Patos, bashkia sanksionon shitjen e bukes. Reagon shoqata e prodhimit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kryetari i shoqatës së prodhimit të bukës për rajonin Fier, Kajo Hallkaj

Kryebashkiaku i Patosit Bardhi Meli me anë të një shkrese zyrtare me numër protokolli 779/1 datë 01.10.2009 ka vënë në lëvizje vartësit e tij, policinë bashkiake, zyrën e tatim taksave në bashki, për të ushtruar kontroll në të gjitha pikat e shitjes së bukës dhe nënprodukteve të saj nëse këto prodhime shiten konform kushteve të lejuara sipas ligjit apo jo. Ky veprim i kryebashkiakut Meli ka sjellë reagime nga shoqata e prodhimit të bukës në Fier por edhe nga pronarët e dyqaneve që tregëtojnë këto asortimente. Si dje ashtu edhe mëngjesin e sotëm policia bashkiake e Patosit ka ndaluar furgonat e firmave prodhese të bukës që të furnizojnë dyqanet ku shitet buka. Lajmi konfirmohet si nga kryebashkiaku Meli, kryetari i shoqatës së prodhimit të bukës për rajonin Fier, Kajo Hallkaj ashtu edhe nga tregëtarët patosarakë.

I kontaktuar, kryebashkiaku Bardhi Meli, i pyetur rreth këtij problemi ka pohuar se: "Është e vërtetë që kam nxjerrë një urdhër të tillë pasi kjo është kërkuar nga Ministria e Mjedisit. Nuk mund të lejojmë që aty ku shiten  detergjentë, vajra e graso të shitet edhe bukë apo edhe nën produkte të saj. Tregëtarët që do të shesin këtë asortiment apo edhe nën produkte të saj duhet të plotësojnë kushtet dhe të jenë të liçensuar" -  ka pohuar Meli.

Kryetari i shoqatës së prodhimit të bukës për rajonin Fier, Kajo Hallkaj ka pohuar për Fieri.Com se: "Kjo është një dukuri e keqe. Jo se jemi kundër kërkesës së kryebashkiakut apo kundër ligjit, por  policia bashkiake Patos që drejtohet nga një person që s’ka as arsimin përkatës dhe nuk njeh ligjin nuk mund të na ndalojnë që të furnizojmë  dyqanet me bukë. Personi në fjalë ka konflikt interesi pasi ai dhe të afërm të tij kanë furrë buke. Ndalojnë furnizimin me bukë të dyqaneve me qëllim që të furnizohen tek furra e tyre".

Hallkaj pohoi faktin se në bashkinë Patos ka 14 furra që prodhojnë bukë por vetëm 3 prej tyre janë të liçensuara dhe që plotësojnë kushtet e prodhimit të bukës, të tjerat janë pa liçencë. Këto duhet të shikojë zyra e tatim taksave në bashkinë Patos, këto duhet të shikojë kryebashkiaku Meli pasi për të tjerat duhet zbatuar ligji, ka përfunduar ai.

Policia bashkiake Patos ka dalë në hyrje të qytetit mëngjesin e sotëm dhe është konfrontuar me furnizuesit e dyqaneve me bukë duke u thënë se nuk do të furnizoni dyqanet. Pas debateve të shumta  si dhe me ardhjen e shefit të tatim taksave në bashkinë Patos, makinat u lejuan të bëjnë furnizimin. 

"Nuk mund të lejohet që një furr i prodhimit të bukës që është i një kushëriri të parë të kreut të policisë bashkiake Patos të furnizojë dyqane që as nuk janë të liçensuar për aktivitet tregëtar", - kanë pohuar tregëtarët  për Fieri.Com.

 

Fieri.Com / Xhemil Beharaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00