Dashuria qe vret dhe roli prinderor

Font size: Decrease font Enlarge font
image

Sociologu Edmond Dragoti në Fier gjatë një takimi në mbështetje të familjes dhe lirisë së individit referoi për auditorin e zgjedhur mbi rolin prindëror dhe dashurinë prindërore duke veduke veçuar faktin se në Shqipëri përkujdesja e tepruar me dashuri e sakrifica e dëmton rritjen e fëmijëve ndërsa roli I mirë prindëror është detyra jonë.

I ftuar nga grupimi civil “Së bashku” me mbështetje të forumit të gruas demokrate dega Fier, zoti Dragoti ju përgjigj pyetjeve dhe dilemave të shuëm nënave, mësuesve, baballarëve e adoleshenteve lidhur me raportet Brenda familjes dhe ndryshimet që sjell koha në trajtimin e raporteve mes bashkshortëve, fëmijëve, apo familjeve me gjyshër. Te pranishëm në takim edhe maturantë e mësues të lëndës së sociologjisë në shkolalt e mesme të qytetit. Sipas sociologut Dragoti, kultura e sotme është në thelb një kulturë individuale, kërkon zhvillim individual ndërsa ne vazhdojmë si shoqëri të ruajmë kulturën kolektiviste.

Librat më të fundit të Edmond Dragotit “Intimitet” dhe “Adoleshentët” u prezantuan ën Fier gjatë bashkëbisedimit të mundësuar ën mjediset e Bar Rinia, ku shpesh pyetjet dhe përgjigjet përfshinin një sfond më të gjerë social. Po natyrisht ndryshimi I kushteve të familjes janë pasuar edhe nga lëvizja e raporteve ndërsa vazhdon që familja të dominohet nga morali I këshillës pasi “Familja jonë e ka të vështirë të bëhet demokratike, shoqëria jonë është një shoqëri autoritare ku nuk krijon dy apo tre figura autoritare, thjesht shumë shumë mund të ndryshojë disi pozicionet, pra në familje për pak kohë mund të drejtojë gruaja në varësi të rrethanave pram und të ketë ndryshim të pozicioneve”. Interpretimi i aktores Artistes Hajrie Rondo krijoi një atmosferë të këndshme dhe shumë shoqërore.

Interpretimi i aktores Artistes Hajrie Rondo krijoi një atmosferë të këndshme dhe shumë shoqërore. Gjimnazistja Amela Marku në pozicionin e këndvështrimit ndryshe e tërhoqi auditorin të përqëndrohet më shumë në kujdesin ndaj adoleshentëve, ku ndryshimi i marrdhënieve pasohet nga një indiferencë në dukje në frekuentimin e marrdhënieve fisnore apo në shëtitjet familjare.

Ndryshimet nga familja e madhe në familjen me pak anëtarë duket se u rikujtuan edhe si faktorë të rinj të civilizimit dhe zhvillimit ndërsa elementët e mbijetesës kanë të nevojshme edhe elementët e traditës, vecoi ekspertja kontabël Arjeta Çumani. Për mësuesen e njohur Antoneta Priftaj janë disa norma që duhen ruajtur në marrdhënien adoleshentë mësues dhe adoleshentë prindër. Por sic vecoi edhe zoti Dragoti, që nga koha e Platonit brezat paraqiten në kontradiktë , cdo brez i rritur është ankuar nga lëvizjet që vijnë te brezi tjetër ndërsas ot ne mund të sfidojmë këtë kontradiktë të hershme duke I besuar përvojave njerëzore se brezi i ri i përshtatet kohës tjetër.

Për drejtoren e Drejtorisë Arsimore Fier Suzana Numani dhe nën kryetaren e forumit të grave demokrate në Fier dr Afërdita Balla sot përkujdesja prindërore është përqëndruar në rritjen e standartit të jetesës dhe ruajtjes së shëndetit, në një kulturë më të plotë të mirërritjes dhe përkujdesit prindëror. Sipas sociologut Dragoti shpesh me dashurinë prindërore i dëmtojmë fëmijët e rëndësishme është të kryejmë rolin tonë prindëror më së mirë së bashku me fëmijët. Takimi me sociologun kaloi këndshëm dhe ora ndoqi orën pa u ndier ndërsa shumë pyetje mbetën për një tjetër bashkëbisedim.

 

Fieri.com / Laureta Roshi

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (1 postuar)

avatar
Pilo Lala 23 February, 2010 05:32:11
Shume aktual tema qe trajtojne inteligjenca e vertete fierake. Edmond Dragoti shquhet per psikollogjine ne familje dhendikimi tek femijet. Mendimi i eksperteve Prfti, apo eksperten Cumani, rrisin vleren edukuse ne familje.
Njerez si Dragoti, ruajne dhe kultivojne vlerat e medha te familjes.

Shoqeria e pavlere mund te ftoje Ylli Pangon, te kuptoje e nerez te shpelare dhe imoral, rriten ne detyra dhe abuzojne me to. Punonjesit e tij mund te jene femijet fierake, qe denigrohen nga funderina Pango. Emerimi i tij i fundit duhet te shqetesoje familjet dhe shoqerine, qe degjeneron me imorale e hajdute si Ylli Pango.

Keto shoqata duhet te bejne leter proteste Qeverise, per figura imorale te punonjesve shteterore. Edhe nje here pershendetje kultures Fierake.
total: 1 | displaying: 1 - 1

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.00