Anglezët: Lorik Cana, si një “Napolon” i vërtetë në fushat e betejës!

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Lorik Cana është vlerësuar si blerja e tretë më e mirë e huaj në “Premiership”-in anglez. Mesfushori shqiptar, i cili u transferua për 5.5 milionë euro tek Sunderlandi, u rendit pas mbrojtësit të Arsenalit, Tomas Vermaelen, dhe mesfushorit të Liverpulit, Alberto Akuilani, pas votimit të 20 trajnerëve të klubeve elitare në ishull. Për t’u theksuar është fakti se Cana është klasifikuar përpara rusit Juri Zhirkov, i cili u ble nga Celsi për rreth 20 milionë euro nga CSKA e Moskës. Me paraqitjet mbresëlënëse në 13 javët e para të kampionatit britanik, 26-vjecari ka fituar jo vetëm simpatinë e stafit teknik dhe tifozëve të “maceve të zeza”, por edhe të teknikëve në ”Premiership”. Potenciali i Canës u pa qartë edhe në sfidën e së shtunës, ku Sunderlendi fitoi 1-0 në “stadiumin e Dritës”. Kapiteni ishte “lojtari i ndeshjes”, duke dominuar mesin e fushës, pavarësisht se përballë kishte yje të kalibrit si Cesk Fabregas, Samir Nasri apo Andrei Arshavin. Për lojën e tij, shqiptari u vlerësua me notën 9 nga mediat britanike, të cilat nuk nguruan t’i krahasonin “urdhërat” e tij në katërkëndëshin e gjelbër me ato të Napolonit në fushat e betejës, duke ndihmuar skuadrën që të mos humbiste në asnjë moment përqendrimin dhe të ishte sa më e kujdesshme në fazën difensive. Në këtë mënyrë, ai regjistroi një tjetër ndeshje të madhe përballë ekipeve më të rëndësishme në “Premiership”, që renditen edhe në majat e klasifikimit të futbollit botëror.

Pasi u shpall “lojtari më i mirë” në ndeshjet me Celsin, Liverpulin e Mancester Junajtid, Cana pritet të fitojë sërish anketën e tifozëve të Sunderlandit. Jo më kot, pak orë përpara përballjes me Arsenalin, trajneri Stiv Brus kishte deklaruar se 26-vjecari ka kualitetin e mjaftueshëm për të luajtur me një prej klubeve më të mëdha në Angli. “Jam i lumtur që arrita ta afroj Canën nga Marseja te Sunderlandi dhe që ai nuk u transferua tek asnjëra prej katër të mëdhave në Premier League, - ishin fjalët e teknikut. - Natyrisht që ai ka dëshirën dhe ambicien për të luajtur me një klub të madh, me njërën prej skuadrave që formojnë “big four”. Në merkato i trembesha konkurrencës së Evertonit. Gjithsesi, arritëm të siguronin firmën e tij në kontratë në harkun e 12 orëve, gjithcka ndodhi shumë shpejt. Deri në këtë pikë të sezonit, Cana ka qenë i jashtëzakonshëm dhe besoj se do të vazhdojë të përmirësohet”.

 

Burimi informativ / Sporti Shqiptar

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Komente (0 postuar):

Shkruani nje koment comment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
© 2002 - Fieri.com - Portali Fierak Online. Te gjitha te drejtat e rezervuara - All rights reserved.