Sondazhi i Gallup: Shqiptarët tendencë për t'u larguar nga vendi

Font size: Decrease font Enlarge font

"Gallup International" ka zhvilluar një sondazh në Shqipëri, që kishte në fokus perceptimin e qytetarëve mbi integrimin e vendit. Ndryshe nga rezultatet e sondazhit në vendet e tjera të rajonit, në Shqipëri ka rezultuar se "17 % e të intervistuarve nuk duan te jetojne ne vend. 1/3 e tyre jane shprehur se Italia eshte vendi me i preferuar per te emigruar dhe pas kesaj renditet Greqia, SHBA dhe Britania. Një numer më i vogël personash dëshirojnë të emigrojnë në Kanada".

Rreth 83 përqind e shqiptareve ia hedhin fajin politikës për vonesat në integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Sondazhi eshte perqendruar dhe tek korrupsioni. Një pjesë e madhe e shqiptarëve mendojnë se shkalla e korrupsionit në vend është e lartë.

Shumë prej te pyeturve kanë pohuar se kane dhënë para në këmbim të shërbimeve ne sektore te ndryshem, ku një vend të madh zë shendetesia. Ata shprehin pak besim te politika shqiptare ndryshe nga të anketuarit në vendet e tjera të rajonit.  Ndërsa kënaqësia në lidhje me standartin e jetës në Shqipëri paraqitet në rritje me 10% në krahasim me vitin e shkuar dhe tanimë ndodhet në shifrat 54%, më e larta ndër vendet e rajonit.

Mbështetja e shqiptarëve në raport me integrimin evropian sërish ka pësuar rritje duke mbërritur 88% dhe së bashku me Kosovën janë dy vendet me këtë tregues më të lartë.

Integrimi në BE shikohet si mundësia për lëvizje të lirë, më shumë siguri dhe forcimin e shtetit ligjor. Sa i takon korrupsionit reyulton se 52% e shqiptarëve u desh të paguanin për një shërbim në vitin e shkuar, shifra më e lartë ndër vendet e Ballkanit. Sakaq, niveli i korrupsionit në biznes paraqitet në vlerat më të ulta në raport me vendet e tjera të rajonit.

 

Burimi Informativ:  Shekulli

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (1 postuar):

drit muc ne 21 February, 2010 07:16:25
avatar
jo mos u beni merak se shqiptaret jane si majmunet 'kure ne kafaz ia mbyll deren me kyc duan te dalin jashte dhe kur ia hap deren fare rri e nuk del fare nga kafazi... mos te na merziten hic komunistat qe nxjerrin te tilla lajme... dhe fundja ato kan interesin e tyre se po dolen njerezit jashte do u ngelen pallatet pa u shitur. me respekt tani elbasan

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.