Majac! Mos shëno më gola…

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Ia kushtoj ekipit të “Apolonisë” kur luante Majaci me shokë dhe kur ”Apoloninë” e drejtonte, trajneri Vangjel Capo.

Autori - Ju duket pardoksal titulli i tregimit tim, por nuk  është aspak i tillë. Ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë, për shumë  fierakë që kanë qenë sportdashës,janë të njohura.Ata që nuk i  njohin, do t’u duken paradoksale. Mjerisht, ç’do tregoj është e  vërtetë, por nuk do di sa do jem i zoti që t’i afrohem sadopak asaj se  çfarë ka ndodhur me të vërtetë.

       * * *

Fieri jo vetëm ka qenë qytet sportdashës,por edhe është.Unë me këtë tregimin tim, nuk kam për qëllim që të analizoj sukeset apo dështimet e futbolllit në Fier, por dua të flas për një kohë kur “Apolonia” arriti, si të thuash, apo gjeun e saj. Me punën me përkushtim të Vangjel Capos alias Xhelës, Fieri u bë një nga skuadrat më të mira dhe arriti që të ndeshet dhe me “Olimpikun” e Marsejës. Natyrisht, në këtë ballafaqim, Fieri u nda me humbje, por s’duhet harruar se në gjithë këtë hop në futboll, skudra fierake u luftua haptas apo fshehurazi, vetëm e vetëm që të mos u bënte karshillëk skuadrave kryeqytetase ku si “vëllezërsiamezë”, pakësa të egër, të “hanin” me gjithë lecka: Dinamo dhe Partizani! Duhet të përballoheshe me elefantë të tillë dhe nuk qe aq e lehtë.

Për futbollin fierak kanë dhënë përvojën e tyre, Skënder Dede, trajner që kish mbaruar jashtë për futboll; mjesshtra të mëdhenj sporti si Zihni Gjinali e Vasip Biçaku, ish lojtarë të Kombëtares, por vetëm Vangjel Capo, bëri atë që nuk e bëri askush prej tyre: e renditi Apoloninë në vëndet cilësore në kampionatet tona Kombëtare. Dhe kini parasysh se “Apolonisë” i morën me forcë shytllën e mbrojtjes, qendërmbrojtësin, Sotiraq Tegu, dhe kur ”Apolonia” ngulmoi të mos e lëshonte Raqin, atëherë erdhi dhe ndëshkimi: na kthyen Raqin, po na hoqën 6 pikë.

Luftën e patëm me “Dinamon” dhe ky klub qe i Ministrisë së Mbrëdshme. Do të thoni po këtu s’ka logjikë. Po kush të pyeste për Sulo-be? Thoshte një fierak i vjetër, sportdashës: - "Vallahi, nuk ke seç i thuaj kësaj pune. Lopën unë e kam në kasolle, po do që ta mjelësh ti se të pëlqen qumështi i saj. Unë ankohem, ti ma jep me kovë mbi kokë. Vete prapë ankohem dhe “kadiu” (kupto ata lart), më jep dhe një gjobë të mirë. Se kur hahesh me kadinë, s’ka kush ta bën davanë".

“Apolonia” me Xhelën bëri një ekip për t’u patur zili. Me Raq Tegun në qëndër të mbrojtjes, me mesfushorë (për mua si sportashës, mesfushorët janë motorët e një skuadre futbolli: Po punuan mirë motorët, skuadra zor të njohë humbje) të tillë si, Ilir Meçe, Iliaz Haxhiu, Raq Kokuri dhe Pandeli Tole, dhe me sulmues si Stroni, Paço dhe mbi të gjitha me një super-sulmues si Kujtim Majaci, jo vetëm kish ngritur peshë tifozërinë fierake, por dhe më tej: në gjithë vëndin. Porta ruhej nga Stefa vigjilent që zor se ia hante qeni shkopin. Duke shkruar sot për ta, për “Apoloninë” e asaj kohe, do të ketë dhe ndonjë që nuk e përmënd, jo se e kam harruar, por qëllimi im nuk është ai që ka një kronikan futbollli. Se nuk jam i tillë. Por gjetkë është edhe tregimi im.

