Apolonia, fitorja e shkëputjes në renditje

Font size: Decrease font Enlarge font
image Apolonia, fitorja e shkëputjes në renditje

Fierakëve u ka mjaftuar goli i Dhramit për të mposhtur Teutën, që thyhet sërish.

 

 

Apolonia - Teuta 1 - 0

Shënues: Dhrami 63′ (11-m)

 

 

 

Apolonia: Haxho, Spaho, Shoshi, Elmazi, Kelmendi, Gega, Meto, Mirçeta, Haxhibuliç (Bratja 87′), Dhrami (Guri 81′), Bërkiç (Roshi 90′). Trajner: E.Karishik.

Teuta: Vashaku, Dushku, Likmeta, Ymeraj, Kote (Dosti 60′), Muçollari, Stafa (Malo 89′), Ahmeti (Qorri 81′), Vila, Hysa, Mile. Trajner: S.Starova.

Gjyqtarë: L.Mustafaraj, E.Biçaku, G.Qirici (Tiranë).

Kartonë të verdhë: Gega, Elmazi, Shoshi, Bërkiç / Likmeta, Ymeraj, Mile

 

“Radiografia”

 

1′-15′- Minuta kryesisht të qeta me lojë më tepër në mesfushë. Vihet re se miqtë janë më të disiplinuar dhe veprojnë më qartë, por pa pasur ndonjë rast të spikatur për të shënuar.

 

15′- Goditje këndi për Teutën. Ahmeti kroson në zonë, atje ku ndodhet tërësisht i zbuluar kapiteni Dushku, i cili ka gjuajtur bukur me kokë, por Haxho ka realizuar një pritje të shkëlqyer.

 

24′- Dy gjuajtje të njëpasnjëshme të Metos dhe Gegës, që kanë përfunduar jashtë kuadratit të portës së Vashakut.

 

39′- I ndodhur nën trysninë e Dhramit, Likmeta kthen fort një top te Vashaku, i cili në përpjekje për ta larguar, e dërgon në këmbët e sulmuesit fierak Bërkiç, por ky i fundit ka humbur ekuilibrin dhe topi largohet përfundimisht nga Ymeraj.

 

41′- Një gjuajtje e fortë e mesfushorit Meto nga krahu i majtë i sulmit vendës, por topi është pritur nga Vashaku.

 

44′- Bërkiç ka parë të zbuluar Dhramin dhe ka shërbyer në mënyrë të saktë për të, por vlonjati është bllokuar nga ndërhyrja e Ymerajt dhe Stafës në momentin final.

 

47′- Pasiguri e mbrojtjes durrsake, teksa topi endet në zonën e tyre. Përfiton Haxhibuliç, që ka gjuajtur fuqishëm me të djathtën e tij, duke detyruar portierin Vashaku që të bëjë një grushtim.

 

49′- Dhrami i ka shpëtuar mbulimit të mbrojtjes dhe ka dalë në pozicion ballor me portën, te harku i 16-shes. Gjuan fort, por topi kalon pak centimetra tej shtyllës së majtë pingule.

 

56′- Vashaku grushton një top të ardhur nga e djathta e sulmit fierak. Sfera shkon drejt Haxhibuliçit, i cili godet parabël me kokë dhe portieri durrsak, i dalë shumë përpara nga porta e tij, mezi e eviton goditjen në vijën fatale.

 

58′- Goditje këndi për Apoloninë. Krosi ka gjetur Dhramin, i cili gjuan tokazi dhe topi përplaset te Haxhibuliç dhe largohet me vështirësi nga Vashaku.

 

60′- Goditje e rrufeshme e Metos në pozicion të prirët nga rreth 20 metra largësi dhe portieri durrsak pret në dy kohë.

 

63′- Pas ekzekutimit të një goditjeje këndi për Apoloninë, Haxhibuliç ka gjuajtur drejt portës, por topi është prekur me dorë nga mbrojtësi Ymeraj dhe gjyqtari akordon 11-metërsh për fierakët. Nga pika e bardhë godet Dhrami saktë. 1-0 për Apoloninë.

 

68′- Likmeta provon me një gjuajtje nga një distancë e largët, por pa problem për portierin Haxho.

 

82′- Bërkiç kërcen fuqishëm me kokë, por topi i gjuajtur prejt tij kalon ngjitur me shtyllën traversale.

 

 

 

Komenti

 

