Kafeina dhe miliarda "te burgosurit" e saj

Font size: Decrease font Enlarge font

Lenda qe na ndihmon te perballojme te perditshmen dhe na roberon. Dita nuk mund te nise pa nje kafe. Te gjithe e pine per te hapur syte, per te ndenjur zgjuar deri vone per te perfunduar nje pune te lodhshme, per te shkuar ne nje feste, apo ne ndonje vend tjeter qe kerkon impenjim. Ne France, Itali, Belgjike, si dhe ne shtete te tjera te Evropes, mesatarisht me shume se 41 milione njerez ne dite e perdorin kafeinen si "karburant", sepse arrin t‘i mbaje zgjuar dhe u jep me shume fuqi.

Pothuajse dhjete per qind e konsumatoreve te kafese ne shume vende te botes shkojne pertej dozave te keshilluara nga mjeku, duke i kaluar pese filxhane ne dite. Per te perballuar ritmin e jetes se perditshme dhe angazhimet e shumta familjare dhe profesionale, po rritet ne menyre marramendese konsumi i kafeines, si ajo qe gjendet te kafeja, apo brenda pijeve si "Coca-Cola" dhe atyre energjike qe pelqehen aq shume nga te rinjte.

Keshtu raportohet ne nje investigim te publikuar ne revisten "El Mundo". Ne disa vende te Evropes, gjendja nuk eshte shume alarmante, megjithate, "ekziston nje pjese e madhe e popullsise qe e kalon sasine e keshilluar prej 300 miligramesh ne dite. Ku bejne pjese njerezit qe abuzojne me efektin stimulues te kafese", sqaron drejtori i Qendres Nderkombetare per Ushqimet dhe Ushqyerjen. Militante te kafeines, i quan e perditshmja spanjolle, ata qe marrin çdo dite doza aq te medha, sa mund te intoksikohen. "Te keta persona, ky konsum lidhet me stilin e jeteses dhe aspektin psikologjik", sqaron eksperti. Megjithate, gjerat nuk jane kaq te thjeshta. Alkaloidi natyror qe stimulon sistemin nervor qendror dhe metabolizohet shume shpejt nga organizmi mund te kete edhe efekte te padeshiruara. Disa njerezve shume te ndjeshem mund t‘u shkaktoje probleme me gjumin, takikardine dhe hipertensionin. "Duhet te jemi te kujdesshem, mbi te gjitha, te shmangim perzierjen e pijeve me baze kafeine, te mos abuzojme me pijet energjike qe permbajne dyfishin e kafeines qe ka kafeja", tregojne specialistet. Ne praktike, edhe pse mund te konsumosh pak kafe, mund ta kalosh dozen e kafeines nese panines apo çfaredolloj ushqimi qe kemi ne dreke, i shtojme edhe "Coca-Colen", nje filxhan çaji, apo nje pije energjike ne mbremje, sugjerojme ekspertet. Megjithate, studime te tjera kane treguar per efektet pozitive te kafeines mbi shendetin: pengon zhvillimin e diabetit, kancerit te zorres se trashe, semundjes se Parkinsonit dhe mbrojtjen e mushkerise. Me shume se 75 per qind e popullsise evropiane konsumon mesatarisht tre filxhane kafe ne dite, ndersa per shtate persona ne dhjete eshte nje zakon nga i cili nuk mund te heqesh dore. Per te shmangur qe te shnderrohemi ne "kafeinomane" te vertete, eshte e keshillueshme qe te mos kalohet sasia prej 300 miligramesh ne dite, e domosdoshme edhe per nje shendet te mire.