Unë dua të tregoj këtu se sa të vështirë e kanë patur këta futbollistë aq të mirë në atë kohë, kur rrethet qoft dhe në futboll shikoheshim me syrin e njerkës. Dhe nuk ka qenë vetëm Fieri që është parë me këtë sy, por dhe rreth të tjera. Kurora duhet të mbetej veç në dy klube: Dinamo e Partizan. Të tjerët, rrallë. Shumë rrallë. Sikur të kesh një mundësi dhe të bësh një anketë për futbollistin me të madh fierak të të gjithë kohërave, padyshim që përgjigja më e saktë do të qe: Kujtim Majaci! Jo se në Fier gjatë kohës nuk ka patur futbollistë të shquar. Jo.

Fieri ka patur futbollistë me peshë, me uljet e ngritjet e këtij sporti në vite, por Kujtim Majaci ka qenë (deri tani, pa diskutim është njëshi në futbollin fierak) një futbollist që ka patur aq tifozë (sot quhen fansa), sa rrallë të ketë patur tjetërkush. Sikur Kujtimi të mos ishte fierak dhe ca më shumë me origjinë nga Kosova, padyshim, që ai do të ishte sulmuesi nr.1 i Kombëtares në atë kohë. Thirrej me Kombëtaren sa për sy e faqe dhe aktivizohej po kështu. Po sa për sy e faqe. Kurse dashamirët e futbollit jo vetëm që e donin, por i shkonin pas, e imitonin deri aq sa të visheshin si ai. Edhe sot, po të kishte një kronikan dhe koleksionist relikesh, s’kish si të mos fliste për një këmishë verore, me kuadrate të kuqe e blu, që u quajt “këmisha e Majacit”.

Po kur një të tillë e kam patur dhe unë?! Por kjo ”këmishe e Majacit”, sa shprehte dashuri dhe mall për idhullin e tyre, aq ngjalli frikë në ”pallatin e partisë”.

Ç’është kjo dashuri kaq e madhe për një futbollist (aq më shumë dhe kosovar?!!!), kur rinia duhet të dojë vetëm sh.Enver? Alarm! Alarm! Të mobilizohen të gjithë: front, rini, bashkime profesionale, aktivistë (spiunë vullnetarë dhe jo vullnetarë) dhe t’i thonë ndalë kësaj dashurie të frikëshme. Se nesër…e po kushedi seç ndodh nesër.

 - E patë se çfarë ndodhi në Kavajë? Ndodhi gjithë ai sherr. Vetëm nga Majaci. Se shënoi gol ai…pa dale, duhet parë mirë. Dhe prapë, pas sherrit me Kavajën, u dënua Fieri. Ah, a i Majaci! Po ata që i shkojnë prapa? Ç’janë ato këmisha? Po vepron armiku?

Fillluan dhe gjyqet.

-Ke qenë në Kavajë?

-Pse ke qenë?

-Ç’është kjo tifozëri? Duhet të çajmë bllokadën dhe ti më rend pas sportit.

- Pas Majacit? Mos po shtoj apo po shkruaj revan?

- Jo. Aspak. Vetëm sot nuk jap dot shifrën e saktë të tifozëve që e pësuan dhe me gjyq nga puna e këtij, Majacit. Pas gjyqit, ndonjëri edhe burg apo punë korrektonjëse.

Të shkoje në stadium, u bë hall. Të vërshëllente kamzhiku nbas veshit: - "...pse ke dalë nga rreshti? Vagabond!" As pyetej për moshë. Partia qe nxehur. Duhet të varroste një mit. mitin "Majac". Dhe ai, Kujtim Majaci, një futbollist model, një djalë për t’u pirë në kupë, dalë nga një familje punëtore, e bënte beli me sjelljen e tij. "Kur kapte topin, e kapte flama" - thoshte tërë entusiazëm një plak tifoz, - "dhe ne e dinim mirë, se do shënonte".

