Lushnjë: I shkarkohet rrufeja në trup, humb jetën 46 vjeçari.

Font size: Decrease font Enlarge font

Një 46 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë. Ai është përcjellë me urgjencë në spitalin civil të Lushnjës nga familjarët që e kanë gjetur në çastet e fundit të jetës , por çdo përpjekje e tyre dhe e mjekëve ka qenë e dështuar, pasi babai i 3 fëmijëve kishte ndërruar jetë menjëherë pas goditjes së rrufesë. Ngjarja është shënuar orët e vona të mbrëmjes së të hënës në fshatin Krutje të rrethit Lushnjë. Hamdi Dafi 46 vjeç kishte qenë në banesë në kohën kur nisi shiu dhe moti I keq me vetëtima. Ai ka dalë nga banesa dhe ka shkura pranë kasolles së lopëve për t’i sistemuar ato dhe për të mos I lënë të ekspozuara nga shiu dhe vetëtimat. Në tentativë për të mbrojtur gjënë e gjallë, ai ka qenë objekt I goditjes së një rrufeje e cila kishte shkarkuar pikërisht pranë 46 vjeçarit. Vonesa e tij ka alarmuar familjarët. Ata kanë shkuar menjëherë tek ai dhe kanë bërë përpjekje për ta përmendur, pasi kishte rënë në tokë pa ndjenja.

"Nisëm fillimisht ta lëviznim dhe t’i flisnim. Nuk reagooi në moment. Më pas nisi të hapte fare pak sytë dhe të fliste sikur të ishte jo fort në rregull, me një zë të brendshëm", kanë thënë për policinë bashkëshortja dhe fëmijët e 46 vjeçarit. Ashtu në gejndje agonie ata e kanë dërguar me urgjencë në spitalin civil të Lushnjës, por pa rezultat. Mjekët e spitalit kanë pohuar se ndërhyrja ka qenë e kotë, pasi 46 vjeçari kishte ndërruar jetë menjëherë pas goditjes së rrufesë dhe në çastin që është gjeyur nga familjarët ka qënë në momentet e fundit të jetës. Ndërkohë një ngjarje e tillë ka sjellë edhe një herë ndër mend rrezikun që I kanoset kryesisht zonave rurale, të cilat janë shumë të ekspozuara nga vetëtimat dhe pa asnjë rrufe pritëse, ndryshe nga zonat urbane ku ka rrufe pritëse dhe rreziku është edhe më I vogël. Banorët e fshatit Krutje, pas kësaj ngjarjeje janë shprehur të shqetësuar për rrezikun që mund t’u kanoset nga rrufetë gjatë stinës së dimrit. Kujtojmë se vitin e klauar dy persona kanë gjetur vdekjen pas shkarkimit të rrufesë në trupin e tyre.

Fieri.Com / Xhemil Beharaj

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.