Shuhet legjenda e futbollit fierak: Kujtim Majaci!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ish futbollisti i Apolonise Kujtim Majaci

Ka nderruar jete ne plazhin e Semanit Kujtim Majaci, ose sic e quanin ndryshe “Legjenda e futbollit fierak”. Ai kish qene ne mesdite ne plazhin e Semanit  me te aferm te tij. Sipas burimeve nga policia e Fierit dhe Spitali Rajonal Fier mesohet se Majaci pasi kish luajtur futboll me disa te njohur me pas eshte futur ne uje per te shplare djerset. Teksa ka bere disa hapa ai eshte peprlasur pertoke mes ujit te detit. Te afermit qe kishin qene prane tij e kane marre me njehere dhe me automjete e kane nisur me urgjence ne Spitalin Rajonal Fier.

 

Edhe pse ekipi mjeksor i ketij spitali eshte munduar qe ti jape ndihmen e pare mjeksore ai ka nderruar jete si pasoje e nje goditje ne zemer, infrakt i miokardit, pohuan per Fieri.com mjeket e spitalit per median.

 

Por cili ishte Kujtim Majaci, ose sic e quanin ndryshe “legjenda e futbolit fierak”, apo “djali me kemishen me vija“ ?

 

 Emri                         Kujtim

 Mbiemri                    Majaci

 Datelindja                 14.3.1962

 Gjatesia                    1.76 cm

 Shenja e zodiakut:     Dashi

 Profesioni:                 Futbollist profesionist

 Karriera:                    15 vjet me Apollonine dhe ekipin kombetar,174 gola.

 Idhujt                        Gert Myler

 Hobi:                         Muzika e lehte, kinemaja.

 

 Askush nga fisi i tij (Majaci eshte me origjine kosovare) nuk merrej me sport. "Une e theva akullin, isha i pari-ka pohuar  ai disa kohe me pare per nje media qe do te shkruante per te. Fusha ime e preferuar ka qene rrugica e lagjes ku banoja “Kryengritja e Fierit”. Luaja me shoket pa pare se sa kohe. Ne klasen e 5  fillova te aktivizohem me ekipin e pionierit te shkolles Naim Frasheri dhe trainieri im i pare ka qene Luftetar Strumini ish portier i Apollonise".

 

Me vone ai aktivizohet me ekipet zinxhir deri sa kalon me ekipin e te rinjve me trainier Vangjel Capo dhe Piro Mali. Ne vitet 1979-1980 ai shpallet me ekipin e te rinjve kampion i dimrit dhe fazen e dyte ekipi i Apollonise te te rinjve kalon ne kategorine e pare. Por menjehere fazen e dyte ai therritet nga trainieri i te rriturve Vangjel Capo dhe qe nga ajo kohe behet pjestari me i rendesishem i ekipit te te rriturve te Apollonise.Shume shpejt ai arriti te fitoje zemrat e tifozeve te tij fierak.

 

 

Ne ate kohe Apollonia ishte ne kategorine e dyte dhe fale kontributit te tij dhe skuadres qe po profeksionohej dita dites ne sezonin 1984-1985 Apollonia shpallet kampione e kategorise se dyte dhe hyne ne kategorine e pare  bashke me fanellen me numrin 11 qe mbante Kujtim Majaci i cili ne keete sezon futbollistik i dhuroi ekipit plot 24 gola. Qe vitin e pare te debutimit te Apollonise ne kategorine e pare ne sezonin futbollistik 1985-1986, Kujtim Majaci thyen rekordin disa vjecar te golshenuesit me te mire te kampionatit te kategorise se pare. Ai me 20 golat e tij shpallet rekordmedi i ri i asaj kohe duke lene pas Ilir Pernaskes me 19 gola.

 

Me Kujtimin ne krye te sulmit Apollonia arrin suksese te njepasnjeshme.  Fale formes se mire te tij dhe ekipit Apollonia, tifozet fierak ndiqnin hap pas hapi idhullin e tyre ne cdo ndeshje, brenda dhe jashte qytetit. Gjate kesaj kohe vlen te kujtohet ngjarja e Kavajes te cilen Kujtimi e quan turp i asaj kohe. Ai ka pohuar -  “Ka qene shtator i vitit 1986, mbaj mend qe u bene rremuja te medha ne trena autobuse dhe makina, pas kesaj ngjarje u  arrestuan reth 40 persona dhe u internuan rreth 40 familje vetem se kishin veshur kemishe si ajo qe mbaja une."

 

Kujtim Majaci ka qene i grumbulluar per 10 vjet rresht ne ekipet  shpresa dhe kombetare, por kur vinte puna per aktivizimin ne formacion ai lihej jashte per arsye klanesh ne ekipin kombetar. Ne ate kohe nuk i perfillnin shume futbollistet qe nuk ishin nga Tirana, thote ai. Keshtu ai numeron tre ndeshje zyrtare ne radhet e ekipit kombetar. Vetem ne vitin 1990 kunder Frances ai e fillon ndeshjen ne formacionin baze dhe luan per 60 minuta. Ka lujatur dhe 15 minutat e fundit te takimit me Angline dhe nje ndeshje miqesore me Greqine.

