Shuhet legjenda e futbollit fierak: Kujtim Majaci!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ish futbollisti i Apolonise Kujtim Majaci

Ka nderruar jete ne plazhin e Semanit Kujtim Majaci, ose sic e quanin ndryshe “Legjenda e futbollit fierak”. Ai kish qene ne mesdite ne plazhin e Semanit  me te aferm te tij. Sipas burimeve nga policia e Fierit dhe Spitali Rajonal Fier mesohet se Majaci pasi kish luajtur futboll me disa te njohur me pas eshte futur ne uje per te shplare djerset. Teksa ka bere disa hapa ai eshte peprlasur pertoke mes ujit te detit. Te afermit qe kishin qene prane tij e kane marre me njehere dhe me automjete e kane nisur me urgjence ne Spitalin Rajonal Fier.

 

Edhe pse ekipi mjeksor i ketij spitali eshte munduar qe ti jape ndihmen e pare mjeksore ai ka nderruar jete si pasoje e nje goditje ne zemer, infrakt i miokardit, pohuan per Fieri.com mjeket e spitalit per median.

 

Por cili ishte Kujtim Majaci, ose sic e quanin ndryshe “legjenda e futbolit fierak”, apo “djali me kemishen me vija“ ?

 

 Emri                         Kujtim

 Mbiemri                    Majaci

 Datelindja                 14.3.1962

 Gjatesia                    1.76 cm

 Shenja e zodiakut:     Dashi

 Profesioni:                 Futbollist profesionist

 Karriera:                    15 vjet me Apollonine dhe ekipin kombetar,174 gola.

 Idhujt                        Gert Myler

 Hobi:                         Muzika e lehte, kinemaja.

 

 Askush nga fisi i tij (Majaci eshte me origjine kosovare) nuk merrej me sport. "Une e theva akullin, isha i pari-ka pohuar  ai disa kohe me pare per nje media qe do te shkruante per te. Fusha ime e preferuar ka qene rrugica e lagjes ku banoja “Kryengritja e Fierit”. Luaja me shoket pa pare se sa kohe. Ne klasen e 5  fillova te aktivizohem me ekipin e pionierit te shkolles Naim Frasheri dhe trainieri im i pare ka qene Luftetar Strumini ish portier i Apollonise".

 

Me vone ai aktivizohet me ekipet zinxhir deri sa kalon me ekipin e te rinjve me trainier Vangjel Capo dhe Piro Mali. Ne vitet 1979-1980 ai shpallet me ekipin e te rinjve kampion i dimrit dhe fazen e dyte ekipi i Apollonise te te rinjve kalon ne kategorine e pare. Por menjehere fazen e dyte ai therritet nga trainieri i te rriturve Vangjel Capo dhe qe nga ajo kohe behet pjestari me i rendesishem i ekipit te te rriturve te Apollonise.Shume shpejt ai arriti te fitoje zemrat e tifozeve te tij fierak.

 

 

Ne ate kohe Apollonia ishte ne kategorine e dyte dhe fale kontributit te tij dhe skuadres qe po profeksionohej dita dites ne sezonin 1984-1985 Apollonia shpallet kampione e kategorise se dyte dhe hyne ne kategorine e pare  bashke me fanellen me numrin 11 qe mbante Kujtim Majaci i cili ne keete sezon futbollistik i dhuroi ekipit plot 24 gola. Qe vitin e pare te debutimit te Apollonise ne kategorine e pare ne sezonin futbollistik 1985-1986, Kujtim Majaci thyen rekordin disa vjecar te golshenuesit me te mire te kampionatit te kategorise se pare. Ai me 20 golat e tij shpallet rekordmedi i ri i asaj kohe duke lene pas Ilir Pernaskes me 19 gola.

 

Me Kujtimin ne krye te sulmit Apollonia arrin suksese te njepasnjeshme.  Fale formes se mire te tij dhe ekipit Apollonia, tifozet fierak ndiqnin hap pas hapi idhullin e tyre ne cdo ndeshje, brenda dhe jashte qytetit. Gjate kesaj kohe vlen te kujtohet ngjarja e Kavajes te cilen Kujtimi e quan turp i asaj kohe. Ai ka pohuar -  “Ka qene shtator i vitit 1986, mbaj mend qe u bene rremuja te medha ne trena autobuse dhe makina, pas kesaj ngjarje u  arrestuan reth 40 persona dhe u internuan rreth 40 familje vetem se kishin veshur kemishe si ajo qe mbaja une."

