Nderohet fanela e Majacit. Nje muze dhe nje turne do te mbajne emrin e tij

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Figura e Kujtim Majacit do te perballet me nje vale nderimesh. Ka qene Asambleja e FK Apollonise, ajo qe eshte mbledhur urgjentisht pasditen e se premtes dhe ka marre tre vendime te rendesishme per te nderuar futbollistin qe humbi jeten vetem pak dite me pare si pasoje e nje ataku ne zemer.

Koco Kokedhima, Endri Puka, drejtuesit kryesor FK Apollonise kane bere te ditura vendimet e marra nga asambleja. Sipas tyre “Fanela me Nr.11 qe eshte mbajtur nga Kujtim Majaci do te hiqet si fanelle nga ekipi i fierakeve dhe do te jepet si nje trofe per futbollistin me te mire te ekipit, qe do te dale gjate nje sezoni futbollistik. Pra, fanela me Nr.11 do te jete ne dispozicion te Akademise me qellim qe ajo te nderoj ne fund te nje sezoni lojtarin me te mire.

Ky eshte vendimi i pare, i cili pasohet me nje te dyte qe ka lidhje me celjen e nje muzeu po per historine e Majacit ne futbollin fierak dhe ate vendas si dhe per historine e ekipit te Apolonise. Perballe Akademise ne sheshin kryesor do te vendoset nje memorjal i Kujtim Majacit”, Ndekohe Koco Kokedhima, nje nga aksioneret kryesore te ekipit te Fierit ka zbuluar edhe vendimin e trete te asamblese qe lidhet me organizimin e nje turneu futbollistik nje here ne vit, turne qe do te marre emrin e Kujtim Majacit.

“Ky turne do te zhvillohet ne cdo muaj gusht dhe ne te do te marrin pjese nga 5 deri ne 7 ekipe. Te ardhurat e trofeut te ketij turne do t’i jepen familjes se Kujtim Majacit, pasi  ai iku nga kjo jete me nje ekonomi te dobet familjare. Majaci ishte nje hero i futbollit fierak dhe si i tille do te kete vemendjen tone” - ka thene Kokedhima, ne konferencen per shtyp te dhene menjehere pas mbledhjes se asamblese se jashtezakonshme te aksionereve te Futboll Klub Apollonise.

Ne kete konfernce per shtyp ndodhej edhe kryetari i bashkise Fier Baftjar Zeqaj.

 

 

Fieri.com / Kristaq Thanaj

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
BEKIM MERNICA 01 August, 2009 03:01:24
ISHTE NJE NJERI I NDERURAR QE DOTE MBAHET MEND GJATE
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00