Ky qe gëzimi ynë në ato ditë aq të ”nxehta” nga proçkat e dallkaukëve. Dhe e donim “Apoloninë” që nga Xhela Topi (s’e quanim më Capo), vazhdonim me Lakun e portës, me Raqin e dy mbrojtësit e krahut, me Pandin, "...hajde, llamarina" - bërtisnim një zëri për Pandeli Tolen, për Kokurin e shkurtër, por që ta fuste topin poshtë shalëve (Kokuri qe aq teknik sa mund ta krahasoje me teknikë si Bert Jashari, Vasillaq Zëri, Agim Janku apo dhe ndonjë tjetër që tash s’e kujtoj dot). Por ylli qe veç Majaci. Dhe për t’i thënë ndal gjithë këtij vrapimi galopant që po merrte “Apolonia” dhe Majaci, u vu në përdorim gjithë makineria propagandistike e kohës. Sigurisht, porosia vinte nga lart. Dilnin në mes të rrugës makina me aktivistë (syte veshët e mbretit) dhe kthenin tifozat për të mos ndjekur skuadrën pas. Organizoheshin mbledhje në lagje, në ferma, e fshatra. Ndal tifozërisë të “sëmurë?!”. Erdhën deri hetuesë me eskortë dhe kërcënonin. Por rinia çante ferrën dhe as që pyeste për këto masa drakoniane. ”Epidemia” Majac po bëhej e rrezikshme. Aq sa sekretarja që mbulonte artin dhe sportin i thotë Majacit: - "Dëgjo, për partinë e pushetin, është më mirë të mos shënosh më gola!!!"  Porosi më të “çmuar” dhe më me “kripë” se sa aq s’kishe si mos të ngjallte krupën. Por Kujtimi si një djalë që kurrë nuk i kanë pëlqyer ankesat nga padrejtësitë e kohës, bëri sikur s’e dëgjoi këtë porosi kaq të ”urtë”. Dhe kurrë-kurrë me askënd nuk ka treguar për atë “porosi me aq vlerë”.

Unë që po shkruaj e di mirë se si janë zhvilluar ngjarjet e asaj kohe dhe e kam njohur mirë atë partiake të sëmurë. Akademiku i shquar, Xhevahir Spahiu (gjej rastin t’i uroj shëndet Poetit tonë të madh), duke folur për një rast të tillë të ngjajshëm, jo pa eufomizëm i tha intervistuesit: - "Po vure kuzhinere bythën, prit që të hashë mutin. Shtesat e prishin të gjithë bukurinë e kësaj ngjarje pakëz paradoksale, po krejt të vërtetë".

Epilog:

Dua t’ju uroj të gjithë atyre futbollistëve të ekipit “Apolonia” gjithë të mirat dhe të më falin në s’fola për ta kokë për kokë. E sa për Vangjel Capon, trajnerin, kam edhe diçka. Kur isha inspektor për gjuhën e letërsinë shqipe në Drejtori të Arsimit në Fier, sollën si inspektor dhe Xhelën. Kurrë nuk erdhi për inspektim në shkolla. Nisej për zyrë e sosej në fushë të sportit. Një ditë erdhi dhe i tha drejtorit: - "Ika unë. Nuk punoj dot në zyrë". Dhe iku. Se nuk e ka Vangjel Capo, po Vangjel Topi. Nuk e di seç bën tani, po i uroj në veçanti vetëm të mira.