 

Kujtim Majaci ka qene i grumbulluar per 10 vjet rresht ne ekipet  shpresa dhe kombetare, por kur vinte puna per aktivizimin ne formacion ai lihej jashte per arsye klanesh ne ekipin kombetar. Ne ate kohe nuk i perfillnin shume futbollistet qe nuk ishin nga Tirana, thote ai. Keshtu ai numeron tre ndeshje zyrtare ne radhet e ekipit kombetar. Vetem ne vitin 1990 kunder Frances ai e fillon ndeshjen ne formacionin baze dhe luan per 60 minuta. Ka lujatur dhe 15 minutat e fundit te takimit me Angline dhe nje ndeshje miqesore me Greqine.

 

Ne fund vjeshten e vitit 1986, ne hotel turizmin e Elbasanit “Skampa”do te grumbullohej nacionalja Shqiptare nen drejtimin e trajnierit Shyqyri Rreli. Ishte nje brez futbollistesh qe rralle i vijne vendit per ekipin e futbollit. Musta, Targaj, Omuri, Kola, Demollari, Zmijani, Josa, Muca dhe fieraku elegant Kujtim Majaci. Perfaqesuesja e Shqiperise vinte pas nje sezoni ne eliminatoret e boterorit te Meksikes, gati befasuese, kur mposhte Blegjiken e madhe 2-0 ne “Qemal Stafa”. Ate fund vjeshte te vitit 86-te e njejta structure e nacionales kuq e zi, por kete radhe edhe me goleadorin fierak, mblidhej kombetarja.

 

Vjne me radhe ne ambjentet e hotelit, Musta, Minga, Demollari te veshur me uniformen sportive qe lexonte “Shqiperia”.

Disa metra pas tyre, nje djal elegant, i veshur ndryshe nga te tjeret, me kostum civil dhe kemishen me vija, futet ashtu buzeqeshur pas te tjereve. Nisen peshperitjet se kush ishte ai djale. Nje meso burre pasi degjon disa caste, thote qetesisht: - “Ai eshte Kujtim Majaci”. Kisha degjuar se ne nje ndeshje ne Kavaje, pak muaj me pare, ishin burgosur dhe interrnuar tifoza per shkak te kemishave qe kishin veshur, sepse ashtu vishte idhulli i tyre Kujtim Majaci. E dija qe shifra e golave te shenuar ne kampionate dhe kupa, e kishte kaluar shifren 100, por nga afer e shihja per here te pare, ka treguar bashkeqytetari i tij.

 

 

 

 

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 

 

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (58 postuar)

avatar
ilir muskaj 14 July, 2009 06:38:24
Ngushellime familjareve dhe te afermve te legjendes, Kujtim Majaci. Eshte nje nga lajmet me te hidhura per mua si gazetar, pasi Majaci ishte idhulli i mijera sportdashesve te Apolonise. Mes atij grupi fantastik qe kishte Apolonia e atyre viteve, Kujtimi bente diferencen. Apolonia Jone krenohej me Kujtim Majacin, kudo qe shkonte.

Sot Fieri ka humbur nje nga njerezit e tij me te shquar ne sport. Bota sportive shqiptare sot ndjen dhimbje te madhe. Kujtim Majaci eshte ne eliten e futbollit fierak. Ai duhet te jete "Nderi i qytetit". Me mirenjohje per gjithcka ai beri per futbollin fierak.

Sinqerisht, Ilir Muskaj
avatar
Indrit Sulaj 14 July, 2009 06:55:42
Shpreh keqardhjen time te thelle per kete personazh te futbollit fierak i cili sebashku me shume figura te tjera te sportit fierake krijuan krenarine sportive te qytetit.

Eshte e vertete, ashtu sic e permend edhe shkruesi i me siperm, sot Fieri humbi nje nder simbolet e futbollit fierak. Njeriun qe me veprimtarine e tij sportive, me deshiren, talentin dhe punen e tij, ngriti ekipin e Apolonise dhe gjithe qytetin e fierit ne nivele te larta profesionale sportive.

Nje legjende si kjo e Kujtim Majacit ndodh vetem njehere ne historine e nje ekipi futbolli sic eshte ai i Apolonise tone dhe nderime speciali duhet patjeter ti bashkengjiten kesaj dite ngushelluese per te gjithe. Le te kujtome sot e ne cdo vit Kujtim Majacin dhe sebashku me te edhe emocionet qe kemi perjetuar ne ndeshjet e futbollit ku kemba e ketij ylli te futbollit fierak dhe atij shqiptar shenonte golat e aq magjishem per te gjithe ne deshmimtaret e asaj kohe. Le te transmetojme sot tek rinia, tek femijet tane legjenden e nje talenti te tille qe mban emrin KUJTIM MAJACI.

