Drejtuesit e automjeteve “taksi” kundërshtojnë vendosjen e taksimetrave

Font size: Decrease font Enlarge font
image Drejtuesit e automjeteve “taksi” kundërshtojnë vendosjen e taksimetrave

Kanë protestuar sot para Bashkisë rreth 100 drejtues të automjeteve “taksi” të cilët nuk pranojnë vendosjen e taksimetrave, vendim ky i këshillit bashkiak të Fierit.

Drejtuesit e automjeteve taksi kanë pohuar se ata paguajnë rregullisht taksat Bashkisë së Fierit dhe cdo detyrim tjetër ligjor, ndërsa vendosjen e taksimetrave  ata e shohin si një mënyrë vjedhjeje .Duke pasur parasysh që kjo periudhë shënon rinovimin e dokumentacionit për ushtrimin  e aktivitetit. Drejtuesve të këtij shërbimi u kërkohet vendosja e taksimetrave  për të lejuar dhënien e licensave 5 vjecare, por që taksistët e kanë kundërshtuar duke pretenduar se ky urdhër apo vendim është i papranueshëm. Sipas taksistëve, vendosja e taksimetrave është e panevojshme, kur paguhen taksa dhe tatime fikse ndaj Bashkisë, dhe është e përhapur në masë konkurenca e pandershme.

“Unë kundërshtoj vendosjen e taksimetrave –thotë drejtuesi i taksisë Hamit Beqja,  se këtu nuk ka shtet. Ne detyrimet Bashkisë ia paguajmë të gjitha. Konkurenca këtu të mbyt për cdo gjë. Tatimi paguhet fiks paradhënie, sic na i kanë marrë cdo vit me rradhë. Të hedhim edhe mbi 300 mijë lek sic na këkrojnë me një cmim që nuk i përgjigjet tregut, në këtë periudhë , është jashtë cdo norme”

Taksistët shtojnë se për shumë prej tyre nuk kanë mundësi pagesë, sepse fitimi është shumë i vogël. “Unë nuk kam të paguaj-thotë njeri prej tyre. Do të hap krahun dhe do të dorëzoj licensën. Do të punoj në punë të zezë, sa të mund të gjej”

Por kanë pasur qëndrim të prerë drejtuesi i shfrytëzimit të automjeteve në Fier, Luan Baci dhe nënkryetarja e Bashkisë Fier, Eriselda Cobo. Sipas prononcimit të tyre të gjithë taksistët duhet të pajisen  me taksimetër, pasi nuk mund të marrin aktin e vlerësimit teknik dhe në këto kushte nuk mund të licensohen  nga Bashkia e Fierit për të ushtruar këtë aktivitet. Ky vendim për këto institucione i përmbahet ligjit dhe rrjedhimisht zbatimit të tij.

“Unë nuk mund të shkel ligjin dhe të jap një urdhër me kokën time. Unë lejoj vendosjen e taksimetrave sepse ky është një vendim ligjor-ka thënë Baci dhe është një numër i konsiderueshëm mjetesh sidomos automjetet 4+1 që e kanë vendosur taksimetrat dhe duke u vendosur këto taksimetra, janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme për licensimin e tyre.

“Të gjithë mjetet taksi duhet të pajisen me vendosjen e taksimetrave-ka pohuar nënkryetarja e Bashkisë Eriselda Cobo. Ne si institucion i Bashkisë për dhënien e licensave duhet vec dëshmisë së taksistit, të kenë edhe aktin e vlerësimit të mjetit dhe ky akt vlerësimi nuk duhet të jetë vetëm me vendosjen e taksimetrit. Nuk mund të shtyhet më ky process, është dhënë autorizimi i fundit deri në datën 31 mars, në mënyrë që ata të përshpejtojnë procedurat dhe të vazhdojnë punën normal për të marrë licensat e taksisë”

 

Fieri.Com / Aurora Damini

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.