Lorik Cana: Të mos tregohemi naive si në Budapest!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

E ka hedhur pas krahëve dëmtimin, që e la jashtë ndeshjes më Maltën. E ka përcjellë nga televizioni atë barazim zhgënjyes në La Valetta, ka rezervat e tij për lojën e kuqezinjve në atë 90-minutësh, por sidoqoftë kërkon t’i hedhë sytë përpara. Ky është Lorik Cana, shtylla kryesore e kombëtares shqiptare. Si gjithmonë, i gatshëm për mediat, mesfushori i Olimpikut të Marsejës ka pranuar të japë parashikimin e tij për ndeshjen e së shtunës me Hungarinë, që do të luhet në “Qemal Stafa”. I pyetur se, pas dy takimeve më Maltën, ndeshja e kthimit me Hunganinë konsiderohet më e rëndësishmja për kombëtaren tonë në këto eliminatore, Cana është përgjigjur: “Jam i të njëjtit mendim me juve. Gjithsesi, mendimi im personal është se edhe ndeshja me Malën ka qenë shumë e rëndësishme për ne, sepse të gjithë shpresonim te merrnim gjashtë pikë me këtë kundërshtar dhe tani të ishim në krye të grupit. Ndodhi ajo që ndodhi, luajtëm dobët dhe nuk fituam dot, kështu që ndeshja me Maltën i përket së kaluarës tashmë. Nuk kemi pse ta qajmë pafundësisht, aq më tepër kur në derë po troket Hungaria. Në këtë kuptim, tani ndeshja më r rëndësishme del Hungaria. Për këtë ndeshje kërkohet angazhimi maksimal i gjithë pjesëtarëve të ekipit. Këtu fus futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e federatës.”

Dhe nëse flitet për angazhimin total të kuqezinjve dhe dhënien e maksimumit në fushën e lojës, patjetër që kjo nuk kuptohet pa Lorik Canën dhe Altin Lalën, dy shtylla kryesore të ekipit kombëtar, mungesa e të cilëve ra dukshëm në sy ndaj Maltës. Ja dhe shpjegimi i Lorik Canës për këtë: “Kombëtaren nuk e bëjnë dy lojtarë, por grupi. Fatkeqësisht munguam të dy me Maltën, megjithatë gjithmonë kam menduar se edhe me mungesa, kombëtarja jonë i ka forcat për ta mundur këtë ekip. Takimin në fjalë e kam ndjekur në televizor dhe kam vënë re se ndeshja nuk ka shkuar mirë. Edhe unë nuk e kam pasur të lehtë jashtë fushës, kur i kam parë shokët e mi të skuadrës që nuk po fitonin me Maltën. Të gjithë futbollistët që luajnë më kombëtaren kërkojnë të japin maksimumin. Unë kam rreth një muaj që jam kthyer në fyshën e blertë dhe dita-ditës po arrij formën më të mirë. Ndërkohë, kam dëgjuar që edhe Lala është rikthyer, madje ka luajtur në ndeshjet e fundit. Rikthimi i lojtarëve me eksperiencë është diçka shumë e mirë për kombëtaren, pasi edhe nëse nuk do të jenë në fushë, mbështetja e tyre morale është e nevojshme edhe jashtë saj.”

Shqipëria, në ndeshje me skuadra të të njëjtit nivel me të, apo edhe më të dobëta, siç ishte Malta, has shumë vështirësi. Ja pse ndodh kështu, sipas Canës: “Kjo është e vërtetë. Kombëtarja jonë e ka shumë të vështirë me skuadra në nivelin e saj, apo edhe më të dobëta. Them se kjo ka këtë shpjegim: kur je në të njëjtin nivel, fatin e ndeshjes e vendosin disa detaje të vogla. Për shembull, në ndeshjen e parë me Hungarinë ekipi ynë u tregua paksa naiv. Pra, u shfaqëm një skuadër pa përvojë. Mendoj se në atë takim duhet të kishin treguar vazhdimësi në lojë dhe të mos lëshonim në ato momente kur u ndëshkuam. Akoma vazhdoj të mendoj se mund të kishim fituar në Hungari. Të paktën duhet të kishim marrë barazimin. Ne pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, ndërsa në të dytën e humbëm përqendrimin dhe u ndëshkuam në dy raste. Humbja në ndeshjen e parë me Hungraninë duhet të na shërbejë si eksperiencë për të mos gabuar në ndeshjet e ardhshme. Mendoj që Hungaria nuk është ekip më i mirë së i yni, kështu që duhet patjetër të fitojmë. Për ta arritur këtë, na duhet mbështetja e madhe e publikut. Në “Qemal Stafa” dhe me mbështetjen e madhe të publikut tonë ne jemi shumë të fortë për çdo kundërshtar. Nëse nuk kemi mbështetjen e duhur të publikut, bëhemi ekip mëse i zakonshëm.”

Një nga temat më “të nxehta” duket se është lënia jashtë kombëtares për dy ndeshjet e radhës e sulmuesit Erion Bogdani, gjë të cilën Cana e ka të vështitë ta komentojë: Këto janë zgjedhje të trrajnerit. Për mendimin tim Bogdani është një ndër elementët më të rëndësishëm të kombëtares. Nëse trajneri ka vendosur ta lërë jashtë, do të ketë pasur arsyet e veta. Ndoshta Bogdani nuk ka qenë në formën e duhur kohët fundit. Trajneri me sa duket kërkon të provojë edhe lojtarët të tjerë, që ka lajtur rregullisht dhe kanë shënuar me skuadrat e tyre. Gjithsesi nuk e vë në dyshim që Bogdani shumë shpejt do të jetë sërish pjesë e kombëtares.”

 

Burimi informativ / Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.