 

Ne fund vjeshten e vitit 1986, ne hotel turizmin e Elbasanit “Skampa”do te grumbullohej nacionalja Shqiptare nen drejtimin e trajnierit Shyqyri Rreli. Ishte nje brez futbollistesh qe rralle i vijne vendit per ekipin e futbollit. Musta, Targaj, Omuri, Kola, Demollari, Zmijani, Josa, Muca dhe fieraku elegant Kujtim Majaci. Perfaqesuesja e Shqiperise vinte pas nje sezoni ne eliminatoret e boterorit te Meksikes, gati befasuese, kur mposhte Blegjiken e madhe 2-0 ne “Qemal Stafa”. Ate fund vjeshte te vitit 86-te e njejta structure e nacionales kuq e zi, por kete radhe edhe me goleadorin fierak, mblidhej kombetarja.

 

Vjne me radhe ne ambjentet e hotelit, Musta, Minga, Demollari te veshur me uniformen sportive qe lexonte “Shqiperia”.

Disa metra pas tyre, nje djal elegant, i veshur ndryshe nga te tjeret, me kostum civil dhe kemishen me vija, futet ashtu buzeqeshur pas te tjereve. Nisen peshperitjet se kush ishte ai djale. Nje meso burre pasi degjon disa caste, thote qetesisht: - “Ai eshte Kujtim Majaci”. Kisha degjuar se ne nje ndeshje ne Kavaje, pak muaj me pare, ishin burgosur dhe interrnuar tifoza per shkak te kemishave qe kishin veshur, sepse ashtu vishte idhulli i tyre Kujtim Majaci. E dija qe shifra e golave te shenuar ne kampionate dhe kupa, e kishte kaluar shifren 100, por nga afer e shihja per here te pare, ka treguar bashkeqytetari i tij.

 

 

 

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (57 postuar):

ilir muskaj ne 14 July, 2009 06:38:24
avatar
Ngushellime familjareve dhe te afermve te legjendes, Kujtim Majaci. Eshte nje nga lajmet me te hidhura per mua si gazetar, pasi Majaci ishte idhulli i mijera sportdashesve te Apolonise. Mes atij grupi fantastik qe kishte Apolonia e atyre viteve, Kujtimi bente diferencen. Apolonia Jone krenohej me Kujtim Majacin, kudo qe shkonte.

Sot Fieri ka humbur nje nga njerezit e tij me te shquar ne sport. Bota sportive shqiptare sot ndjen dhimbje te madhe. Kujtim Majaci eshte ne eliten e futbollit fierak. Ai duhet te jete "Nderi i qytetit". Me mirenjohje per gjithcka ai beri per futbollin fierak.

Sinqerisht, Ilir Muskaj
Indrit Sulaj ne 14 July, 2009 06:55:42
avatar
Shpreh keqardhjen time te thelle per kete personazh te futbollit fierak i cili sebashku me shume figura te tjera te sportit fierake krijuan krenarine sportive te qytetit.

Eshte e vertete, ashtu sic e permend edhe shkruesi i me siperm, sot Fieri humbi nje nder simbolet e futbollit fierak. Njeriun qe me veprimtarine e tij sportive, me deshiren, talentin dhe punen e tij, ngriti ekipin e Apolonise dhe gjithe qytetin e fierit ne nivele te larta profesionale sportive.

Nje legjende si kjo e Kujtim Majacit ndodh vetem njehere ne historine e nje ekipi futbolli sic eshte ai i Apolonise tone dhe nderime speciali duhet patjeter ti bashkengjiten kesaj dite ngushelluese per te gjithe. Le te kujtome sot e ne cdo vit Kujtim Majacin dhe sebashku me te edhe emocionet qe kemi perjetuar ne ndeshjet e futbollit ku kemba e ketij ylli te futbollit fierak dhe atij shqiptar shenonte golat e aq magjishem per te gjithe ne deshmimtaret e asaj kohe. Le te transmetojme sot tek rinia, tek femijet tane legjenden e nje talenti te tille qe mban emrin KUJTIM MAJACI.

I paharruar qofte kujtimi i tij!


Sinqerisht,
Indrit Sulaj
nardi kola ne 14 July, 2009 07:32:23
avatar
Tashme jetoj ne Tirane por i ruaj me fanatizem lidhjet me qytetin tim Fierin. Kur degjova per lajmin e ndarjes nga jeta te Kujtim Majacit u dritherova. Emri i ketij njeriu eshte i lidhur ngushte me femijerine dhe rinine time. Ekipi i futbollit qe ai udhehoqi perbente nje krenari te ligjshme per te gjithe ne.

