Skandali, shitet teza e Matematikës

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ministria ndryshon pyetjet. Hetime për skemën

Teza me pyetjet dhe përgjigjet e testit të Matematikës, për nxënësit e klasave të 9-a, është shitur, një ditë para mbajtjes së provimit shtetëror të lirimit. Një fakt të tillë e ka bërë publik televizioni "Top Channel", i cili ka publikuar tezën e plotë, me pyetjet dhe përgjigjet e sakta.

Kjo përbën një skandal të vërtetë për sistemin arsimor shqiptar jo vetëm për faktin se tezat e provimeve të lirimit duhet të jenë të sekretuara dhe dalja e tyre është e ndaluar, por nxjerrja e këtij informacioni përbën edhe shkelje penale ndaj është e dënueshme me ligj. Ndërsa, skandali i vërtetë është diskriminimi i nxënësve, të cilët i drejtohen provimit, në kushtet e një konkurrence të pandershme me ata që kanë paguar për të pasur paraprakisht, tezën me zgjidhjet dhe përgjigjet e plota.

23 pyetje të hartuara nga një grup mësuesish duhet të mbaheshin sekret nga Agjencia e Vlerësimit të arritjeve të Nxënësve (AVA) deri në orën 06:00 të ditës së shtunë. Paraditen e sotme mijëra nxënës të sistemit parashkollor do t‘i nënshtrohen këtij testi të matematikës, që përbëhet nga 23 pyetje, të përzgjedhura nga një grup mësuesish. Po në fakt, teza e matematikës, së bashku me përgjigjet e sakta ka dalë jashtë ambienteve të AVA-s dhe disponohej nga shumë persona të interesuar që një ditë më parë. Këta të fundit ka gjasa që të kenë paguar një shumë të caktuar parash, vetëm që të marrin rezultate maksimale në provimet e lirimit. Në kopjen e testit të shpërndarë që dje ilegalisht, duken qartë pyetjet dhe përgjigjet e detajuara. Sistemi i përzgjedhjes së pyetjeve është hartuar nga një grup mësuesish të mbajtur "sekret", të cilët kanë qëndruar për një kohë të gjatë të izoluar në AVA. Por misioni i tyre ka dështuar.

Ministria e Arsimit nga ana e saj ka pranuar se teza e testit të matematikës për nxënësit e klasave të nënta, e cila është shitur në treg ka elementë të ngjashëm me atë që do t‘i paraqitej nxënësve për provim. Vetë drejtori i Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve, Alfons Harizaj, deklaroi dje pasdite se do të merren të gjitha masat për ndryshimin e elementëve të ngjashëm në tezën e matematikës, që do të shpërndahet në të gjithë vendin.

"Ne do të marrim të gjitha masat për të garantuar procesin dhe për të siguruar prodhimin e një testi të ri apo testi të sigurt që do të jetë i gatshëm për nxënësit në provimin e nesërm (sotshëm) në të njëjtën orë", u shpreh dje drejtori i AVA-s, Harizaj.

Nga ana tjetër, drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, ka siguruar se do të merren të gjitha masat për gjetjen e personave, të cilët kanë nxjerrë informacionin nga zyrat e AVA-s.

"Fakti që u përpilua pak përpara mund të ketë sjellë rrjedhje nga fondi i madh, që zgjidhet për hartimin e një teze", u shpreh dje Vejsiu. Ai ka garantuar se do të marren të gjitha masat që t‘i shkohet deri në fund zbulimit të personit që ka shitur tezën. Kjo sipas tij nuk është shumë e vështirë, sepse numri i personave që janë marrë me këtë punë është shumë i kufizuar. "Ne i dimë të gjithë, i dimë edhe lëvizjet, sepse sistemi i kamerave funksionon mëse në rregull. Shumë shpejt do të kemi në dorë personin që ka bërë një veprim të tillë, për të prishur sistemin", siguroi drejtori Vejsiu.

Gjithashtu, përfaqësuesit e AVA-s kanë deklaruar se sot në orën 10:00 sikundër është planifikuar do të nisë provimi i matematikës në të gjithë vendin. Në këtë provim lirimi do të testohen mbi 60 mijë nxënës. Ndërkohë që, gjatë ditës së djeshme ka vijuar puna për përgatitjen e tezës së re të ndryshuar.

Dalja e tezave të provimit jo vetëm dëshmon se korrupsioni vazhdon, por se jemi larg ngritjes së një sistemi profesional dhe funksional të testimit shkollor.

 

Burimi informativ / Gazeta SHQIP

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Tifozeria Fierake