Shoqata “Muzaka” feston 11-vjetorin e krijimit të saj.

Font size: Decrease font Enlarge font

Në kuadrin e zhvillimit aktiviteteve të ndryshme kulturore, Shoqata Atdhetare Kulturore “Muzaka”, zhvilloi ditën e shtunë, më 23 Prill, një takim jubilar me rastin e 11 – vjetorit të krijimit të saj. Ky aktivitet I realizuar në ambientet e Bibliotekës Publike Fier, mblodhi në një tryezë të zgjeruar përfaqsues të ndryshëm të shoqërisë civile të rrethit të Fierit, të shoqatave të ndryshme që operojnë në Fier, si Shoqata Kosova, Shoqata Camëria, Shoqata Labëria, ajo e Arumuneve, e Egjiptianëve, etj.

Merrnin pjesë gjithashtu të ftuar të ndryshëm nga institucionet lokale të rrethit, si dhe përfaqsues të medias, të kulturës, artit dhe letërsisë, etj. Fjalën e hapjes e mbajti nënkryetari i shoqatës “Muzaka”, historian Ilir Gjika, i cili ndër të tjera bëri një përmbledhje të të gjithë aktiviteteve dhe veprimtarive që kjo shoqatë ka bërë në harkun kohor të 11 viteve të jetës së saj. Duke e cilësuar aktivitetin si një takim – furum, ai i ftoi të gjithë të pranishmit të diskutonin dhe të jepnin mendimet dhe idetë e tyre lidhur me problematikat që kanë shoqëruar në vite komunitetin fierak, dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre.

Mungesa e monumenteve dhe e shenjave historike brenda dhe jashtë qytetit, problemet me muzeun, me tërësinë urbane dhe ambientet e gjelbërta, shqetësimet e ndryshme për fushën e kulturës, artit dhe të sportit, ishin disa nga pikat kryesore që historiani Gjika përmendi në diskutimin e tij, duke bërë edhe një krahasim diakronik të këtyre problemeve gjatë këtyre dekadave te fundit.

Më tej kryetari i shoqatës “Muzaka”, z. Sotiraq Plaka, përshëndeti të gjithë të pranishmitme rastin e këtij takimi jubilar. Ai u fokusua kryesisht tek nevoja e bashkëpunimit të të gjithë shoqatave atdhetare dhe kulturore që operojnë në rrethin e Fierit, me qëllim që zëri i qytetarit fierak të dëgjohet më shumë nga politika locale në të gjitha nivelet. Ai theksoi se do të ishte mirë që një përfaqsi nga të gjitha këto shoqata të monitoronte aktivitetet zyrtare të pushtetit në Fier, si psh: mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ato të Këshillit të Qarkut, etj. Po kështu, sipas zotit Plaka, shoqëria civile dhe shoqatat duhet të jenë më aktive, dhe për të dhnë kontributin e tyre, për Fierin dhe për fierakët. Më tej poeti dhe kritiku Enertin Dheskali mbajti një referat me titull “Letërsia fierake dhe zhvillimi historik i saj”. Autori theksoi se brenda kësaj letërsie gëlojnë një numër i madh poetësh e shkrimtarësh, të brezave dhe shijeve të ndryshme letrare, herë të angazhuar në planin social dhe politik, dhe herë jo.

Tek letërsia fierake gjejmë një panoramë shumëngjyrëshe, -vazhdoi ai, gjejmë krijues që anojnë nga lirizmi i thellë dhe të tjerë që shkëlqejnë në llojet letrare narrative. Referati bëri një përmbledhje të shkurtër të fenomeneve të ndryshme të kësaj letërsie, duke e nisur me Nezim Frakullën dhe veprën e tij, “Divani”, e duke vazhduar pastaj me Jul Varibobën, Zoi Ndrekë Libofshën, e më tej me Hysen Emirin, dhe veprën e tij “Xixëllimet”, që është njëkohësisht e para vepër e botuar në qytetin e Fierit. Më tej autori u fokusua tek zhvillimet letrare të viteve 40’ e në vazhdim, duke mëshuar në mënyrë të vecantë tek autori më I madh I trevës, tek prozatori Jakov Xoxa, dhe kryevepra e tij “Lumi i vdekur”, që kritiku Dheskali e cilësoi si të vetmen vepër të mirëfilltë romanore të realizmit në Letërsinë Shqiptare.