Si tani me kujtohet kur shtyheshim per te hyre ne stadium ku rralle mund te gjeje vend. Venim per Kujtim Majacin bomberin e jashtezakonshem, idhullin e tifozerise, Ronaldon dhe Klinsmanin tone te asaj kohe. Prandaj dua te them ngushellime per te gjithe fieraket kudo ku jane. Brezat e rinj te mesojne nga ky njeri qe jetoi me pasionin. Ngushellime per femijet dhe familjen e tij.

I kerkoj bashkise se Fierit te perjetesoje emrin e tij ne nje rruge te rendesishme te qytetit.


Nardi Kola
Kirurg Plastik
QSUT
Tirane
besmir ne 14 July, 2009 08:22:42
avatar
Lamtumire Kujtim. Do na mungosh shume!!!
FUAT MIHAJ ne 14 July, 2009 08:22:57
avatar
E NJIFJA KUJTIMN QE KUR VIJA NGA CAKRANI NE FIER NE KEMBE PER TE PARE NDESHJENT E APOLLONISE QE LOSTE MAJACI. ME VJEN SHUME KEQ NGA ZEMRA NGUSHELLIMET E MIA FAMILJES TE TE NDIERIT KUJTIM MAJACI.
Ilirjan Gjika ne 14 July, 2009 09:59:44
avatar
Për të treguar se çfare figure për futbollin fierak ka qenë Kujtim Majaci po citoj intervistën e mbrojtësit të 17 Nëntorit dhe Kombëtares Shqiptare Artur Lekbellos dhënë gazetarit të sportit pas ndeshjes 17 Nëntori-Apolonia të 9 Janarit 1989 të cilën i madhi Profesor Kristaq Shtëmbari e citon në librin e tij “Djemtë e Apolonisë” fq.245.

"Të luash me Majacin nuk është e lehtë, aq më tepër që loja e Apolonisë është e përqëndruar tek ai. U mundova ta ruaj nga afër, veçse në minutën e fundit ai arriti të më shpëtonte. E majta e tij për pak sa nuk shënoj, i faleminderit ..."

Lavdi një emri të madh si Kujtim Majaci, futbollistit më të madh që ka nxjerrë qyteti ynë.
I paharruar qoftë emri i tij.

Ilirjan Gjika
Arben ne 14 July, 2009 10:27:10
avatar
Ngushellimet e mia familjes se Kujtim Majacit.
I paharruar te jete kujtimi i tij.

Sinqerisht
Arbeni
Lola Daci.,nga gjermania.. ne 14 July, 2009 11:23:03
avatar
e kam njojtur Kujtimin personalisht kur kam luajtur vet bassketboll me ekipin e apollönis ka qene nji djal i vecant dhe i respektushem . ju shpreh ngushellimet me te thedha familjareve .fierit dhe gjith e gjith te dashurve te Kujtimit si dhe gjith kosovareve te tek :uzina e pambukut:
vangjel ne 14 July, 2009 11:27:36
avatar
Te Apollonia shuhet ylli me i ndritur i saj, i paharuar do mbetet emri KUJTIM MAJACI. zoti e ndjeft kujtim Majacin. jo nuk do ndahesh kurrr nga ne, gjithmon do te kemi ne zemer Kujtim Majaci.
vangjel ne 14 July, 2009 11:27:37
avatar
Te Apollonia shuhet ylli me i ndritur i saj, i paharuar do mbetet emri KUJTIM MAJACI. zoti e ndjeft kujtim Majacin. jo nuk do ndahesh kurrr nga ne, gjithmon do te kemi ne zemer Kujtim Majaci.
Ervin Ikonomi ne 15 July, 2009 01:04:04
avatar
Ngushullimet e mia familes dhe gjithe sportedashesve Fierake kudo qe jane.Bashkohem me idene qe nje rruge te qytetit te Fierit ti vihet emri i Legjendes se futbullit Fierak Kujtim Majaci.I paharahur qofte emri i tij.

Sinqerisht Ervin Ikonomi
Artan Nare ne 15 July, 2009 03:32:10
avatar
Vertet nje humbje e madhe per futbollin dhe per qytetin e fierit .Ngushellimet e mia famijes Majaci .
Hysen XHoxhaj ne 15 July, 2009 04:07:00
avatar
Une shpre ngushellime familjes dhe gjithe sportedashsve fierake. Une e kam njohur vete personalishte kujtimin. Nuk gjeje dote fjale me te mira per ate njeri . Ai i kishte te gjitha veset e mira.Familja humbi njeriun me te dashur kurse ne humbem shokun me te mire.
behije Karagjozi ne 15 July, 2009 04:37:18
avatar
Ngushellimet e mia gjithe pjestareve te familjes Majaci. Lajmi i vdekjes te kujtimit me shokoj. Eshte nje humbje qe le ne deshperim jo vetem familjaret e tij por edhe shume e shume njerez qe ate e njihnin. Talenti e kishte bere ate nje person teper publik dhe te respektuar. Dhimbja e shume njerzve i bashkohet dhimbjes te familjes te tije.

