Tirana mund Apoloninë, merr vendin e 3-të në Superligë
Tirana është rikthyer te fitorja, duke mundur thellësisht 4-1 Apoloninë, një rivale direkte në betejën për Kupat e Evropës. Në “Qemal Stafa” bardheblutë kanë zhvilluar ndoshta një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren.
Skuadrës së Tafajt i kanë mjaftuar 15 minuta për të gjetur golin e avantazhit me anë të Arbër Abilaliajt. Goli i zhbllokoi kampionët në fuqi, të cilët shënuan për herë të dytë në minutën e 29-të me autor Gjergji Muzakën. Pavarësisht se ishte në disavantazh të dy golave, Apolonia nuk është dorëzuar, duke krijuar disa raste të mira në portën bardheblu. Megjithatë ndeshja do të mbyllej përfundimisht në minutën e 73-të, kur Hajdari realizoi edhe golin e tretë për Tiranën. Fierakët shënuan golin e nderit 5 minuta para përfundimit me anë të Dhramit, por në minutën e fundit arbitri akordoi një penallti për një faull ndaj Hajdarit. Nga pika e bardhë ka goditur Migen Memelli, i cili ka mundur të realizojë saktë.
Një gol që e ka zhbllokuar sulmuesin e Tiranës, i cili ka qenë një nga më zhgënjyesit deri në këtë fazë të sezonit. Kjo fitore i ngjit bardheblutë në vendin e tretë në renditje me 26 pikë, duke parakaluar pikërisht Apoloninë.
Burimi Informativ: SPORTI SHQIPTAR























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!