Apolonia, tani ndien “ethet” e rënies

Font size: Decrease font Enlarge font
image Apolonia, tani ndien “ethet” e rënies

Humbja e tretë radhazi në kampionat dhe Apolonia tashmë e sheh veten në vendin e parafundit të tabelës së renditjes, pozicion që do të thotë rënie automatike në kategorinë e parë.

Nga një skuadër e goditur kësisoj në mënyrë psikologjike, nuk mund të pretendojë më tepër në një përballje me Tiranën, futbollistët e së cilës patën mundësinë më të mirë për t’iu prezantuar ashtu siç duhet trajnerit të tyre të ri.Portieri Dine është detyruar ta nxjerrë topin plot tri herë nga rrjeta e tij dhe shifrat kanë qenë të pamëshirshme për skuadrën fierake, e cila në fazën e dytë, në katër javë të zhvilluara, ka marrë vetëm një pikë, konkretisht në ndeshjen në javën e parë me Elbasanin në “Loni Papuçiu”. E vërteta është se në javët e tjera Apolonia ka pasur një kalendar të vështirë, pasi ka luajtur në transfertë kundër Lushnjës dhe Tiranës dhe në fushën e vet me Vllazninë.Gjithsesi, duke u kthyer te humbja e fundit, trajneri Esad Karishik ka folur me shumë rezerva për gjykimin e Sopjanit në këtë takim. Boshnjaku nuk ka dashur të justifikojë humbjen në këtë rast, por ka theksuar se gjykimi është shndërruar në faktor kundër Apolonisë dhe gjyqtarët e kanë parë e cilësuar skuadrën e tij me syrin e të voglit.“Unë nuk e kam zakon që të merrem me arbitrimin, por gjithmonë e më tepër më bëjnë përshtypje gjykime të tilla, që janë një dëm i madh për skuadrat që kanë synime modeste. Nëse je skuadër e tillë, duket se të gjithë të kundërvihen, siç ndodhi edhe në ndeshjen me Tiranën. Apolonia është një skuadër që më shumë se kushdo e ka treguar veten se luan futbollin e pastër, ndaj nuk i meriton qëndrime të tilla,” - thekson trajneri boshnjak.Eshtë hera e parë gjatë këtij kampionati që Apolonia ndodhet në këtë vend në renditje, ku vetë fierakët nuk ndihen aspak komodë, prandaj dhe do të kërkojnë me insistim ndryshimin e menjëhershëm, që duhet të vijë qysh nga “stacioni” i radhës, që mban një emër sugjestionues, por jo të tillë na kampionatin e këtij sezoni, Partizani.

SUPERLIGA-KLASIFIKIMI

Renditja e Superliges pas javës së 15-të

 

 1.  VLLAZNIA   31 pike 
 2.  TIRANA   27 pike 
 3.  TEUTA   24 pike 
4.  DINAMO   23 pike 
5.  BESA   22 pike 
6.  FLAMURTARI  20 pike 
7.  ELBASANI  20 pike 
8.  SHKUMBINI   20 pike 
9.  BYLIS   16 pike 
10.  APOLONIA   12 pike 
11.  LUSHNJA   12 pike 
12.  PARTIZANI   10 pike 

Marre nga : Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00