Lamtumire Kujtim!

boston
Perparim Hysi ne 15 July, 2009 04:50:37
avatar
Pa dyshim,që u befasova dhe ndjeva dhimbje.Ka qenë emblema e futbolit Fierak dhe jo vetëm e tij.Ai zë vënd nderi në Panteonin e Futbolit Shqiptar.
Jo vetëm futbollist virtuoz,por ka qenë një djalë për t'u patur zili:në çdo drejtim.Nuk fryhej apo kapërdisej po qe i thjeshtë si thjeshtësia dhe i bukur si artist.E ndaj dhimbjen me nënën e tij, me familjen dhe me të gjithë të afërmit e tij.Ka ikur figura më përfaqësuese dhe më dinjitoze e futbolit fierak.Prehu i qetë,o futbollist i madh!
Pellumb Kulla ne 15 July, 2009 05:09:21
avatar
Vdekja e Kujtimit me goditi rende. Kujtim Majaci ishte me shume, shume me teper se nje futbollist. Ai ishte njeriu qe e bente me te mundshem e me te afert realizimin e nje endrre qe nuk arrihej. Majaci ishte gjenerator gezimi per mijera e mijera njerez. Mjeshteria e tij ishte deshmi perpjekjesh, vullneti, ishte nje bukuri arti. Si kosovar, Kujtimi permbante nje vlere edhe me te madhe akoma pasi gjeneronte edhe patriotizem edhe vetedije te nje historie kombetare te ndjere por te pashprehur teresisht.

Ndaj me familjen, shoket e tij, sportdashesit e Fierit nje hidherim te madh qe sado ta ndash mbetet po aq: shume i madh!

Lamtumire, Majac!

Pellumb Kulla
jetnor jalli ne 15 July, 2009 06:14:42
avatar
sapo lexova lajmin kujtim majacit per vdekjen e tia me vjen keq.ngushellimet e mia nga bostoni lamtumire majaci
Kapllan Duraj ne 15 July, 2009 06:16:55
avatar
Shpreh ngushellimet e mia me te thella familjes dhe gjithe njerzve te tij te dashur per ndarjen e parakohshme nga jeta te paharruarit dhe legjendes se futbollit fierak KUJTIM MAJACI.
Rovi ne 15 July, 2009 06:23:20
avatar
Fatkeqesi e madhe... Ikja e parakoheshme e Kujtim Majacit eshte tronditese. Iku nje nga Elitat e Fierit..
Ne keto momente shume te veshtira per Familjen dhe te afrermit, Ne bashkeqytetare te Kujtimit qe jetojme ne USA ndajme dhimbjen me Familjen e Tij. Ngushellime familjes dhe gjithe te dashurve te Kujtim Majacit.

Rovi Philadelphia
elidon cobani ne 15 July, 2009 08:23:35
avatar
Jame prekur shume kur kame marre vesh per vdekjen e Kujtimit. Ndjej nje keqardhje te jashtezakonshme per kete figure te madhe te qytetit te fierit.Tani qe po shkruaj me vine ndermend shume kujtime qe kemi kaluar ne ekipin e apolonise, Qytetit te Fierit po i iken nje nga figurat qe ralle i vjne ndonjehere ketij vendi.

I shpreh ngushellimet e mija familjes Kujtim Majacit i pa harruar qofte kujtimi tij.


Sinqerish
Elidon Cobani
edlir shera ne 15 July, 2009 09:43:36
avatar
asnjeri nuk do donte ta besonte nje gje te tille jo me nje si puna ime qe kam lindur 200 metra nga shtepia e tij.ngushellimet e mia gjithe familjes dhe te aferme te tij.sot eshte nje dite e zeze per te gjithe fieraket kudo ndodhen
Alban Joti ne 15 July, 2009 10:13:41
avatar
Te mori fati i keq keshtu papritur
o njeri i madh kembendritur
U shuajte shpejt o ylli fierak
ti qe zemrat tona i ndeze flake
Te paharruar do te jene golat e tu
gjithmone Kujtim me lot nder sy.
Na veshtro nga qielli o heroi jone
kur Apolonine e dashur ta kemi kampion.

Ngushellime te thella familjes.
taulant cumani ne 15 July, 2009 10:30:40
avatar
Eshte megjithmend fatkeqsi shum e madhe per ne Fieraket dhe te gjith ata qe e njihnin Kujtimin,e njihja personalisht dhe jam tronditur shume, djem si kujtimi i gjen te rall ne Fier. Ngushellime families dhe gjith te dashurve. Taulant Cumani ATHINE
ARMANDO TOPI ne 15 July, 2009 11:14:11
avatar
data 14 korrik nje date zez per qytetin er fierit dhe per gjith sportedashesit e ekipit te apolonis SHUHET PA PRITUR SHKELQIMI I NJE YLLI TE PA ZEVENDESUESHEM me te vertet nje tronditje e madhe i erdhi qytetit ton me humbjen e legjendes se futbollit fjerak . MEGJITATE VESHTIR SE KJO LEGJEND E FUTBOLLIT IKEN NGA MENDJET E SPORT DASHESVE FJERAK "LEGJENDA MAJACI " DO TE JETE GJITHNJE E FRESKET NE MENDJET TONA MEGJITHESE DO TENA MUNGOJ SHUM NE SHKALLET E TRIBUNES


