Lushnje: Reagojne institucionet per lajmin e vjedhjes se eshtrave te deshmoreve
Pas pretendimit per vjedhje te eshtrave te deshmoreve ne Lushnje sot kane reaguar institucionet perkatese.
Se pari kane qene prokuroria e rrethit dhe policia e komisariatit te Lushnjes ato qe kane deklaruar se nuk ka asgje te vertete persa i perket ketij pretendimi.
“Ne kemi ngritur nje grup pune per evidentimin e ankesave te kryetarit te veteraneve dhe ajo cka na ka rezultuar ka qene se eshte konstatuar dem ne varre si thyerje te dy dyerve te varrezes dhe demtime te monumentit te partizaneve, nderas ketij te fundit i ishin shkruar mbi te fjale te padenja dhe te pista. Persa i perket eshtrave ne nuk kemi asnje informacion te tille prandaj e rrezojme kategorikisht kete shpifje nga mediat” - kane qene keto deklarimet e bera nga dy institucionet.
Nderkohe edhe kryetari i bashksie se Lushnjes Albert Sanxhaku mohon dicka te tille.”Varrezat e deshmoreve te qytetit jane perfshire ne nje sipermarrje private qysh ne vitin 2007. Ne nuk kemi asnje liste te ndonje personi qe mund te jete i pavarrosur, sic pretendojne perfaqesuesit e shoqates se deshmoreve, per shkak edhe se ne i kemi te gjitha mundesite qe ta benim dicka te tille, pra qe te benim ndonje rivarrim. Ne te vertete Shoqata e deshmoreve ka ardhur tek ne me nje shkrese ku shprehnin shqetesimin per mirembajtjen e varrezave, per pastertine, per lyerjet me boje qe duhen bere ne menyre te vazhdueshme, demtimin e pllakadave apo te te gjithe atij ambjeti.
Keto raste kane qene edhe here te tjera gjate viteve dhe ne kemi marre here pas here kontakte me perfaqesuesit e firmes qe ka marre persiper kete varreze dhe themi se kemi gjetur bashkepunim te mire me ta. Nuk themi se kemi vjedhje te eshtrave, sepse ne rast te tille do te ishte bere problematike ne bashki me pare. Por une do te thosha qe ky nuk eshte problem pasi varrezat kane nje tjeter problem te madh qe jane ndertuar mbi nje tunel dhe kjo rrezikon varrezat, dhe qe duhet nderhyre per t’i riparuar sa me pare per shkak se rreziku eshte i madh pasi rreshqet toka dhe demton varret.” - ka vijuar ne fjalen e tij Sanxhaku.
Fieri.com / Majlinda Rama























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!