I paharruar qofte kujtimi i tij!


Sinqerisht,
Indrit Sulaj
avatar
nardi kola 14 July, 2009 07:32:23
Tashme jetoj ne Tirane por i ruaj me fanatizem lidhjet me qytetin tim Fierin. Kur degjova per lajmin e ndarjes nga jeta te Kujtim Majacit u dritherova. Emri i ketij njeriu eshte i lidhur ngushte me femijerine dhe rinine time. Ekipi i futbollit qe ai udhehoqi perbente nje krenari te ligjshme per te gjithe ne.

Si tani me kujtohet kur shtyheshim per te hyre ne stadium ku rralle mund te gjeje vend. Venim per Kujtim Majacin bomberin e jashtezakonshem, idhullin e tifozerise, Ronaldon dhe Klinsmanin tone te asaj kohe. Prandaj dua te them ngushellime per te gjithe fieraket kudo ku jane. Brezat e rinj te mesojne nga ky njeri qe jetoi me pasionin. Ngushellime per femijet dhe familjen e tij.

I kerkoj bashkise se Fierit te perjetesoje emrin e tij ne nje rruge te rendesishme te qytetit.


Nardi Kola
Kirurg Plastik
QSUT
Tirane
avatar
besmir 14 July, 2009 08:22:42
Lamtumire Kujtim. Do na mungosh shume!!!
avatar
FUAT MIHAJ 14 July, 2009 08:22:57
E NJIFJA KUJTIMN QE KUR VIJA NGA CAKRANI NE FIER NE KEMBE PER TE PARE NDESHJENT E APOLLONISE QE LOSTE MAJACI. ME VJEN SHUME KEQ NGA ZEMRA NGUSHELLIMET E MIA FAMILJES TE TE NDIERIT KUJTIM MAJACI.
avatar
Ilirjan Gjika 14 July, 2009 09:59:44
Për të treguar se çfare figure për futbollin fierak ka qenë Kujtim Majaci po citoj intervistën e mbrojtësit të 17 Nëntorit dhe Kombëtares Shqiptare Artur Lekbellos dhënë gazetarit të sportit pas ndeshjes 17 Nëntori-Apolonia të 9 Janarit 1989 të cilën i madhi Profesor Kristaq Shtëmbari e citon në librin e tij “Djemtë e Apolonisë” fq.245.

"Të luash me Majacin nuk është e lehtë, aq më tepër që loja e Apolonisë është e përqëndruar tek ai. U mundova ta ruaj nga afër, veçse në minutën e fundit ai arriti të më shpëtonte. E majta e tij për pak sa nuk shënoj, i faleminderit ..."

Lavdi një emri të madh si Kujtim Majaci, futbollistit më të madh që ka nxjerrë qyteti ynë.
I paharruar qoftë emri i tij.

Ilirjan Gjika
avatar
Arben 14 July, 2009 10:27:10
Ngushellimet e mia familjes se Kujtim Majacit.
I paharruar te jete kujtimi i tij.

Sinqerisht
Arbeni
avatar
Lola Daci.,nga gjermania.. 14 July, 2009 11:23:03
e kam njojtur Kujtimin personalisht kur kam luajtur vet bassketboll me ekipin e apollönis ka qene nji djal i vecant dhe i respektushem . ju shpreh ngushellimet me te thedha familjareve .fierit dhe gjith e gjith te dashurve te Kujtimit si dhe gjith kosovareve te tek :uzina e pambukut:
avatar
vangjel 14 July, 2009 11:27:36
Te Apollonia shuhet ylli me i ndritur i saj, i paharuar do mbetet emri KUJTIM MAJACI. zoti e ndjeft kujtim Majacin. jo nuk do ndahesh kurrr nga ne, gjithmon do te kemi ne zemer Kujtim Majaci.
avatar
vangjel 14 July, 2009 11:27:37
Te Apollonia shuhet ylli me i ndritur i saj, i paharuar do mbetet emri KUJTIM MAJACI. zoti e ndjeft kujtim Majacin. jo nuk do ndahesh kurrr nga ne, gjithmon do te kemi ne zemer Kujtim Majaci.
1 2 3 4 5 6 next total: 58 | displaying: 1 - 10

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Foto Galeri
Rate this article
4.67