Karishik: Në Laç vetëm futboll nuk u luajt

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Trajneri i Apolonisë, Esad Karishik, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të FSHF-së

Java e katërt nuk ka qenë e mbarë për skuadrën fierake të Apolonisë dhe kjo jo thjesht për faktin se ajo ka humbur në Laç. Nuk është formacioni i fierakëve ai që duhet vënë në bankën e të akuzuarve për këtë ndeshje dhe t’u kërkohet llogaria për këtë humbje. Madje, duhet thënë se ka qenë një nga humbjet aspak të merituara të Apolonisë, e cila në kushte të një normaliteti të plotë gjykimi, mund të kishte marrë nga ky takim edhe më tepër se një barazim. Duke u ndalur në kronikën e ndeshjes, është absolutisht e pamohueshme që Apolonia ka luajtur disa herë më mirë se kurbinasit dhe ka qenë më këmbëngulëse se zotërit e shtëpisë për t’u kuotuar fituese në fund të ndeshjes.

Gjyqtari i ndeshjes, Albano Janku, ka përdorur bilbilin vetëm në një drejtim, duke penalizuar fierakët dhe duke lejuar çfarëdo loje të bërë nga ana e vendësve. Laçianët kanë kërkuar me çdo kusht që ta fitonin këtë ndeshje dhe nuk kanë ngurruar që të përdorin në fushë të gjitha format e mundshme për të arritur qëllimin e vet, pa pyetur aspak se po thyenin normat dhe caqet e një ndeshjeje futbolli.

Por nuk janë fajtorë futbollistët kurbinas, pasi ndeshja ka një drejtues, i cili duhet të ngrihet gjithmonë mbi interesin e palëve dhe të vendosë në fushë balancat dhe ekuilibrin e një ndeshjeje korrekte. Por Janku ka qenë tërësisht i painteresuar për ta bërë diçka të tillë, edhe pse futbollistët e Apolonisë do të bëheshin viktima të shtyrjeve, shkelmave e goditjeve të shumta nga vendësit, duke bërë që takimi t’i ngjante më shumë një “plagjiature” të futbollit amerikan.

Të gjendur në një situatë të tillë të paprecedent, drejtuesit dhe futbollistët e Apolonisë kanë mbetur të shokuar dhe njëherësh të irrituar nga ky qëndrim. Fierakët sjellin ndër mend sekuenca gati të harruara nga kampionati i kaluar, ku ata kanë vuajtur jo pak nga gjykime të tilla dhe nga ndeshje të rëna në të tilla nivele, për shkak të komprometimit të gjyqtarëve.

Dëmtimin e Shoshit në Lushnjë apo atë që Spaho po e vuan edhe sot pas dëmtimit të pësuar sezonin e kaluar në Kavajë, fierakët kishin menduar se e kishin lënë pas. Por Laçi i ka paralajmëruar se edhe ky sezon mund të ketë të tjera raste. “Nuk mund të zhvillohet një ndeshje futbolli vetëm me 45 minuta. As që mund të flitej për një ndeshje futbolli në pjesën e dytë, ku gjyqtari ka lejuar ndaj nesh çdo formë inekzistente të normave të futbollit dhe ku lojtarët tanë janë shtyrë e goditur përpara hundës së tij dhe ai ka vazhduar lojën si pa të keq.

As që mund të flitet për rezultat në ndeshje të tilla. Kisha besuar sinqerisht se shfaqje të tilla i përkisnin së kaluarës dhe nuk e kisha menduar aspak se do të hasja qysh në javët e para të kampionatit gjykime të tilla. Duhet një ndërhyrje urgjente e FSHF‑së që të marrë masat e duhura,” ‑ ka thënë trajneri i Apolonisë, Esad Karishik.

Burimi informativ / Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (0 postuar)

total: | displaying:

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00