11 zona kadastrale në Fier, nuk kryejn transaksione për sipërfaqen e tokës bujqësore për mungesën e certifikatës së pronësisë.

Font size: Decrease font Enlarge font
image 11 zona kadastrale në Fier, nuk kryejn transaksione për sipërfaqen e tokës bujqësore

Zyra e rregjistrimit të paluajtshme:Problemi zgjidhet vetëm për emergjencat

Fermerët e rreth 11 zonave kadastrale në rrethin Fier, ende nuk kanë mundësi të kryejnë transaksione për tokën bujqësore , pasi nuk kanë në dorë certifikatën e pronësisë për tokën e shpërndarë ng a ligji 7501.Në këto zona përfshihen  edhe 2 zona në qyteitn e Fierit, ndërkohë që pjesa tjetër u përket disa fshatrave  të rrethit.Sipas kreut të zyrës së rregjistrimit të pasurisë së paluajtshme  në Fier, Tomorr Allkushi , zonat në fjalë nuk kanë mundur të hyjnë në system nga projekti i Bankës Botërore, projekt ky i nisur prej vitit  1994, ndërkohë që ky problem mund të zgjidhet vetëm në raste emergjencash vetëm nga zyra qendrore me rregjistrime të vecanta dhe vërtetim hipotekor.

“Ne mund të kryejmë vetëm ndodnjë shërbim që ne i quajmë të vecanta, emergjente për ndonjë hall familjar, ndërtim etj-thotë shefi i zyrës së rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Tomorr Allkushi.Zonat kadastrale që janë 11  që nuk kryejnë transaksione  për sipërfaqen e tokës bujqësore, janë 2 zona të Fierit, pastaj ka nga Patosi, Roskoveci të cilat zgjidhen me vertetim hipotekor, sepse nuk është zëri hipotekor “tokë-ar”. Për zonat në qytet, janë 2 zona që së shpejti dotë futen ne sistem rregjistrimi , është  zhvilluar edhe tenderi për këtë qëllim dhe së shpejti do të mund të vijnë të bëjnë rregjistrimin e zonave”

Megjithatë pjesa më e madhe e zonave kadastrale janë futur prej vitesh në sistem hipotekor, ku përfshihen rreth 107 zona, duke lehtësuar procedurat dhe përmbushur kërkesat për veprimet për qytetarët.Pritet së shpejti edhe përfshirja e 11 zonave në sistem duke u dhënë mundësi fermerëve  që të kenë në dorë certifikatnë e pronësisë  dhe të drejtën e transaksioneve.

Fieri.Com / Aurora Damini

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (1 postuar):

isa muji ne 07 September, 2009 12:34:42
avatar
perxellen e tokes me numer 395 ose 4344

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.