Autori e quajti Jakov Xoxen si prozatorin më të madh shqiptar të drejtimit letrar të Realizmit të pastër, që do të mbetet si një ikonë në letërsinë tonë kombëtare. Ai foli më tej për të tjerë emra të letërsisë dhe kulturës fierake, si Nasho Jorgaqi, Kristaq Shtëmbari, etj, Një rëndësi të vecantë në këtë lëtërsi kanë edhe autorët e goditur dhe të persekutuar nga diktatura komuniste, ku shembulli më domethënës shihet tek figura e poetit të shkëlqyer Aleksandër Zaka. Më tej referati trajtonte zhvillimet letrare pas viteve 90’ duke folur për disa nga vecoritë specifike të saj, llojet më të lëvruara, etj. Autorë të tillë si Tasi Proko, Zoi Dashi, etj, në prozë, dhe Nuri Plaku, Petraq Kote, Vladimir Marku, Aleksandër Bardhi, etj në poezi, u bënë zërat më të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe, e që u ndoqën më tej nga një brez i ri poetësh dhe prozatorësh të talentuar, si Gentjan Banaj, Alfred Mehmeti, Ylli Mucaraku, etj.

Nuk mund të le pa përmendur - tha në mbyllje kritiku, - mozaikun femëror të kësaj letërsie, që tashmë është rritur si në numër ashtu edhe në cilësi, me poete të tilla si Eleni Licaj, Brunilda Bocova, Vali Duka, etj, të cilat i japin një ngjyresë të vecantë letërsisë fierake gjatë dekadës së fundit. Më pas takimin e përshëndeti me këtë rast poeti Gentian Banaj, i cili recitoi plot pasion disa poezi të shkruara për Myzeqenë nga poetët e kësaj treve. Poezia “Myzeqe” e poetit Enertin Dheskali, dhe ajo me titull “Sytë hedh mbi ty Myzeqe”, e shkruar nga vetë Gentjani, u duartrokitën nga të pranishmit dhe krijuan një atmosferë të vecantë. Më tej, fjalën e mori znj. Edita Gjika, e cila mbajti një referat me titull “Pozita e gruas në shoqërinë e sotme fierake”. Pasi paraqiti gjendjen reale të gruas në këtë trevë, hapat përpara dhe përgjegjësitë që ka marrë femra fierake kryesisht në Arsim dhe Shëndetësi, ajo theksoi se ka ende shumë për të bërë që femra ta ndiejë vetën vërtet e barabartë në të gjitha drejtimet, sin ë shoqëri ashtu edhe në punë dhe në familje.

Ajo theksoi se në institucionet qëndrore dhe lokale, madje edhe në shoqatat e ndryshme duhet që gruaja të ketë peshën e vet, pse jo edhe të ketë drejtimin, sepse një grua di të drejtojë po aq mirë sa një burrë për të mos thënë edhe më mirë. Pas referateve, I erdhi rasti diskutimeve të ndryshme. Takimin e përshëndetën përfaqsyes të ndryshëm të shoqatave dhe të shoqërisë civile, të cilët diskutuan për problem më shqetësuesë për qytetarët fierake. Kështu, në emër të shoqatës Kosova, ishte z. Gurguri që pas përshëndetjes përforcoi idenë se shqatat duhet të bëjnë më shumë në drejtim të bashkëpunimit të tyre dhe të opozicionit konstruktiv që I duhet bërë politikës, që ajo të bëjë më shumë për komunitetin. Pikërisht në këtë pikë mëshoi gjatë diskutimit të tij edhe drejtuesi I Radio Fierit, z. Sif Pelari.

Madje ai theksoi se edhe vetë shoqatat duhet të jenë më aktive, duke shtuar numrin e anëtarëve dhe njëkohësisht të kenë qëndrim zyrtar përballë politikës. Ai vazhdoi se cdo qytetar duhet të ndihet dhe të bëhet aktiv për gjithcka ndodh në fier, për artin, sportin, etj, duke përmendur këtu shoqatën e sportdashesve fierake, ngritur para pak kohësh. Gjatë diskutimeve historiani Ilir Gjika hodhi një ide të re që sipas tij do të jetë një sfidë qytetare për të ardhmen, Ngritja e një forumi qytetar në përbërje të së cilës duhet të jenë përfaqsuesit e të gjitha shoqatave që zhvillojnë aktivitet në fier, me një asmble të përbashkët. Ky forum duhet të përthithë ne gjirin e tij intelekuale të ndryshëm të të gjitha fushave, dhe si detyrë kryesore duhet të ketë ngitjen e ndërgjegjes qytetare, monitorimin apolitik dhe oponentar të institucioneve, dhe ngritjen e përgjegjësisë kolektive përballë politikës. Kjo duhet të jetë një sfidë për të gjithë ne në të ardhmen, - theksoi Ilir Gjika. Kjo ide u mbështet masivisht nga të gjithë të pranishmit. Më tej, me këtë rast për pjesëmarrësit u shtrua një kokteil.

 

Fieri.com / Arben Alliaj

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.00