300 miligrame kafeine ne dite

Sipas studimeve te ndryshme, te pish dy ose tre filxhane kafe ne dite, jo vetem qe i ben mire shendetit, por te mbron edhe nga nje sere semundjesh, fale antioksiduesve qe gjenden me shumice te çdo kokerr e saj. Nje seri kerkimesh te zhvilluara ne Norvegji, Spanje dhe Amerike nga viti 2004 e deri ne 2008-en, tregon se kafeja eshte burimi kryesor i antioksiduesve, ne nje diete standarde, qe bazohet kryesisht te frutat-perimet dhe kafeja. "Eshte e vertete qe i ben mire shendetit, por nuk duhet te harrojme se te kafeja nuk gjenden vitamina, ndaj kurrsesi nuk mund ta perdorim si zevendesuese te frutave dhe perimeve", konfirmojne ekspertet. Studimet e realizuara nga Instituti Farmakologjik dhe "Coffie Science" ne Britanine e Madhe, tregojne per rolin e kafese ndaj semundjeve te ndryshme. Dy ose tre filxhane ne dite zvogelojne rrezikun per t‘u semure nga diabeti i tipit 2 (nuk dihet akoma perse) dhe mbrojne qelizat epatike. Nga ana tjeter, dy studime te rendesishme te realizuara ne 2007-en, kane vene ne dukje lidhjen midis konsumit te rregullt te kafese dhe nje perqindjeje te vogel te rasteve me ceroze ose tumore te tjera ne melçi. Megjithate, duhet theksuar fakti se, nese konsumi qe keshillojne mjeket nga dy deri ne tre filxhane ne dite shkon ne pese ose gjashte, atehere efektet e mira shnderrohen ne te kundert. Kafeina e akumuluar nuk arrin te tretet dhe zemra fillon te ndieje pasojat deri sa arrin ne kufirin qe nuk duhet kaluar kurre: 10 ne dite. Megjithate, vetem ne nje rast kafeja nuk mund te na "mashtroje": fakti se permban substanca qe mund te ndikojne ne renien ne peshe. "Veprimi i saj, i cili konsiston ne ndarjen e molekulave yndyrore qe synojne te rriten, eshte i vertete. Por me pas, per t‘i shkaterruar plotesisht, keto lipide njeriu kane nevoje per aktivitete fizike", shpjegon specialisti i ushqimit. Po ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezes, permiresimi i aktiviteteve sportive, jane karakteristika te tjera te kafeines qe nuk mund te cilesohen si pergjegjese kryesore per dobesimin. Kafeina ka efekte pozitive edhe ne aparatin tretes dhe mund te cilesohet e mire per te gjithe ata qe vuajne nga tretja e ushqimit, por nuk mund te cilesohet e tille per ata qe vuajne nga ulcera. Ne boten arabe, duke nisur qe nga antikiteti, kafeja ishte nje substance e shenjte, sepse cilesohej si "ilaçi" qe i bente njerezit me te kthjellet, me dinamike dhe me te perqendruar. Ne te vertete, shkencetari i madh suedez dhe njekohesisht intelektuali i pare evropian, ishte i pari ne bote qe "besoi" te vetite e mrekullueshme te kafeines. Ne fakt, Line-ut nuk iu desh shume kohe per ta vertetuar kete. Ne vitet 1600, u vu re nje rritje e madhe e prodhimit te kafese, kjo edhe fale sklleverve afrikane te depertuar ne Ameriken Latine per te punuar neper plantacione. Ne kete kohe, kafeja u shpernda ne menyre masive ne Evrope. Raporti midis kafese dhe punes u be nje konstante e pandryshueshme ne historine e saj qindravjeçare. Siç do te thoshte edhe ne fund te viteve 1700, Benjamin Franklin, kafeja mban zgjuar punetoret, i ndihmon ata te punojne me shume, duke u bere nje faktor i rendesishem ne fushen e biznesit. Te detyruar nga koha, evropianet kane hequr dore nga cilesia, sepse kompani te medha nderkombetare modifikojne perzierjet per te krijuar shije te reja. Megjithate, vazhdojme ende te konsumojne rreth gjashte kilograme kafe per person ne vit.



Marre nga
: Shqip

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.