Shoqata e homoseksualëve shqiptarë: Raporti i KE flet edhe për ne

Font size: Decrease font Enlarge font
image

'Vlerësojme progres raportin e Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë dhe vëren se konstatimet në këtë raport në lidhje me situatën e komunitetit LGBT janë të sakta dhe të drejta - thuhet ne nje email derguar ne media nga nje shoqate e homoseksualeve shqiptare e cila ka bere ne vijimesi deklarata lidhur me te drejtat e ketij komuniteti ne Shqiperi.

'Aleanca shpreh bindjen se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë nëse në këtë vend nuk respektohen të drejtat e njeriut, e në këtë kontekst edhe të drejtat e homoseksualëve, biseksualëve dhe trans-seksualëve. Aleanca shpreson se Kuvendi i Shqipërisë do ti ketë parasysh këto rekomandime të BE dhe se do ta miratojë projektligjin Kundër Diskriminimit.

Ky projektligj duhet të jetë fillimi i një pune serioze për t'i krijuar këtij komuniteti të gjithë hapësirën e duhur në mënyrë që të mos kemi më në shoqërinë shqiptare asnjë një lloj diskriminimi - thuhet ne deklaraten e sotme lidhur me Raportin e Ke.

Ne kapitullin per te drejtat e njeriut, ne progres raportin e BE thuhet shprehimisht: - "Projektligji Kundër Diskriminimit i hartuar me konsultimet e shoqërisë civile akoma nuk është miratuar. Praktika diskriminuese kundër grave, apo grupeve të ndryshme minoriteti si për shembull ndaj romëve, janë të përhapura gjerësisht. Nuk ka më organizata active për komunitetin LGBT (lezbike, gay, biseksualë, trans-seksualë).

Ky komunitet është subject i intolerancës dhe diskriminimit. Qeveria nuk ka ndërmarrë akoma ndonjë program aktiv për të ndalur këtë diskriminim"..

 

Burimi Informativ:  SHEKULLI

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.