Patentat, gënjeshtra e fushatës merr më qafë emigrantët në Itali

Font size: Decrease font Enlarge font

Qeveria tha se bëri marrëveshje, por dokumenti nuk ka vlerë

Një muaj më parë, qeveria shqiptare njoftoi për njohjen e patentës shqiptare në shtetin italian. Vetë Kryeministri i vendit dhe ministri i Transporteve e Telekomunikacionit deklaruan arritjen e një marrëveshjeje për njohjen e dëshmive të aftësisë për drejtim mjeti edhe nga autoritetet italiane. Madje, ministri Sokol Olldashi edhe gjatë takimeve elektorale e përdori këtë arritje të qeverisë si një nga premtimet e mbajtura. Berisha dhe Olldashi thanë se "që nga fillim i qershorit 2009, shteti italian ka nisur të njohë patentat shqiptare". Kryeministri dhe ministri i Transporteve premtuan se shumë shpejt ky dokument do të njihet edhe nga shumë shtete të tjera të Europës dhe më gjerë.

Por, përtej deklaratave të zyrtarëve më të lartë të qeverisë, realiteti është ndryshe. Shumë emigrantë shqiptarë, me dokumente të rregullta në shtetin italian, janë ndëshkuar nga gënjeshtra e pushtetarëve. Ata janë pajisur me patentë në vendin e tyre të lindjes, por janë ndëshkuar pas përdorimit të saj në Itali. Kështu ka ndodhur me Filiol Feleqin, një 27-vjeçar nga Fieri, i cili jeton prej shtatë vitesh në qytetin e Venecias në Itali. I ati i Filiolit, Suloja, tregoi për gazetën "Shqip" se "në muajin maj djali ka marrë patentën e re në Shqipëri. Djali im ka ndjekur rregullisht mediat shqiptare, nga ku në fund të muajit maj ka dëgjuar edhe për marrëveshjen mes Finit, përfaqësuesit të qeverisë italiane, me qeverinë shqiptare. Më telefonoi dhe më kërkoi për më tepër informacion. Unë shkova në Drejtorinë e Patentave këtu në Fier, ku më thanë se në Itali patenta e vogël shqiptare është e vlefshme. Kështu që djali im bleu makinë dhe përdori patentën shqiptare. Por, dy javë pas përdorimit të makinës me këtë dëshmi aftësie ai u ndalua nga policia italiane, e cila i komunikoi se patenta nuk i njihej. Autoritetet italiane i bllokuan makinën bashkë me patentën".

Mësohet se çështja në fjalë ka kaluar në proces gjyqësor, por ajo që shqetëson të afërmit e të gjithë emigrantëve ka të bëjë me pasojat e një gënjeshtre të qeverisë. Pranë Drejtorisë së Automjeteve Fier gjen me dhjetëra familjarë emigrantësh që kanë të njëjtin shqetësim. Edhe Leon Muçaj, banor i qytetit të Fierit, i cili prej pesë vitesh jeton në Sicili, ka pasur të njëjtin problem. Të afërm të Leonit janë paraqitur pranë Drejtorisë së Shfrytëzimit të Automjeteve me shpresën e një zgjidhjeje, por më kot. Asnjë nga drejtuesit e kësaj drejtorie nuk ka dhënë shpjegime. Vetëm gjatë javës që sapo u mbyll, në Fier janë raportuar 16 raste të emigrantëve të mashtruar për punën e patentave.

Ndërkohë, në Greqi, as që bëhet fjalë për njohjen e patentës së re shqiptare. Emigrantë të shumtë që po kthehen për pushime nga Greqia tregojnë se arrijnë që të mbajnë makinat në Greqi vetëm me patentën ndërkombëtare, të cilën e rinovojnë sa herë që kthehen në atdhe.

Burimi informativ / Gazeta SHQIP

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (2 postuar):

Loli ne 21 July, 2009 10:40:04
avatar
Doja te thoja vetem se ne VENEZIA nuk lejohet qarkullimi i makinave. Aty mund te qarkullohet vetem me varke.
ne 01 August, 2009 08:03:15
avatar
Cer je tu thone me???

Po venezia nuk eshte vetem ajo qe ke pa neper kartolina shoku, shko kontrollo se e kane zgjeru ca!

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.