NGUSHELLIME TE PERZEMERTA FAMILJES SE LEGJENDES FJERAKE DHE GJITH SPORTEDASHESVE
bushi aliu ne 15 July, 2009 11:16:38
avatar
Shpreh ngushellimet e mia me te thella per vdekjen e parakoheshme te nje figure te madhe te futbollit Fierak dhe jo vetem.Legjenda jote dhe asaj skuadre te madhe do te ngelet e pa harruar tek ne dhe brezat qe do te vijne.
Arben Alliaj ne 15 July, 2009 12:24:26
avatar
Me kujtohen komentet e telekronisteve te asaj kohe ku gjithmon thoshin: "Apolonia e Majacit" gjithmone kam thene me vete sa fjale e madhe, por e merituar.

Futbolli Shqiptar dhe ai Fierak tashme ka nje yll me pak.
176 Gola.
kampion i kategorise se dyte 84-85 me 24 gola.
85-86 rekordmeni i ri shqiptar me 20 gola.
89-90 me i miri me 19 gola.

Lamtumire yll!
xhermil beharaj ne 15 July, 2009 12:40:53
avatar
Kujtim Majacin e kam ndjekur ne disa ndeshje pasi vellai im i madh ka qene tifoz me Apollonine. I kam te fiksuara kundersulmet e tij, shperthimet e tij ne fushen e blerte si dhe disa nga golat qe ai ka shenuar.
Lamtumire "djaloshi me kemishen mr vija", dheu te qofte i lehte.
lamtumire, ikona e futbollit fierak qe more kaq pak nga ajo "sasi" e madhe qe dhe per futbollin fierak dhe Apolonine tende te shtrenjte qe nuk e nderrove me asnej skuader tjeter.
Lamtumire.
Erion MUsaraj ne 15 July, 2009 12:53:08
avatar
Kjo eshte nje humbje shume emadhe per gjithe boten e sportit. Kujtim Majaci ishte nje yll, nje talent i botes futbollistike shqiptare.


Lamtumire Majac!
Lorena Rrapi ne 15 July, 2009 01:02:12
avatar
Ngushellime te thella familjareve te Kujtim Majacit.
Kjo ikone e futbollit fierak u shuajt papritur.Vlera te paperseritshme te futbollit shqiptar jane ndare nga jeta keto kohe. Te tilla vlera si Kujtim Majaci, Arben Minga dhe Petro Ruci do te mbeten te paharruar ne kujtesen e sportdashesve si dhe do zene nje vend te konsiderueshem ne historine e futbollit shqiptar.
Jetnor Peli ne 15 July, 2009 02:42:33
avatar
Nuk mund te prisja lajm me trondites, eshte vertet nje humbje e thelle per familjen Majaci. Ngushellimet e mia, shpirti i tij u prehte ne paqe !

Jam prej 3 vjetesh ne Itali dhe deri me sot e vetmja figure qe me ka perfaqesuar me se miri kur takoj shqiptare te qyteteve te tjera ka qene dhe do te jete padyshim i madhi Kujtim Majaci. Mjafton te thuash qe je fierak dhe jane te tjeret qe te flasin per Kujtimin. Une dhe pse nuk e kam njohur personalisht , jam brez tjeter dhe karrieren e tij ma kane treguar te tjeret dhe me kane bere te jem me teper krenar qe jam fierak dhe kosovar.

I lutem bashkise Fier ta nderoje sic i takon figuren me te madhe te historise se futbollit shqiptar, dhe propozoj jo vetem qytetar nderi por dhe vet emri i stadiumit te mbante emrin e kampionit tone. Keshtu sa here te luhet nje ndeshje te gjithe do te kujtojne jo vetem Kujtmin por edhe historine e ndritur te apollonise, por dhe tifozat me kemisha me vija.

Ju lutem edhe njehere te tregoni maturine tuaj si bashki. Edhe njehere ngushellimet e mia, rahmet past ! Do ta kujtome gjithnje Kujtimin !
K.C ne 15 July, 2009 03:25:36
avatar
Ngushellime familjes se legjendes se futbollit fierak, Kujtim Majaci!
BLEDAR CALAMANI ne 15 July, 2009 05:25:52
avatar
Fieri dhe gjithe Shqiperia ka humbur nje figurat me te shquara te sportit Shqiptare. Vdekja e tij me duket e pa besushme. Ngushellime familjes se gjithe te afermve. Kujtim Majaci do te jetoj ne mendjet dhe zemrat tona.
Lamtumir 11-ta e Apollonis....
Adriatik Golemi ne 15 July, 2009 05:43:10
avatar
Nuk me besohet qe Majaci nuk eshte. Eshte e pamundur qe gjithe ajo energji, vitalitet, jete, muskuj, djerse, force, pasion, shperthim te zhduket sikur te mos ishin. Une kam qene nga ata qe futeshin nga telat per te pare Majacin.