Një tjetër fitore e bukur e Apolonisë, edhe pse me rezultat të ngushtë 1-0. Fierakët kanë treguar edhe ndaj durrsakëve se janë një skuadër që tashmë kanë filluar të mendojnë më seriozisht për kampionatin dhe, mbi të gjitha, loja e tyre ka qenë sërish në nivele të kënaqshme. Pjesa e parë e takimit ka folur më tepër për miqtë nga Durrësi, të cilët kanë qenë më kërkues në drejtim të portës dhe më të qartë në veprimet e tyre. Apolonia ka vuajtur paksa në mesfushë dhe Teuta fiton gjithnjë e më tepër epërsi territoriale, por vetëm kaq, pasi Apolonia i mbajti larg sulmuesit kundërshtarë nga porta e saj. Gradualisht, ritmi i lojës në pjesën e parë do të vijë duke rënë dhe të dyja skuadrat duket se janë pajtuar me atë “paqe të bardhë” të gjysmës së parë të lojës. Krejt e kundërta do të ndodhte në pjesën e dytë, ku Apolonia është shfaqur në mënyrë të menjëhershme me synimet e qarta të saj, duke u hedhur në sulm total qysh në minutat e para. Për shumë momente loja zhvillohet e zhvendosur tërësisht në gjysmëfushën durrsake, ku Teuta mbrohet me forca të shumta. Porta e Vashakut ndihet gjithnjë e më e kërcënuar, ku në dy raste Haxhibuliç e Dhrami, por pa harruar edhe Meton, mund ta kishin ndëshkuar më parë Teutën. Gjithsesi, do të duhej të vinte minuta e 63-të, kur pas shumë aksioneve dhe rasteve të shpërdoruara, Apolonia do të fitojë një 11-metërsh mëse evident pas prekjes së topit me dorë nga mbrojtësi Ymeraj. Ekzekutimin do ta marrë përsipër sulmuesi Dhrami, i cili tregohet i pagabueshëm dhe kalon në avantazh ekipin e vet, duke ngritur peshë tifozërinë fierake, sërish e shumtë në numër në këtë takim. Edhe pas shënimit të golit, Apolonia ruan ritmin e aksioneve të saj sulmuese, por tashmë është më e qetë dhe e konturon siç duhet situatën e ndeshjes, që shkon në favor të saj. Pas golit të pësuar, Teuta nuk mundi dot të bënte reagimin e duhur dhe porta e Haxhos mbeti thuajse e pashqetësuar, përveç ndonjë tentative me gjuajtjet nga distanca, të pamjaftueshme për të gjetur golin e barazimit. Ndryshimi i “kursit” të lojës së Apolonisë në pjesën e dytë diktoi dhe fatin e lojës, duke çuar në rrjedhën e një fitoreje tjetër, dëshmi e një ndryshimi të mentalitetit të lojës së fierakëve. Mbi të gjitha, duhen përmendur veprimet e sakta në prapavijë, ku Spaho dhe Shoshi kanë dalë gjithmonë fitues në dyluftimet me Hysën dhe Vilën, duke u minimizuar atyre në maksimum rrezen e veprimit. Tri pikë të tjera për Apoloninë, më se të merituara dhe kjo do të ishte dhe mbyllja më e mirë për këtë skuadër për vitin 2008. Skuadra fierakë ndihet më qetë tashmë që ka lënë pas në renditje edhe Bylisin dhe është afruar me ekipe të tjera, që synojnë mesin e tabelës e lart. Gjendja e skuadrës dhe efekti “Karishik” janë premtues për një Apoloni ndryshe në pjesën në vijim të kampionatit, për të qenë më pranë objektivave që skuadra i ka vënë vetes. Ndërsa Teuta tashmë humbet shumë terren karshi rivalëve dhe vitin tjetër do ta ketë të vështirë.

 

Deklarojnë:

 

Esad Karishik, trajner i Apolonisë: “Ka qenë një fitore e madhe e Apolonisë dhe ua dedikoj lojtarëve, pa harruar të falënderoj në mënyrë të veçantë publikun tonë të mrekullueshëm, që ka pjesën e vet të padiskutueshme në sukseset tona.

Ndeshja ka qenë e vështirë. Nuk duhet harruar që kundërshtari ynë është ekipi që ka pësuar më pak gola se kushdo tjetër në këtë kampionat dhe e dinim që do të ishte një ndeshje me rezultat të ngushtë. Luajtëm mirë dhe e merituam fitoren, madje kemi pasur edhe raste të tjera përveç golit.”

 

Sulejman Starova, trajner i Teutës: “Edhe në këtë ndeshje jemi ndier “jetimë” nga FSHF-ja. Nuk mund të caktohet një arbitër anonim për të gjykuar një ndeshje të niveli të tillë. Ishte ai që na dhuroi humbjen, për shkak të akordimit të 11-metërshit. Pjesën e parë e dominuam totalisht, por u dëmtuam nga dhënia e 11-metërshit në atë moment. Ky gjyqtar është “viktima” e FSHF-së. E theksoj, ai nuk mund të gjykojë në nivele kaq të larta të futbollit. Kjo është një vazhdimësi, pasi ne kemi humbur më shumë se 6-7 pikë nga shkaku i gjykimeve në dëmin tonë.”

 

Të veçanta

- I pakursyer në dhënien e kartonëve të verdhë gjyqtari i ri Labian Mustafaraj. Plot 7 herë ka ndëshkuar futbollistët në këtë takim, 4 për fierakët dhe 3 për durrsakët.

- Sulmuesi Mlladen Bërkiç është zëvendësuar në minutën e 90-të nga i riu Odise Roshi. Në momentin e daljes nga fusha, sulmuesi serb ua ka falur fanellën e tij me numrin 9 tifozëve fierakë, por gjyqtari Mustafaraj e ka ndëshkuar me karton të verdhë, edhe pse futbollisti kishte dalë jashtë vijave kufizuese të fushës.

 

 

Marre nga : Sporti Shqiptar

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (2 postuar)

avatar
tifozja 25 January, 2009 12:02:48
dhrami gjendet gjithmone ne fitore dhe eshte ai qe e realizon bravo
avatar
tifozja 25 January, 2009 12:02:48
dhrami gjendet gjithmone ne fitore dhe eshte ai qe e realizon bravo
total: 2 | displaying: 1 - 2

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
Rate this article
5.00