Biznesmenë fierakë ndihmojnë me ushqime dhe te holla 2 jetimët nga Mbyeti

Font size: Decrease font Enlarge font

Gjyshja e tyre vuan ende dënimin për kultivim canabisi

2 jetimët 14 dhe 17 vjec nga fshati Mbyet i rrethit të Fierit kanë gjetur përkrahjen nga kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj për riparimin e shtpëisë së tyre. Prej afro 1 muaji në shtëpinë e tyre po punohet për përfundimin e dhomës së tyre , pasi shtëpia ka mbetur në qiell të hapur. Reagimi i kreut të Bashkisë Fier, ka qënë edhe për një ndihmë tjetër në ushqime, para dhe veshmbathje. Me interesimin e tij shumë biznesmene fierakë kanë dhënë ndihmesën e tyre në ndihmë të 2 jetimëve Sokol dhe Xhemal Bako. “Për familjen e 2 jetimëve-ka thënë Zeqaj jo vetëm para Vitit të ri që siguruam disa ushqime por edhe materiale të tjera ndërtimi nga bisnese të rrethit Fier, dhe vazhduam punën për të sjellë disa ndryshime në shtëpinë e tyre të mjeruar edhe nga gjendja fizike, pasi shtëpia ishte e pasuvatuar, pa ndricim , pa pllaka. Besoj se kontributet tona kane sjellë pak ndryshim në jetën e këtyre 2 fëmijëve jetim dhe nënës së tyre të burgosur. 2 vëllezërit jetojnë vetëm pasi gjyshja e tyre 75 vjecare Feride Bako vuan dënimin për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike. Kanë qënë 6 biznesemenë të ndryshëm që operojnë në firmat e tyre private të cilët sot kanë kontribuar me një shumë totale lekësh prej 4 milion lek të vjetra në ndihmë të 2 jetimëve si dhe në disa pako ushqimore dhe veshmbathje.

 

Fieri.Com / Aurora Damini

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.