Atehere nuk kishte SUPERMAN, SPIDERMAN. ATEHERE NE KISHIM, MAJACIN.

Eshte e rende kur vdesin superheronjte. Do te kemi gjithmone ne zemer, Kujtim.
engjell hoxha ne 15 July, 2009 06:41:58
avatar
Me gjithe dhimbjen e madhe, mbresat qe ka lene tek mua i madhi Majaci me bejne te ndihem krenar qe kam qene bashkekohes i ketije ylli qe nuk perendon. Do te mbeten gjithmone ne kujtesen time "shperthimet "e tije dhe thirrjet e C-se" Majac Majac ti je Bota"

Ngushellimet me te sinqerta familjes Majaci.
armando guri ne 15 July, 2009 07:31:03
avatar
lamtumire (djaloshi me bluzen me vija ).te falenderojme per te tere golat e emocionet qe na ke dhen i paharruar emri jote dhe numri jot 11
Viktor Hoxha ne 15 July, 2009 08:37:38
avatar
Per ne tifozet e zjarrte te "Apolonise" Kujtimi nuk qe thjesht nje futbollist i shquar qe na kenaqte me lojen e mrekullueshme dhe me golat e tij te bukur. Kujtimi ishte simboli i qytetit tone. Nuk mund ta kuptoje dot Fierin pa Majacin dhe Majacin pa Fierin. Me nje fjale Fieri dhe Majaci u ben sinonime te njeri - tjetrit dhe te tille do te mbeten perjete.
Kujtimi eshte nje nga ata njerez te thjeshte por njekohesisht dhe te madherishem qe nuk i takon vetem familjes Majaci dhe Fierit. Kujtimi eshte biri i shquar e i shtrenjte i gjithe Shqiperise, Kosoves si dhe i gjithe shqiptareve kudo ne bote.
Kujtimi eshte nje nga ata yje qe nuk shuhen kurre, ai do te mbetet perjetesisht i shndritshem ne qiellin shqiptar. Per vepren dhe sjelljen e tij jo vetem si nje futbollist i shquar por edhe si nje njeri i mrekullueshem e nje shqiptar i devotshem, emri i Kujtim Majacit do te gdhendet me shkronja te arta ne Panteonin e futbollit shqiptar.

U shpreh ngushellimet e mia te sinqerta familjes si dhe te afermve te tjere te tij, duke marre pjese ne hidherimin e thelle te tyre.

Rruge te mbare, i shtrenjti yne Kujtim Majaci per ne Parajse, atje ku prehen vetem engjejt si ti!

Me respekt Viktor Hoxha, Athine.
Erma Bele-Pinto ne 15 July, 2009 11:03:53
avatar
Shume ngushellime per familjen e Majacit, dhe I PA HARRUAR QOFTE KUJTIMI I TIJ.
Verte jam merzitur per kete lajme sepse babai im ka qene shume shoke i mire me te.
Iku shume i ri, dhe ti kete lene uraten familjes se tij.
endri guxo ne 15 July, 2009 11:45:09
avatar
Doja ti shprehja ngushellimet me te thella familjes shokeve dhe gjithe qytetareve fjerak.Pasi nen emrin e Kujtim Majacit jane rritur te gjithe te rinjte qe e kane dashur futbollin.I paharruar kujtimi i tij.

Endri ,Denver USA
lenchyseni ne 16 July, 2009 01:24:55
avatar
jam nje nga ata qe para ndeshjeve u conin lule futbollisteve. Kujta ka qene idhulli im dhe i bashkmoshatareve te mi.na beri krenar si fierak ne ate kohe te zymt ishte kenaqsi,shpres,adrenalin ti je krenaria jon Kujtim Majaci ngushellime familjes Majaci ngushellime gjith fierakeve kudo qe jane
Rael Kopace ne 16 July, 2009 02:49:29
avatar
Me keqardhje te madhe i shpreh ngushellimet familjes se Kujtimit ne kete dite te veshtire per ta por njekohesisht i falenderoj qe i dhuruan Fierit per nje kohe, sado te shkurter, ashtu sic e njohim te gjithe, Majacin, qe do te jetoj pergjithnje ne zemrat e sportdashesve fierake, dhe emri i te cilit do te jete i pari ne klubin a Apolonise.
Klajdi Alikaj ne 16 July, 2009 06:16:26
avatar
Me keqardhje te madhe i shpreh ngushellimet e mija familjes se Kujtimit:I PA HARRUAR QOFTE KUJTIMI I TIJ; Kujtimi ka qene dhe do vazhdoje te jete krenaria e Fierit.