 

Fieri.com / Përparim Hysi - 16 Qershor 2009

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (6 postuar)

avatar
vasili 18 July, 2009 03:40:24
Jane ngjarje qe te rrengjethin mishin dhe te bejne te ndjehesh me fierak se kurre . Faleminderit per keto qe shkruani dhe ju lutem beni thirrje qe stadiumi i fierit te mbaje emrin "Kujtim Mjaci" . Ka qene dhe do te mbetet miti i futbollit shqiptar , do ta krahasoja me maradonen , pastaj ka qene dhe nj djale shembullor ne jeten e perditshme ,plot me vlera ,ndaj njerez te tille nuk duhen harruar kurre . Bota edhe kur nuk kane mite i krijojne . Kurse ne e kemi dhe duhet ta vlersojme .
avatar
Përparim Hysi 19 July, 2009 01:48:22
Autori i këtij tregimi që"fieri.com",e ka botuar, jam unë, Përparim Hysi. Tregimi im është botuar që më 16 qershor dhe, mjerisht, ka përfunduar i përçudnuar tek gazeta "Fieri". Tregimi është titulluar: "Majac,mos shëno më gola!" dhe nuk di se kush ka patur të drejtën morale apo civile për të tjetërsuar, pa autorizimin tim, qoft dhe titullin. Më tej maskarada vazhdon se Unë shpreh "dhimbje të madhe për ndarjen e parakohëshme nga jeta të yllit të pashuar, Kujtim Majacit. Ngushëlime familjes së tij .I paharruar do të jetë në zëmrat e fierakëve, por dhe të tërë shqiptarëve, që dashrurojnë futbollin e bukur".

Lexues i nderuar, fierak dhe jo fierak, po si mund të shprehesha unë me këto fjalë në 16 qershor, kur i ndjeri Kujtim Majaci ishte i shëndosh si molla?
Kjo është një ndërhyrje shumë e flliqur mbi pronësinë time letrare dhe "fieri.com duhet të vërë rektifikimin se të njëjtën gjë do bëj edhe"Sporti Shqiptar" nga ku pretendon se është burimi. Për Kujtim Majacin,për vlerat e tij si njeri dhe si sportist, unë besoj se e kam bërë detyrën si qytetar duke shkruar veç këtij tregimi që më është "shartuar" gjatë rrugës dhe kam shkruar një poezi jubilare që është botuar në disa organe.

Të vetmen ndjesë për gazetën tuaj ,është fakti se vetëm sot e gjeta tek "blogu" poezinë time që kujtoja se nuk qe botuar.

Përparim Hysi, 18 korrik 2009
avatar
Ervino 20 July, 2009 09:26:09
http://www.sportishqiptar.com.al/majaci-partia-do-te-mos-shenosh-me-gola/

Ky me siper eshte linku nga i cili eshte marre shkrimi i lartpermendur. Nese Fieri.Com nuk e ka marre qe ketu pse duhet te citoje ne fund te tij burimin informativ??
avatar
Tahir Mellani 20 July, 2009 01:14:10
Kete artikullin e kam lexuar edhe tek Sporti Shqiptar ku kam komentuar, dhe mendoj se eshte artikull 100% i sakte per ngjarjet dhe historine qe trajton. Z. Perparim i ka rene pikes kur tregon ndeshjet e Apolonise dhe copeza nga jeta e atehereshme sportive.
avatar
Përparim Hysi 22 July, 2009 05:49:45
Më vjen mirë që u ndreq një "ndërhyrje" aq e trashë nga një "dorë që mbeti në hije". Unë nuk e kam dërguar shkrimin tim tek "Sporti Shqiptar", por tek "Fjala e lirë" që botohet on-line në Londër. Që aty nuk di se kush e mori, operoi me hanxhar kasapi mbi tregimin tim dhe në vënd të vetullave, i nxori dhe sytë. Në parim, s'kam patur asgjë kundra qoft për "Sporti Shqiptar" dhe, ca më shumë, për Portalin "fieri.com. Përkundrazi, si fierak, aty së pari duhet ta drejtoja tregimin, por duke menduar se nuk botohej tregim tek ky (fieri.com), e nisa së pari andej.

Së fundi, s'kam si mos vë re kujdesin e Editorit tuaj, për ta botuar në origjinal tregimin tim.

Ju falnderoj dhe ju uroj punë të mbarë!
Përparim Hysi,22 korrik 2009
avatar
loni 29 March, 2013 09:33:12
e po kot nuk i thone "varianti apollonia"
total: 6 | displaying: 1 - 6

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.50