Apolonia/Shënuesi i golit me Teutën, i kënaqur me fitoren e rradhës të skuadrës së tij

Font size: Decrease font Enlarge font
image Apolonia/Shënuesi i golit me Teutën, i kënaqur me fitoren e rradhës të skuadrës së tij

Dhrami: Ky fundviti, i këndshëm

Fitoret e njëpasnjëshme të arritura në shtëpi, në dy ndeshjet e fundit të këtij fundviti, me Partizanin e Teutën, kanë krijuar një klimë të mirë te Apolonia. Në përballjen e fundit, atë të së shtunës së kaluar me Teutën, skuadra fierake ka bindur edhe njëherë tjetër me lojën e saj dhe ka treguar se ka forca jo vetëm për ta përballuar kampionatin, por edhe për të qenë e barabartë me të gjithë kundërshtarët, pavarësisht fortësisë së tyre. Madje kjo skuadër ka aftësi ta realizojë objektivin që ka, kur bëhet fjalë për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Pse jo dhe për të pasur një pozicion më të mirë në renditje, ndoshta në “mesin e artë” të klasifikimit. Një gjë të tillë e pohon dhe autori i golit të vetëm për fierakët në fitoren me Teutën, Arbër Dhrami. Ajo që duhet theksuar për këtë lojtar është fakti se ka qenë rreziku më i madh për mbrojtjen durrsake. Sa herë ndodhej topi në këmbët e Dhramit, aq herë shkaktohej panik te mbrojtja e Teutës. “Apolonia vazhdoi atë lojë të mirë të nisur që në ndeshjen me Partizanin, - u shpreh sulmuesi. - Skuadra luajti e mirorganizuar, me ritmin e duhur, sidomos në pjesën e dytë, dhe i ka shfaqur si duhet vlerat e saj më të mira. Madje nuk e lejoi për asnjë moment kundërshtarin që të ishte i rrezikshëm në portën tonë. Fitorja mendoj se ishte e merituar për ne. Ishte një fitore që, përtej vlerës së tri pikëve, na bën të shijojmë si duhet festën e Vitit të Ri. Tani duhet të vazhdojmë me të tjera suksese në vitin 2009”. Për sulmuesin vlonjat të fierakëve, Dhrami, Apolonia është rritur në lojën e saj nga ndeshja në ndeshje. Dhe, sipas tij, ka ardhur si dëshirë e vetë futbollistëve për t’u stërvitur me intensitet të lartë. Por në këtë rritje, një meritë të padiskutueshme ka edhe stafi teknik me në krye boshnjakun Karishik. I pyetur se cili ishte besimi i Dhramit se do të shënonte në portën durrsake, sulmuesi do të përgjigjej: “Së pari te forca e grupit dhe te loja që prisja të zhvillonte në tërësi. Besoja edhe te forma ime sportive”.

Marre nga : Panorama Sport

Shtoni ne: Add to your del.icio.us | Digg this story | technorati | Post to Myspace | Add to Facebook | Googlize this post! | Add to Windows Live | Add to Netvouz! | Save to Newsvine! | Bookmark with Onlywire | Reddit this | Add to Yahoo MyWeb | Spurl This! | Add to Linkatopia | Add to MyLinkVault | Add to Squidoo | Add to Searchles! |

Subscribe to comments feed Komente (3 postuar)

avatar
anisa 24 January, 2009 09:11:36
bravo dhrami per golat gjithashtu edhe skuadra e apollonise per lojen e bukur qe i dhurojne sportdashesve.gjynah dhrami qe nuk luan ne skuadren e flamurtarit
avatar
tifozja 24 January, 2009 09:26:27
bravo dhrami per golat edhe skuadres se apollonise qe idhuron loje te bukur spotdashesve .gjynah dhrami qe nuk luan ne skuadren e flamurtarit
avatar
tifozja 24 January, 2009 09:41:59
bravo dhrami
total: 3 | displaying: 1 - 3

Shkruani nje koment

VINI RE! - Komentet e publikuara ne Fieri.com jane subjekt i ndryshimit edhe/ose fshirjes totale nese permbatja tyre cenon direkt apo indirekt figuren e autorit perkates se materialit te botuar. Gjithashtu cdo sharje, ofendim, fjalor vulgar apo edhe me teper, mund te sjell si pasoje edhe deri ne bllokim vizual te IP se kompjuterit tuaj per te vizituar faqet e Fieri.com!
  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Ju lutem shkruani kodin qe lexoni ne figuren e me poshteme:

Captcha
  • email Email nje shoku
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
5.00