Klajdi,Chicago USA
arben - likaj -belgjik ne 16 July, 2009 07:07:41
avatar
shpre ngushllimet e mia per familjen majaci dhe per te afermit e tij.KUJTIM MAJACI ylli jone ti je krenaria jone me ty jemi krenar dhe do vazhdojm te jemi krenar gjithmon.14 korrik ishte dita kujtim kur u ndave nga jeta jone por jo nga shpirti majaci jone ti do jetosh me ne gjithmon krenaria e qytetit tone nuk e harrojm shprehen tone majac ti je bota jone do rish ne zemrat tona gjithmon majaci jone.prehu ne paqe kampion i jone.lamtumire MAJACI jone
arjan polo ne 16 July, 2009 10:58:16
avatar
Ngushellimet me te sinqerta per familjen e te madhit KUJTIM MAJACI e ktij simboli per ne dhe brezat qe do vijne qe me shume se futbollist ka qene nje njeri i pa krahasueshem.Propozoj qe stadiumi te mbaj emrin KUJTIM MAJACI.KF APOLONIA te terheqi fanellen me numrin 11 dhe nje nga rruget kryesore te mbaj emrin KUJTIM MAJACI.Asnje fierak nder vite ska bere me shume se i madhi KUJTIM MAJACI PER Fierin e tij.Lamtumir MAJACIyne i dashur ti do jesh perjetesisht ne zemrat tona.
agimi zvicér ne 16 July, 2009 05:27:42
avatar
lamtumiré o legjenda e futbollit fierak e kombétar. ne krenohemi me ty o legjendé.
Kujtim Kujtim ti je bota...
linda ne 16 July, 2009 07:48:16
avatar
na erdhi shume keq kur morem vesh per vdekjen e Kujtim Majacit.I shprehim ngushellimet tona familjes.dheu te qofte i lehte o Kujtim.I paharuar ne zemrat e cdo fieraku.
beni & koli -belgjik ne 16 July, 2009 08:22:34
avatar
dua te shpre ngushllimet e mia familjes majaci. "kujtim kujtim ti je bota..." keshtu do te mbahesh mend gjithmon. ike papritur nga jeta jone o njeshi apollonis tone. ti do te ngelesh gjithmon ne kujtime tona o ylli jone. me dhimbje dua ta pranoj ikjen tende pergjithmon dhe kurre nuk do te harrojm. kujtim majaci do ngelet gjithmon ne zemrat tona dhe kurre nuk te harojme.

I pa harruar qoft kujtim jote o legjenda jone lamtumir MAJACI jone. ju lutem bashkis se fierit qe ne nderim te kujtim majacit ne nje rruge te fierit te vihet emri ti per legjenden tone. lamtumir kujtimi jone.
alket malkaj ne 17 July, 2009 01:33:52
avatar
ngushellimet e mia per familjen e tij si njeri,dhe ngushellimet e mia per gjithe firaket ne radhe te pare dhe per gjithe shqipetaret.kujtimin e kam jetuar nga afer se jemi nga nje lagje ka qene njeri i shkelqyer dhe futbollist i vecante mund te themi nga me te miret,se ato qe bente kujtimi atehere po i shikojme sot ne keto dite.Kujto i pa harruar qofte kujtimi jot,dhe do te rrosh gjithmone ne zemrat e fierakeve.
Piro Bele ne 18 July, 2009 04:12:39
avatar
E pa besueshme,e dhimshme, tronditese per te gjith ata qe e kan njohhur nga afer. E kam patur sportist trajner e mik te afert. U takova per here te fundit me 10 Maj 2009. Biseduam per me shume se 2 ore, kujtuam shume gjera e u shmallem.

Largimi i tij nga jeta ishte shume tronditese per familjen, miqt e dashamiresit etij. Me te drejte populli i Fierit e vleresoi figuren etij duke e quajtur Legjenda e Futbollit Firak. Figura etij do te ngelet e pa haruar ne mendjen e te gjithe Firakeve. Nga F SH F Kujtim Majacit duhet ti jepet titulli Mjeshter Sporti, ku nuk ja dhane ne kohen kur luante futboll (regjimi Komonist ) pasi ata kishin frike se do te ishte i padiskutushem ne formacionin e Kombetares.

Me largimin e parakoheshem nga jeta familja humbi njeriun me te dashur, popuilli i Fierit futbollistin me te madhin e koherave.Bashkia e Fierit me te drejte i dha titullin Qytetar Nderi .Lamtumir i dashur Kujtim,ipaharuar do te ngelesh,i perjetshem kujtimi dhe vepra e tij.

