funksionimin e sistemit gastrik dhe të mëlçisë. Ka aftësi antibakteriale dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj. Një studim i ri spanjoll tregon se vaji i pastër i ullirit mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve me H. Pylori, që janë shkaktar për miliona raste të gastritit dhe ulcerës peptike çdo vit. Testet preliminare laboratorike tregojnë se kompozimet antioksiduese të gjetura në vajin e pastër të ullirit janë efektive kundër një varg llojesh të baktereve H. Pylori, të cilat infektojnë mukozën e lukthit.
Hulumtimet thonë se këto rezultate tashmë duhet të testohen tek njerëzit. Por, nëse studimet e ardhshme konfirmojnë këto zbulime, përfshirja e vajit të freskët të ullirit në ushqim mund të ndihmojë në pengimin e dhimbjeve të ulcerës.

Kanella

Kanella, gjendet forme pluhuri, në formë pjesërisht të përpunuar dhe në formë të papërpunuar. Në formë pluhuri zakonisht nuk është e pastër plotësisht meqë mund të ketë përqindje të vogël të bimëve të tjera, gjë që i zvogëlon efektet kuruese, e njëjta gjë është edhe për Kanellën pjesërisht të përpunuar, që ka formë dhe ngjyrë të njëjtë, prandaj rekomandohet Kanella e papërpunuar (lëvoren ashtu si është marrë nga bima). Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregullt mund të ndikojë në mos mplakje. Merri 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije ¼ e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur. Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh me fjet dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të nxehtë. Nëse e përdorë për çdo ditë për dy javë rresht, ti largon puçrrat që nga rrënjët e tyre

Ginkgo Biloba

Në (shqip Ginkgo dyvrigujsh, kikë) ekstrakt nga druri ginko është vënë në dukje se është i mirë për funksionim të të parit duke përmirësuar mikroqarkullimin e gjakut në sy e në veçanti te personat që vuajnë nga degjenerimi macular, shenjë e verdhë afër qendrës së retinës të syrit të njeriut që shfaqet në pleqëri,Në më shumë se 280 studime të bëra shkencore, konfirmohet me përdorimin e ekstrakteve të standardizuara të ginkos parandalon dhe shëron sëmundje si marramendjen, tringëllimën-zhurmën në vesh, shqetësime të brendshme në vesh, dëmtimin e memories (të mbajturit në mend), shton aftësinë për tu koncentruar, shëron ankthin-frikën, depresionin, çrregullimet psikike, ngadalëson mplakjen, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, zbut apo largon (të ajurit) dhe shëron sëmundje si çrregullimin vaskular. Ekstraktet e ginkgos përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e qarkullimit kapilar dhe kështu e rrisin qarkullimin e gjakut në tru, zemër dhe inde në organe dhe gjëndra.

Përgatitja
Përgatitja e çajit nga bimë të ndryshme është i njëjtë, edhe masat po ashtu. Psh për përgatitjen e çajit të kamomilit ose nanesë që shëron ulcerën në stomak merrni 20 g nga secila bimë dhe viheni në enë të pastër dhe përvëloheni në një litër e gjysmë ujë të porsavluar. Ena mbulohet dhe lihet dy orë që të thartohet, që bima të lëshojë sa më shumë përbërësit e saj shërues. Çaji duhet të pihet i paëmbëlsuar, por mundet edhe i ëmbëlsuar në vend të çajit indian. Si i paëmbëlsuar, çaji mund të pihet në vend të ujit. Merren bimë proporcionale si naneja, kamomili por mund t’i shtoni në të edhe barin e bletës, barin e pezmit, pastaj veprohet si më sipër. Pjesë të barabarta nga bari i bletës, ngjitësja, arrëse, kamomili, bari i pezmit. Gjithë kësaj përzierjeje t’i jepet edhe naneja. Pjesë të barabarta nga pelini, rrodhëza, ngjitësja, arrëse, kamomili, kore pjerëze, luleshurdha, çikorja. Sa peshë bëjnë të gjitha këto, aq nane u shtohet përzihet dhe vazhdohet si në rastin e parë. Merren pjesë të barabarta nga naneja, kore pjerëze-arci, aq bar blete dhe aq kamomil. Mandej të vazhdohen si në rastin e parë. Merren katër pjesë nane, kurse nga një pjesë pelin, bar pezmi, marrje, kore pjerëze-arci, bar blete, pastaj vazhdohet si në rastin e parë. Merren pjesë për përgatitjen dhe përdorimin, të vazhdohet si në rastin e parë. Ena mbulohet dhe lihet 8 orë. Pastaj kullohet dhe pihet nga një gotë e vogël uji, 3 herë në ditë, para ushqimit, i paëmbëlsuar.

Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen në dimër dhe parandalimi

Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj.

Simptomat
Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes. Komplikacionet janë të ndryshme, që nga bronkopneumonia, prekje të zemrës, apo enëve të gjakut, etj. Bronkopneumonitë ndodhin si pasojë e humbjes së elasticitetit të muskujve të bronkeve për shkak të vetë moshës dhe mbylljes së bronkeve si pasojë e grumbullimit të gëlbazës në to, duke favorizuar infeksionin. Po ashtu nga shkëmbimi i keq i gazeve preket edhe sistemi i qarkullimit të gjakut, duke shtuar ngarkesën e ventrikulit të djathtë dhe duke dëmtuar muret e vazave. Këta të sëmurë duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë nga mjeku i familjes, ose nga mjeku pneumolog, ku ata kontrollohen periodikisht, sepse sa më shpejt të ndërhyhet, aq më shpejt do të dalin nga gjendja e rënduar. Kur pengesa e frymëmarrjes shpeshtohet, kolla bëhet më e fortë dhe sasia e gëlbazës është e shtuar, duhet filluar trajtimi me antibiotikë për 5-7 ditë, që do të ndihmojë për të luftuar infeksionin. Duhet rritur dhe shpeshtuar doza e preparateve bronkodilatator, që ndihmojnë në zgjerimin e bronkeve dhe lehtësojnë frymëmarrjen, qoftë këto të marra nga goja ose me spray (pompa). Po ashtu Aerosoli për pak ditë ose dhënia e oksigjenit herë pas here, do ta lehtësonte gjendjen.

Dëmtimi
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja
e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë. Nga ana tjetër, sipas specialistëve, fëmijët janë tepër të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrojë. Përveç duhanit, ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve, grimcat me përmasa më të vogla se 10 mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mushkërive. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit. Deficencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje, deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulët i saj shoqërohet me rritje të tensionit arterial dhe rrit mundësinë e goditjes së zemrës, rrit riskun për katarakte të syve si dhe një risk i lartë për shumë tipe të kancerit si ai i prostatës, kollonën, mushkërive etj. Studimet kanë treguar se prezenca e ndotjes së ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim të vetë aktivitetit të mushkërive. Po ashtu, përdorimi i tepërt i kripës shkurton jetëgjatësinë dhe rrit probabilitetin për të dëmtuar mushkëritë. Shkencëtarët amerikanë pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh mes të cilave edhe mushkëritë.

Rekomandimet
Për këtë kontingjent të sëmurësh këshillohet pushim për disa ditë në klimë malore, për shkak të gjelbërimit, ajrit më të pastër dhe temperaturave të mjedisit, që janë më të ulëta. Këtyre personave u rekomandohet të shëtisin një orë në mëngjes herët dhe në darkë vonë. Gjithashtu, këshillohet marrja e lëngjeve për të shtuar sasinë e gjakut qarkullues, që mund të ketë pasojë uljen e tensionit arterial. Të shmangen daljet dhe qëndrimet në diell duke preferuar shëtitjet në orët e para të mëngjesit, të shoqëruara me ushtrime të lehta gjimnastikore, sidomos të kraharorit. Të ndalohet përdorimi i duhanit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet një meny e pasur me vitamina, me shumë kalori dhe që të përmbajë ushqime që treten lehtë. Këta pacientë duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj qëndrimit nën ventilatorë, kondicioner, përdorimin e pijeve të ftohta dhe shmangien nga korrentet e ajrit.

