Bashkia Fier, nderton shtepine e te denuares per kultivim canabis sativa, 75 vjecares Feride Bako
Bashkia kontribuon me rikonstruksionon e shtepise se vjeter te 75 vjecares Feride Bako dhe 2 niperve te saj jetim banues ne fshaitn Mbyet Fier. 75 vjecarja e denuar me 5 vjet heqje lirie per kultivim te lendeve narkotike, vuan tashme denimin ne burgun e grave ne Tirane. Qysh prej 2 javesh ka filluar rindertimi i shtepise se tyre te lene pergjysem. Te gjitha shpenzimet per ndertimin e saj jane marre persiper nga Bashkia e qytetit te Fierit. Ndihma per 2 femijet jetim niper te 75 vjecares, djemte e djalit te saj te vdekur, ka ardhur pas premtimit qe kreu i Bashkise Fier, Baftjar Zeqaj beri kur 75 vjecarja Bako u lejua te festonte vitin e ri me niperit e saj.
2 vellezerit e mbetur jetim banor te fshatit Mbyet ne rrethin e Fierit jane shprehur entuziast per kete ndryshim, por nuk lene menjane edhe shpresen se e vetmja gje e mire ose dhurate qe mund tu bente shteti, eshte qe te lirojne gjyshen e tyre, pasi ata jane ende minorene dhe kane nevoje per mbeshtetjen e saj. “Ne na ka ndihmuar Bashkia Fier – ka thene njeri prej niperit e saj dhe per kete jemi shume te kenaqur sepse specialiste te ndertimit po punojne qe te mbyllin shtepine qe kishte ngelur pergjysme. Ne nuk mund ta mbyllnim dot sepse pensioni i gjyshes nuk na dilte per te ngrene dhe jo me per te perfunduar shtepine. Ne tashme kemi ku te rrime. 2 jetimet Xhemal dhe Sokol Bako perkatesisht 15 dhe 13 vjecare kerkojne nga drejtesia qe gjyshja e tyre te dale nga burgu, jo vetem per shkak te moshes se saj te madhe, por edhe per vet kushtet sociale ne te cilat ajo ndodhet.
Ata i bejne apel presidentit te republikes Bamir Topi te nderhyje per faljen e saj. ”Ne jemi te kenaqur per shtepine - thote Sokol Bako por do te jemi me shume nese vjen nena ne shtepi, pasi ajo eshte e vetmja qe na ndihmon ne rritjen dhe kujdesin tone. Ne nuk kemi njeri tjeter, as baba dhe as nene. I lutem z. President te fale nenen dhe te na e sjelle ate ne shtepi” 2 niperit nga deshira per mbarimin sa me shpejt te strehes se tyre, megjithese ne nje moshe ende minorene ata ndihmojne punetoret per perfundimin sa me shpejt te shtepise se tyre.
Fieri.com / Aurora Damini























Shkruani nje koment