Ngushellime nga Piro Bele dhe familja.Boston U.S.A.
LEONARD PRIFTI ne 18 July, 2009 07:41:25
avatar
me vjene shume keq per largimin nga jeta te mitit te APOLLONISE te madhit KUJTIM MAJACIT. Qyteti i fierit ka humbur personazhin me popullore te vet. Do ti lutesha klubit sportiv APOLLONIA qe fanella me numrin 11 te vendoset ne muze se bashku me fotografine e te madhit KUJTIM MAJACIT. NGUSHELLIME FAMILJES MAJACI.
oltion canole ne 18 July, 2009 11:04:57
avatar
E konsideroj fat te madh te kesh qene perkrah ketij gjigandi (si futbollist dhe te mrekullueshem si djale). Une i takoj atij brezi futbollistesh qe apollonine e gjeti te konsoliduar si ekip dhe kjo si rrjedhoje e futbollisteve te atij brezi te arte te apollonise.

Dhe ne mes te atyre djemve spikaste kujtimi gjithnje goje embel dhe i qeshur me ne te rinjte dhe castet e tensionit i kalonte gjithmone me sportivitet. Vdekja e tij nuk i ka dhembur vetem familjes se tij keshtu qe ngushellimet e mia kalojne per te gjithe komunitetin Fierak.

I paharruar qofte kujtimi i tij
pllumb kananaj ne 19 July, 2009 12:50:07
avatar
nuk munde ta haroje kurre ate buzeqeshjen e KUJTIMIT ate thjeshtesine e komunikimit ne jeten e perditeshme NGUSHELLIMET ME TE PERZEMERTA FAMILJES DHE TE AFERMIT E TIJE ME DHIMBJE PLLUMB.KANANAJ(itali)
alban ne 19 July, 2009 08:56:53
avatar
Mbaj mend 2 ndeshje qe kam pare te Apolonise, nje ne Fier me Vllaznine, dhe ne Berat me Tomorrin. dhe me kujtohet shume mire sesi Majaci dhe Arben Arbri ne pushimin e ndeshjes jane perqafuar,dhe gjithe stadiumi duartrokiti...
Une e adhuroja Kujtimin shume per gjuajtjet e tija,dhe babai im,e kishte idhull per shpejtesine e tij....

Kujtimi ka qene lojtari i te gjithave.
Tirana zyrtare nuk duhej tu trembej cunave si Kujtimi per ti thirur ne Kombetare.Por duhet te ishte krenare qe kishim lojtare qe luanin me shpirt,dhe ti afronte ata me shume ne ekip,sesa ti mbante larguar.

Ngushellime te perzemerta familjes,dhe i paharruar qofte emri i tij. Nje rruge te madhe ne Fier duhet te marre emrin e legjendes Fierake.RRUGA KUJTIM MAJACI.
driton studenica ne 20 July, 2009 04:44:09
avatar
"... minuta e 11 dhe Majaci kryeson 1-0 ndaj partizanit me falni apollonia". Ishin shpesh here keto fjalet e radiokronistit. E me te drejte MAJACI ishte apollonia pa nevlersuar punen e (llamarines) Toles, Kokurit, Tegut etj.

I lutem Fieri.com te japi disa gola te MAJACIT. kampion te tille nuk vdesin kurre.
Albert Cupa ne 18 September, 2009 05:14:16
avatar
e pabesueshme the tronditse vdekja e menjehershme e Kujtim Majacit. Familja humbi njeriun e saj te aferm, Por qyteti i Fierit humbi njerin nga figurat me popullore te sportit fierak. Ngushellime familjes Majaci nga familja Cupa, New York U.S.A.
agron rezhdo ne 12 October, 2009 06:19:35
avatar
ngushullimet e mia per familjen.ju humbet njeriun tuaj te dashur,fieri humbi nje figure te shkelqyer e shume te dashur tek fieraket.ishte majaci ai qe e ngriti emrin e futbollit fierak,ishte ai qe e pruri buzqeshjen tek fieraket.lajmi i humbjes ishte shume i hidhur.ngushllimet nga familja rezhdo.athine 2009
SALI SINANI GREQI ne 26 October, 2009 01:20:39
avatar
NGUSHELIME FAMILJES MAJACI PER HUMBJEN E TE DASHURIT TE TYRE.KUJTIM MAJACI DO TE VAZHDOJE TE JETE NE MENDJEN E CILIT DO FIERAK.BREZI JONE SMUND TA HARROJE YLLIN E VITEVE 1985-1986 GOL SHENUESIN ME TE MIRE TE SHQIPERISE ME 20 GOLA.AKOMA DHE SOT FIERI SKA ARRITUR TE GJEJE NJE FUTBOLLIST SIKUJTIM MAJACI.I PA HARRUAR KUJTIMI I TIJE.
Ardian Papuciu ne 31 October, 2009 04:49:09
avatar
E pa besueshme!Ne Fieraket sa here te flasim per futbollin e atyre viteve do te na vije nder mend i madhi Majaci.Fieri dhe fieraket kane humbur legjenden,idhullin e tyre per futbollin.Nderojeni te madhin Kujtim Majaci gjithe kohen.Ngushellime familjes.Pershendetje nga large FIERAKEVE.

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Tags
Rate this article
4.58
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.