Këshilla

1. Zvogëloni sasinë e kripës në dietë

2. Jetoni në një qytet që ka ndotje të ulët

3. Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër

4. Mos përdorni duhan

5. Mos jetoni, apo flini në një dhomë me duhanpirës

6. Përdorni sa më shumë lëngje dhe supa për shpëlarjen e mushkërive

7. Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes, në ajër të pastër

Sëmundjet e mushkërive
Sëmundja obstruktive kronike
Pneumonia
Hipoksemia
Sarkoidoza
Sëmundja restriktive
Sëmundjet vaskulare
Tuberkulozi
Tumoret e mushkërive
Tumoret mediastinale
Bronchiolitis akut


Si duhet përdorur pompa e ilaçeve

Çfarë është një inhaler me doza metrike (pompa)


Shumë nga ilaçet ndodhen në kanistra të vogla prej metali që spërkasin ilaçin në mushkëritë tuaja. Këto quhen inhaler me doza metrike. Disa njerëz i quajnë ato “pompa”. Pompa spërkat ilaçin në sasinë e duhur që ju ta thithni atë. Ju zakonisht merrni një ose dy pufe (pompime). Midis pufeve ju duhet të prisni 30 sekonda deri në një minutë. Të thithësh ilaçet me anë të frymëmarrjes është një mënyrë e mirë për t’i marrë ato pasi ato kalojnë në tubat e frymëmarrjes me shpejtësi. Nëse merrni një ilaç kokërr do të duhet një kohë më e gjatë për atë që të shfaqi efektin e tij.
Ja disa nga mënyrat e thjeshta të përdorimit:
Shkundeni pompën mirë për të përzierë ilaçin
Hiqni kapakun nga pjesa e gojës dhe mbajeni pjesën e gojës para gojës
Nxirrni gjithë ajrin nga mushkëritë jashtë
Filloni të merrni frymë ngadalë dhe në të njëjtën kohë shtyp pompën për të nxjerrë një dozë (puf) të ilaçit në gojë .Vazhdoni të merrni frymë përsëri. Frymëmarrja juaj do të sjelli ilaçin në mushkëritë tuaja
Mbyllni gojën dhe mbani frymën për pesë ose 10 sekonda përpara se të lini ajrin që thithet të dali nga buzët. Kjo ju ndihmon të siguroheni ta keni marrë të gjithë ilaçin Nëse doktori juaj ju ka thënë të merrni dy pufe, prisni 30 sekonda deri në një minutë midis pufeve. Me këtë mënyrë pufi i parë hap rrugët e frymëmarrjes dhe i dyti funksionon më mirë
Çfarë është një “spacer”
Këto janë tuba ose çanta të ngjitura pas një pompe. Ato veprojnë si një dhomë mbajtëse nga e cila ilaçi mund të merret më mirë. Spërkatni ilaçin në këtë dhomë para se të merrni frymë dhe juve nuk ju duhet të koordinoni shtypjen e pompës me thithjen në të njëjtën kohë. Merrni frymë ngadalë. Ky mjet ul gjithashtu refleksin e të kolliturit që mund të shkaktohet nga spërkatja në fyt. Ka disa inhaler të rinj në formën e pudrës së thatë që aktivizohen vetëm nga ju. Këto janë më të lehtë për t’u përdorur. Juve nuk ju duhet të koordinoni spërkatjen dhe frymëmarrjen në të njëjtën kohë.

Kontaktoni doktorin nëse:

Nëse pompa nuk ju lehtëson më.
Nëse keni akoma vështirësi në frymëmarrje edhe pse keni përdorur pompën.
Ose nëse keni: Rrahje të shpeshta të zemrës.
Ndjesi të vjelli, dhimbje stomaku, diarre ose vjellje o Probleme me gjumin.
Dhimbje koke.
Kontraktim muskujsh (ngërçi).

 

Burimi Informativ: Tirana Observer

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
kostanca 11 April, 2011 09:22:54
dicka interesante ne bimet mjekesore
avatar
albana 01 October, 2013 09:14:36
Me te vertet kto barna jan shum sheruese dhe un nuk kam nevoj te shkoj tek mjeku te mjekomem por i perdori keto barna
Reply Thumbs Up Thumbs Down
-1
Raporto nje shkelje rregullash
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.07