Kuzhe: Do festojmë të gjithë së bashku pavarësinë e Kosovës
TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, dikur një lojtar i Dinamos së Zagrebit, u shpreh sot se është i lumtur që rikthehet në Prishtinë, aty ku nesër me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të ndeshet përfaqësuesja e kosovës me Shqipërinë.
“Do të kthehem pas 30 vjetësh kështu që unë jam shumë i lumtur të jem atje. Si lojtar i Dinamos së Zagrebit (1971-1981) kam luajtur kundër ekipeve kosovare, kundër Prishtinës dhe Trepçes së Mitrovicës, tha Kuzhe, ndërsa shtoi se "jam shumë i lumtur të shkojë sërish në Prishtinë dhe të jem trajneri i Shqipërisë pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë respekti të ditës më të madhe për atë vend. Do të festojmë të gjithë së bashku”.
Ai ka kujtuar se nuk ka qenë e lehtë të luaje atëherë kundër tyre. "Kishin ndërtuar ekipe të mira. Në atë kohë të luaje në Ligën e Parë të Jugosllavisë duhej të ishe një ekip me të vërtetë i fortë’, theksoi Kuzhe.
“Ndoshta për momentin, në kohën tonë, niveli i futbollit në Kosovë nuk është dhe aq i lartë, por jam i bindur se dhe aty ka lojtarë të mirë. Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë. Edhe njëherë kam emocione të bukura të rikthehem në Prishtinë”, përfundoi Kuzhe.
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit e përbërë nga lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar do të zhvillojë në Prishtinë një ndeshje ndërkombëtare me karakter festiv me përfaqësuesen e Kosovës, më 17 shkurt, pikërisht në dy vjetorin e Pavarësisë së Kosovë.
Burimi Informativ: SHEKULLI























Komente (0 postuar):
Shkruani nje koment
VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!